LIVE UPDATES
Politike

Xhaçka deklaratë me homologen suedeze: BP ka përparuar në rrugën e stabilizimit

5 Tetor 2021, 09:51 Nga DOSJA
Xhaçka deklaratë me homologen suedeze: BP ka përparuar në

TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka pritur në takim ditën e sotme homologen e saj suedeze Ann Linde, e cila është njëkohësisht edhe kryetarja e tanishme e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE). Në një deklaratë të përbashkët, Xhaçka u shpreh se vizita e Linde në Tiranë reflekton marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, si dhe beson se do të çelë një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ministrja u shpreh se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor ka hedhur hapa shumë të mëdha në rrugën drejt stabilizimit, zhvillimit e bashkëpunimit, pavarësisht tensioneve në veri të Kosovës. Në lidhje me mos hapjen e negociatave të BE-së me BP-në, Xhaçka ka thënë se i bënë dëm reputacionit të BE-së. Xhaçka gjithashtu e ka siguruar Linde në lidhje me gadishmërinë e Shqipërisë për të bashkëpunuar, jo vetëm në rajon por edhe më tej.      

Fjala e Xhaçkës:

Pata kënaqësinë e veçantë të mirëpres, sot në Tiranë, Kryetaren e Radhës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, njëkohësisht Ministre e Jashtme e Suedisë, zonjën Ann Linde. Kjo vizitë, në një anë reflekton marrëdhëniet e shkelqyera politike mes vendeve tona, por mbi të gjitha, shpresoj që kjo vizitë të çelë një kapitull të ri në marrëdhëniet e shkëmbimet mes nesh, qoftë në dimensionin bilateral, qoftë në atë multilateral, sepse ne kemi sot disa mundësi konkrete për të bashkëpunuar ngushtë në forume të rëndësishme ndërkombëtare si OSBE apo Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo vizitë, që vjen në fakt si pjesë e një turi rajonal të Ministres Linde, është një tregues i rëndësishëm i vëmendjes që Suedia dhe presidenca suedeze e OSBE-së tregojnë ndaj rajonit tonë. Kjo vëmendje është realisht e mirëpritur sepse siç e dimë të gjithë, rajoni ynë ndodhet në një moment që kërkon shumë vëmendje dhe shumë angazhim multilateral.

Ndodhemi në një moment ku vetë rajoni, pavarësisht vështirësive e momenteve delikate si ai i tensioneve në veriun e Kosovës, ka hedhur hapa shumë të mëdha përpara në rrugën e stabilizimit, zhvillimit e bashkëpunimit. Por ku siç e dimë të gjithë ka një paqartësi, që vjen nga BE, lidhur me hapat e mëtejshme të rajonit në procesin e integrimit europian. Dhe kjo paqartësi sigurisht, krahas dëmit që i bën reputacionit të BE, dëmton edhe paradigmën mbi të cilën është ngritur stabiliteti dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, angazhimi aktiv i Presidencës suedeze dhe vëmendja e treguar ndaj rajonit, është një mesazh, që sigurisht është lexuar siç duhet si një mesazh angazhimi e mbështetje. E garantova kolegen për gatishmërinë e Shqipërisë për të bashkëpunuar, jo vetëm në rajon, ku vendi ynë prej dekadash tanimë luan një rol të rëndësishëm si një shtyllë stabiliteti e eksportues sigurie, por edhe më tej, duke ndarë me Presidencën Suedeze eksperiencën tonë në krye të OSBE, e cila ishte një eksperiencë e suksesshme në një kohë vërtet sfiduese e me probleme komplekse.

Rajoni ynë, vetë Shqipëria, janë prova më e pakundërshtueshme e transformimit pozitiv që mund të sjellë angazhimi multilateral edhe në zona me konflikte që duken të pazgjidhshme. Është një eksperiencë historike që ka formësuar përkushtimin e vendit tonë ndaj organizatave ndërkombëtare dhe multilateralizmit. Por, Shqipëria ka edhe një eksperiencë krejt të posaçme me OSBE, pasi kjo organizatë ka luajtur një rol vendimar në zhvillimet demokratike në Shqipëri por edhe në përmirësimin e situatës së sigurisë në rajon, etj. Kjo eksperiencë ka qenë realisht e vyer gjatë kryesimit të OSBE nga vendi ynë dhe padyshim që jemi të gatshëm ta ndajmë atë me ekipin suedez të koleges Linde, pasi vendet tona ndajnë shumë qëndrime e prioritete të njëjta që mund të çohen përpara vetëm falë bashkëpunimit.

Ne të gjithë e dimë që për vende të vogla si Shqipëria, por edhe për vende me mundësi e peshë shumë herë më të konsiderueshme sesa ne, siç është Suedia, shpesh është e vështirë të çosh përpara agjenda ambicioze. Aq më tepër kur bëhet fjalë për agjenda që dalin jashtë kornizës së interesave të drejtpërdrejta ekonomike apo gjeopolitike. Por, jam e lumtur që ndajmë të njëjtin besim që kur vende si vendet tona dinë të bashkojnë forcat, të krijojnë sinergji e të mbajnë gjallë diskutime të rëndësishme në forumet e mëdha ndërkombëtare, shancet e suksesit bëhen mjaft më të mëdha.

Është kjo arsyeja përse përtej OSBE, unë jam shumë e kënaqur që gjeta gatishmërinë e koleges për të bashkëpunuar edhe në çuarjen përpara të disa prioriteteve të rëndësishmë të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, ku për fat të mirë, vendet tona kanë jo vetëm bindje por edhe interesa të përbashkëta. E kam këtu fjalën për agjendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë, të drejtat e njeriut, luftën kundër ekstremizsmit të dhunshëm, ku jam e bindur që mund të kemi një bashkëpunim të ngushtë e të krijojmë sinergji interesante. E dashur kolege, dëshiroj t’ju falenderoj përzemërsisht për prezencën tuaj këtu si dhe t’ju uroj suksese në muajt e mbetur të kryesimit të OSBE-së, duke rikonfirmuar ndërkohë vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për bashkëpunim, gjithëpërfshirje dhe kontribut në multilateralizëm.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ann linde ann linde ne tirane olta xhacka ann linde ann linde ne tirane olta xhacka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj