LIVE UPDATES
Bota

Wall Street Journal: Personeli i laboratorit të Wuhan-it ka kërkuar trajtim spitalor para shpërthimit të Covid-19

25 Maj 2021, 06:07 Nga DOSJA
Wall Street Journal: Personeli i laboratorit të Wuhan-it ka kërkuar

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të hënën se Shtetet e Bashkuara nuk mund të konfirmojnë raportin e gazetës Wall Street Journal mbi origjinën e COVID-19 dhe kishte nevojë për më shumë informacion. Psaki tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Organizata Botërore e Shëndetësisë mund të lëvizë drejt një hetimi më transparent të origjinës së pandemisë së koronavirusit.

Gazeta tha se raporti që nuk ishte publikuar më parë dhe që ofron detaje të reja mbi numrin e studiuesve të prekur, kohën e sëmurjes së tyre dhe vizitat e tyre në spital, mund të intensifikojë thirrjet për një hetim më të gjerë mbi faktin nëse virusi i COVID-19 mund të ketë rrjedhur nga laboratori kinez. Gazeta Wall Street Journal tha se zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të njohur me raportin e inteligjencës shprehën një sërë pikëpamjesh në lidhje me fuqinë e provave mbështetëse të raportit. Një person, që kërkoi të mbetej anonim, tha se ishin të nevojshme “hetime të mëtejshme dhe vërtetime shtesë”.

Rastet e para të asaj që do të njihej përfundimisht si COVID-19 u raportuan në fund të dhjetorit të vitit 2019 në qytetin qendror kinez të Wuhan-it, ku ndodhet laboratori i specializuar në kërkimet për koronavirusin. Shkencëtarët dhe zyrtarët kinezë vazhdimisht kanë hedhur poshtë hipotezën e rrjedhjes së virusit nga laboratori, duke thënë se SARS-CoV-2 mund të ketë qarkulluar në rajone të tjera para se të godiste Wuhan-in, dhe madje mund të ketë hyrë në Kinë nga një vend tjetër përmes dërgesave të importuara të ushqimeve të ngrira ose tregtisë së shtazëve të egra.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Zhao Lijian, tha të hënën se ishte “plotësisht e pavërtetë” që tre anëtarë të personelit në laboratorin e Wuhanit ishin sëmurë. “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përhapin teorinë e rrjedhjes së virusit nga laboratori”, tha ai. “A po kërkojnë (Shtetete e Bashkuara) gjurmimin e origjinës apo thjesht po përpiqen të zhvendosin vëmendjen diku tjetër?”, pyeti zyrtari kinez.

Raporti i gazetës amerikane u botua në prag të një takimi të organit vendimmarrës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili pritet të diskutojë fazën tjetër të një hetimi mbi origjinën e COVID-19. I pyetur në lidhje me raportin, zëdhënësi i OBSH-së Tarik Jasarevic tha përmes postës elektronike se ekipet teknike të organizatës tani po vendosnin për hapat e ardhshëm. Ai tha se studimi i mëtejshëm është i nevojshëm për të mësuar mbi rolin e tregut të kafshëve, si dhe hipotezën e rrjedhjes së virusit nga laboratori.

Një zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtar të Shteteve të Bashkuara nuk kishte asnjë koment mbi raportin, por tha se administrata e Presidentit Biden vazhdon të ketë “pyetje serioze në lidhje me ditët më të hershme të pandemisë së COVID-19, duke përfshirë origjinën e saj brenda Republikës Popullore të Kinës”. Ajo tha se qeveria amerikane po punon me OBSH-në dhe vendet e tjera anëtare për të mbështetur një vlerësim të drejtuar nga ekspertët për origjinën e pandemisë “që është i lirë nga ndërhyrjet ose politizimi”. “Ne nuk do të bëjmë deklarata që paragjykojnë një studim të OBSH-së mbi burimin e SARS-CoV-2, por kemi qenë të qartë se teoritë e arsyeshme dhe të besueshme nga pikëpamja teknike duhet të vlerësohen plotësisht nga ekspertët ndërkombëtarë”, tha ajo.

Në një studim të përbashkët mbi origjinën e COVID-19 nga OBSH-ja dhe Kina të botuar në fund të marsit thuhet se është “jashtëzakonisht e vështirë” që virusi të ketë rrjedhur nga një laborator. Por, Kina u akuzua për mungesë të transparencës dhe për mosdhënien e të dhënave të papërpunuara për rastet e hershme të COVID-19 ekipit të OBSH-së, dhe për këtë arsye Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vende të tjera perëndimore i kanë bërë thirrje Pekinit që t’u japë “qasje të plotë” ekspertëve të pavarur.

Një raport faktik i Departamentit të Shtetit, i publikuar në fund të mandatit të administratës së Presidentit Trump thotë se “qeveria amerikane ka arsye të besojë se disa studiues brenda Institutit të Virologjisë në Wuhan u sëmurën në vjeshtë të vitit 2019, para shfaqjes së rastit të parë të identifikuar të koronavirusit, me simptomatë ngjashme me ato të COVID- 19 dhe sëmundjet e zakonshme sezonale”. Raporti nuk përmend numrin e studiuesve të sëmurë.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jen psaki wuhan jen psaki wuhan

Sondazh

Poll
Bota 24 Maj 2021, 19:04

BJELLORUSI– Në një video të publikur pak minuta më parë në Twitter shihet për herë të parë pas arrestimin gazetari bjellorus Roman Protasevich.Sipas Hanna Liuba...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj