LIVE UPDATES
Politike

VIDEO- Paralajmërimi për krizën energjitike, Basha: Ku shkuan paratë e reformës? Kjo s’ka lidhje me tregjet ndërkomb

4 Tetor 2021, 13:04 Nga DOSJA
VIDEO- Paralajmërimi për krizën energjitike, Basha: Ku shkuan

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se rritja e çmimit të energjisë dhe e karburanteve rëndon më së shumti mbi qytetarët shqiptarë. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar tha se kjo gropë është krijuar nga keqmenaxhimi dhe se nuk ka lidhje me tregjet ndërkombëtare siç deklaroi vetë kryeministri Edi Rama.

Deklarata e plotë:

Përshëndetje të dashur gazetarë, punonjës të medias, sapo kemi përfunduar mbledhjen e grupit parlamentar. Siç me siguri jeni informuar në qendër të vëmendjes, ajo që dominoi bisedën ishte çështja e çmimeve në tërësi dhe paralajmërimi i tellallit të keqes  dje, për rritjen e çmimit të energjisë. Të gjithë jemi dëshmitarë, nuk mendoj se ka nevojë të zgjatem shumë që çmimi i energjisë dhe çmimi i karburanteve rëndon më së shumti ekonomitë familjare dhe bizneset, në veçanti biznesin e vogël dhe të mesëm, por dhe biznesin e madh prodhues. Të gjithë e dimë që çmimi i energjisë dhe i karburanteve rrit apo ka një efekt të drejtëpërdrejtë tek çmimi i gjithçkaje tjetër që ne konsumojmë, qofshin këto nga buka e gojës e deri tek shërbimet që marrin qytetarët. Dua të kujtoj këtu se Edi Rama e premtoi uljen e çmimit të energjisë, kur në fakt e rriti edhe për familjarët edhe për bizneset. Dhjetra kryefamiljarë kanë vrarë veten në qelitë ku janë plasur nga Edi Rama për shkak të faturave të rritura të energjisë elektrike. Mbi 1000 janë burgosur, mbi 40 mijë qytetarë kanë shpenzuar të paktën një natë në komisariat, në furtunën e terrorit që Edi Rama ngriti gjoja në kuadër të reformës së sistemit të energjisë. Jemi vendi i katërt sipas raporteve ndërkombëtare ku pjesa më e madhe e buxhetit shkon për energjinë, energjinë elektrike apo karburantin. Dhe këtu pyetja shtrohet:  Çfarë u bë me të famshmen reformë të energjisë? Ku shkuan paratë e vjelura qytetarëve apo gjoja të kursyera, të mirë administruara. Ne e dimë fare mirë që këto para nuk shkuan kurrë në destinacion, se çmimi i energjisë u rrit, se çmimi i karburantit u rrit, jo një herë, por dy herë duke e bërë karburantin shqiptarë një ndër më të shtrenjtët në Europë dhe botë, më të shtrenjtin në rajon. Ndërkohë që shqiptarët vetë, kanë fuqinë blerëse më të ulët në Europë. Këto janë fakte që i di gjithkush. Është tashmë një fabul, një anekdotë sesi në veçanti zonat kufitare kalojnë kufirin vetëm për të blerë karburant në Kosovë, apo në Maqedoninë e Veriut. Pra, nuk është mashtrimi i Edi Ramës se kjo që po na vjen është çështje e tregjeve ndërkombëtare, kjo është një tjetër pasojë e keqqeverisjes së tij, e dështimeve të tij, e vendimmarrjes së tij gjakftohtë, por kriminale. Që paratë që duhet të çonte për uljen e çmimit të energjisë , për uljen e çmimit të karburanteve, siç I ka premtuar, i ka marrë në fakt, këto çmime I ka shtuar dhe me paratë e mbledhura shtesë ka pasuraur veten e tij dhe një grusht oligarkësh që janë pjesë e thellimit të problemit në Shqipëri, sepse siç theksova dhe dje abuzimi I tyre duke vjedhur energjinë elektrike është pjesë e problemit. Përball kësaj ne kemi jo thjeshtë dhe vetëm propozimet të cilat u bënë publike dje dhe të cilat do të zhvillohen në detaje edhe nga parlamentarët tanë edhe nga grupet tona të ekspertëve në bashkëpunim me grupet e interesit të shoqërisë që nga ato të biznesit dhe të konsumatorëve. Po ne po kështu do të bëjmë gjithçka për të ndalur këtë fatkeqësi të re që Edi Rama po përgatit. Këtë sëpatë që po mpreh për qafën e holluar e të varfëruar të shqiptarëve, për tavolinat e tyre të zbrazura, për xhepat e tyre ku do të fus duart për të marrë, qindarkat e fundit pikërisht për të mbyllur gropën e korrupsionit. Kjo nuk është një gropë e krijuar nga tregjet ndërkombëtare, kjo është një gropë e krijuar nga korrupsioni i Edi Ramës,  8 vite në kurriz të shqiptarëve dhe në kurriz të ekonomisë tonë kombëtare. Dhe kjo gropë nuk mund të mbushet kurrësesi duke grabitur dhe duke iu marrë qindarkat e fundit shqiptarëve. Ka vetëm një mënyrë për ta mbushur këtë gropë, është që paratë e zhvatura me PPP, me tendera korruptivë, me koncesione, me afera, që janë të vetmet vepra apo gjëma të Edi Ramës karshi njerëzve dhe karshi publikut, këto para të shërbejnë për të plotësuar ato hapa të menjëhershëm që ne kemi propozuar dhe që janë rruga për ti dalë përpara kësaj fatkeqësie që në fakt nuk vjen nga jashtë, por vjen siç ka ardhur çdo fatkeqësi nga brenda nga keqqeverisja dhe nga korrupsioni. Padiskutim që detyra jonë nuk është thjesht  denoncimi që e kemi bërë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, nuk është thjesht ti tregojmë shqiptarëve  që me një qeveri të përgjegjshme siç nuk është kjo, ka zgjidhje dhe unë e përmblodha në dy fjalë, por është e zbërthyer në ato shtatë propozime, por është po kështu t’i qëndrojmë në krah shqiptarëve kudo që janë si dhe të nxisim, inkurajojmë, mbështesim dhe përkrahim të gjitha  format e reagimit popullor sepse ky nuk është një problem i Partisë Demokratike,por është një problem i të gjithë qytetarëve,është një problem kombëtar. Ju faleminderit!

LAJM KRYESOR: Rritja e çmimeve dhe kriza e paralajmëruar, Basha-deputetëve: Qëndroni pranë qytetarëve

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha pd mbledh grupin 4 tetor 2021 lulzim basha pd mbledh grupin 4 tetor 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet