Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
‘Mirënjohje dhe falenderim’, Meta pret në takim sekretaren e “Europa Nostra”
5 Tetor 2021, 09:14Nga DOSJA
TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në takim Sekretaren e Përgjithshme të organizatës “Europa Nostra”, Sneska Quaedvlieg Mihailovic.
Gjatë takimit dypalësh presidenti Meta i shprehu mirënjohjen dhe falenderimet për angazhimin dhe vëmendjen, që “Europa Nostra” ka treguar ndaj promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike të Shqipërisë, në veçanti për angazhimin direkt, objektiv dhe konkret në vlerësimin e vlerave dhe mbrojtjen e kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar, pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe europiane, të shembura brutalisht.
Në një status në Facebook presidenti Meta u shpreh se vlerëson angazhimin e ‘Europa Nostra’ në mbrojtjen e trashëgimive kulturore.
Meta dhe Mihailovic ndanë të njëjtin qëndrim se Shqipëria, ashtu siç ka nevojë për mbështetjen dhe aspiron anëtarësimin sa më parë në Bashkimin Europian, do duhet të tregojë përmes veprimeve konkrete dhe aktive respektimin e vlerave dhe parimeve themelore të një shoqërie demokratike, jo vetëm në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, por në çdo fushë.
Presidenti Meta kërkoi vijimin e bashkëpunimit me “Europa Nostra” në funksion të misionit të përbashkët për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike, si një nga vlerat thelbësore të BE.
Postimi i plotë:
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Edukimit dhe Informimit Publik në sallën e Kuvendit. Më praninë e deputetëve opozitarë...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përcjellë mëngjesin e sotëm një mesazh për të gjithë të rinjë, pak para nisjes së samitit të Part...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Kodin Zgjedhor duke shfuqizuar pragun 1% për kandidatët e pavarur, që i kushtëzon ata të marrin 1% të votave n...
Një ngjarje tragjike ndodhi në Mal të Zi disa ditë më parë ku një 18-vjeçare u vra nga dora e ftohtë e partnerit të saj. Autori pasi i mori jetën të resë...
Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka folur në emisionin “Opinion” për projektin që mund të lidhë Shqipërinë dhe Malin e Zi vetëm për disa m...
Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, gjatë emisionit “Opinion” ka folur edhe për Minishengenin. Ai u shpreh se kjo ide është afër ideve të tij...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka lënë të nëkuptohet se prishja e marrëdhënieve me kryedemokratin, Lulzim Basha ka nisur që ...
TIRANË– Kryetarja e Radhës së OSBE-së, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, do të vizitojë Shqipërinë më datë 5 tetor 2021....
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Spanjë, është takuar më Ministrin e Arsimit, Manuel Castells Olivan. Takimi i tyre është bërë në kuadër të nismës...