Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Kryetarja e radhës së OSBE-së, Ann Linde viziton Shqipërinë në 5 tetor
4 Tetor 2021, 17:03Nga DOSJA
TIRANË– Kryetarja e Radhës së OSBE-së, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, do të vizitojë Shqipërinë më datë 5 tetor 2021. Paraprakisht bëhet me dije se Linde do të diskutojë gjatë takimeve lidhur me sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal.
Në axhendën e saj në Shqipëri, ajo ka planifikuar që të takojë presidentin Ilir Meta dhe Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Takimi ndërmjet dy ministreve do të ndiqet nga një konferencë për shtyp në orën 11:40 në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Përveç tyre, ajo do të takohet gjithashtu me Kryetaren e Kuvendit, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.
Po ashtu, kryetarja do të marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe Shqipërisë për fuqizimin e punës kundër rrezikut të shpërndarjes dhe keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Spanjë, është takuar më Ministrin e Arsimit, Manuel Castells Olivan. Takimi i tyre është bërë në kuadër të nismës...
Dy deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, të dy nga radhët e të majtës, do të shpallen së shpejti si persona non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Demokratike pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për një rri...
SPANJË– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në Spanjë bashkë me ministren e Arsimit Evis Kushi. Fillimisht, kreu i qeverisë shqiptare ka...
SPANJË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez. Përmes një videoje të publikuar në rrje...
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë sërish seancën për përballjen mes deputetes Grida Duma dhe kryebash...
TIRANË– Konferenca e Kryetarëve ka konfirmuar sot zhvillimin e mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare me praninë fizike të deputetëve. Mësohet se pal...