LIVE UPDATES
Politike

Pas Berishës, tjetër “goditje”/ Dy deputetë të majtë do shpallen së shpejti ‘non grata’ nga DASH

4 Tetor 2021, 15:43 Nga DOSJA
Pas Berishës, tjetër “goditje”/ Dy deputetë të

Dy deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, të dy nga radhët e të majtës, do të shpallen së shpejti si persona non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), duke iu shtuar një liste personalitetesh tashmë në listën e zezë të amerikanëve.

Burime konfidenciale të Albanian Post e kanë zbuluar edhe identitetin e dy deputetëve. Por për arsye sigurie, redaksia ka vendosur të mos e zbardhë vendimin e plotë të SHBA-ve në këtë çast.

Vendim ky, i cili vjen vetëm pak ditë pas paralajmërimit të zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, i cili më 25 shtator, në një intervistë për Zërin e Amerikës, e vuri theksin mbi faktin se përcaktime të tjera do të ketë së shpejti në Ballkan, përfshi Shqipërinë.

Sipas tij, kompetencat amerikane me shpallje të tilla do të përdoren për të luftuar korrupsionin në nivele zyrtarësh të lartë. I fundit në “rrjetën amerikane” ishte ish-kryeministri dhe kreu historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili më 19 maj 2021 u përcaktua nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, si persona non grata.

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë po ashtu një zë i fortë në qartësimin se misioni i amerikanëve për të ulur korrupsionin në Shqipëri, nuk do të ndalet.

Vendimi i papëlqyeshmërisë

Më 15 shkurt 2018, ish-kryeprokurorit të Shqipërisë, Adriatik Llalla, iu ndalua zyrtarisht hyrja në SHBA pas një njoftimi të bërë publik nga ish-Sekretari amerikan i Shtetit në administratën e Donald Trump, Rex Tillerson. Akuzat amerikane që rëndonin mbi Llallën, ishin ato të korrupsionit ose shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut.

Ky ishte edhe vendimi i parë i rëndësishëm i amerikanëve pas fillimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Vendim, i cili u pasua nga një tjetër, më 16 prill 2018. I akuzuar prej kohësh nga opozita për afera korruptive, DASH-i e përcaktoi ish-deputetin e Parlamentit të Shqipërisë, Tom Doshi, si non grata. Kështu, atij dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në SHBA.

Më 30 korrik 2019, listës së zezë amerikane do t’i shtohej një tjetër emër, po nga e majta. Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, u përcaktua si non grata. Neni 7031(c) e futi edhe atë në thesin e zyrtarëve të lartë shqiptarë, të cilët janë të papëlqyeshëm për Amerikën. Pas një qetësie dyvjeçare, rasti “Berisha” ishte ai i cili shkundi themelet e politikës dhe shoqërisë shqiptare.

Kjo, edhe pasi ai ishte emri më i madh i politikës, ndaj të cilit ishte marrë një masë e tillë nga Washington-i. Radhën e kanë dy të tjerë, në një sagë që duket se nuk do të shohë dorëzimin amerikan. Të paktën, jo deri në çastin kur gjithçka të bëhet konform zbatimit të ligjit.

Marrë nga Albanianpost.com

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike deputetet e ps non grata deputetet e ps non grata

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet