LIVE UPDATES
Bota

Zbardhet DOSJA! Prokuroria: Gjiko bëri seks në ballkon me të miturën, filmoi gjithçka

8 Prill 2022, 17:22 Nga DOSJA
Zbardhet DOSJA! Prokuroria: Gjiko bëri seks në ballkon me të

KOSOVË– Organet e drejtësisë në Kosovë, posedojnë dëshmi me video përmes të cilës vërtetohet se reperi Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, është i përfshirë në një rast të dhunimit të një vajze të mitur. Insajder shkruan se rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij në Prishtinë, pasi fillimisht Gjiko e kishte droguar viktimën. Në aktakuzën që e ka siguruar insajderi, thuhet se e mitura ka qenë banore e SOS Fshatit dhe se Gjikolli e kishte mashtruar se do ta bënte këngëtare. Ekzistojnë edhe prova të tjera që dëshmojnë se Gjiko ka kryer edhe tri vepra të tjera penale. Bëhet fjalë për: posedinimin e narkotikëve, armëmbajtje dhe moslajmërim i veprave penale. Këto vepra penale, Gjikolli dyshohet se i ka kryer gjatë viteve 2015-2016.

Sipas aktakuzës me datat 27-28 korrik 2015, Gjiko ka rënë në kontakt me të miturën (emër i njohur për redaksinë e Insajder), banore në SOS Fshat, e më pas e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe se do ta angazhonte në spote të këngëve të tij.

“E dëmtuara ka pranuar që të shkoj në banesën e të pandehurit dhe pasi që i pandehuri Asdren Gjikolli ka shkaktuar dehjen e saj me anë të substancave narkotike – marihunaë, me të dëmtuarën ka kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë.

Prokuroria pretendon se ka prova të pakontestueshme duke përfshirë video, fotografi e materiale tjera për veprat për të cilat e akuzon Gjikollin. Gjatë bastisjes në banesën e Gjikollit në Prishtinë, gjithashtu policia kishte gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike të llojit marihuanë. Për çka Gjikollin, e ngarkon prokuria me veprën penale, posedim i pa autorizuar i narkotikëve. Përveç kësaj, atij i është gjetur në banesë edhe një armë dore.

“Është vërtetuar se Asdren Gjikolli pa autorizim dhe pa leje përkatëse të organeve kompetente ka mbajtur një armë, pistoletë e tipit “Ekol” e cila i është konfiskuar nga zyrtarët policor”, thuhet në aktakuzë.

Sipas prokurorisë në procesverbal mbi bastisjen e shtëpisë së Gjikollit, figurojnë edhe raporti mbi këqyrjen e vendit të ngjarjes, fotodokumentacionin dhe videoincizime të siguruara si prova materiale në këtë çështje e që sipas tyre, vërtetojnë pa mëdyshje se Gjikolli ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet.

“Nga videoincizimet e siguruar nga pajisjet elektronike, gjegjësisht nga një shtëpizë e kompjuterit dhe dy USB, në këtë çështje penale janë siguruar edhe prova të tjera nga të tjera nga të cilat vërtetohet se i dyshuari Asdren Gjikolli është përfshirë në aktivitete kriminale, ku në banesën e tij shihen persona të ndryshëm duke konsumuar substance narkotike, e po ashtu shihen edhe femra të ndryshme të cilat xhirohen nga i dyshuari duke kërcyer e të cilat dyshohen se janë të moshës së mitur e po ashtu nën ndikim të narkotikëve”, thuhet më tej në aktakuzë.

Pretendimet e prokurorisë për dhunimin e të miturës nga reperi Gjiko, i ka konfirmuar edhe dëshmitarja A.H.. Ajo po ashtu është pjesë e aktakuzës, pasi që përmes saj Gjikolli ishte njoftuar me viktimën. Dhe ndaj saj rëndon akuza për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale dhunim”. Në dëshminë e saj para hetuesve, A.H ka deklaruar se, në natën kur dyshohet se ka ndodhur dhunimi, ajo bashkë me viktimën dhe me një person tjetër, kanë qenë në banesën e reperit Gjiko. Ajo në detaje e ka përshkruar gjithçka që kishte ndodhur aty, ku kanë qëndruar e çka kishin pirë.

“Nuk më kujtohet data po ka qenë ora 21:00, në banesë te Gjiko, kemi qëndru që të 4 në salon – dhomën e pritjes, aty unë kam konsumuar birrë, [viktima] ka pirë ujë. Ndërsa që të 4 pra unë, V., Gjiko, [viktima]. kemi konsumuar një cigare marihuanë. Marihuanën na e kanë dhënë Gjiko e V. pasi që ne nuk kemi pasur”, tha ajo.

Sipas dëshmisë së saj, Gjiko e kishte marrë të miturën në dhomën e tij.

“Pastaj [viktima] me Gjikon pas qëndrimit rreth 10 min me neve kanë shkuar në dhomën tjetër, ndërsa unë me V. qëndruam në sallon. Pas gjysë ore unë kam trokitur në derën e dhomës ku ishin ata dy e kam thirrur [viktimën] që të vinte me mua, por ajo nuk erdhi me tha se do të qëndronte aty atë natë”, vazhdon dëshmia e A.H para hetuesve.

Ajo thotë se nga ballkoni e kishte parë se Gjiko po kryente marrëdhënie seksuale më të miturën dhe se ishte duke e gjiruar në skena të rënda.

“Gjatë kohës sa unë e V. qëndronim në ballkon e banesës nga dritarja e kam vërejtur [vitikmën] duke bërë seks me Gjikon dhe po ashtu e kam vërejtur Gjikon duke e incizuar atë tërësisht të zhveshur duke bërë disa skena që mua nuk më janë dukur normale dhe kam vendosur të largohëm dhe ajo ka mbetur aty”, thotë A.H lidhur me rastin. Gjikolli e mohon se ka dhunuar vajzën e mitur, thotë se i siguroi strehim.

Reperi Asdren Gjikolli, në deklaratën e dhënë para hetuesve, e ka pranuar se e njeh të miturën dhe se ka qenë në dijeni se ajo është banore e SOS Fshatit. Ai gjithashtu ka pranuar se e njëjta ka qenë edhe në banesën e tij.

“Diku ka fundi i vitit 2015 apo fillimi i vitit 2016, koha ka qenë natë ora 23:00 ajo ka ardhë në banesën time. Ajo ka ardhur vetëm nuk ka qenë në shoqëri të ndokujt dhe me vetëiniciativë dhe në njëfar mënyre ka kërkuar ndihmën tonë duke treguar se jeton në SOS fshat dhe se atje është e abuzuar psiqikisht se ka jetë të vështirë, nuk ka cka me hangër, nuk ka cka të veshë dhe se është jetime, na ka treguar arsyen pse ajo përdorë narkotikduke theksuar se e përdorë për tu qetësuar nga se ka abuzime psikike në SOS fshat”, tha reperi para hetuesve.

Gjikolli, ka deklaruar se e ka lejuar të miturën të kaloj natën në banesën e tij, me arsyetimin se ka qenë vonë dhe se e mitura nuk ka mundur të kthehet në SOS Fshat aq vonë.

“Ajo ka qëndruar atë natë aty, dhe ka fjetur në sallon, e pasi që dukej shumë e re në moshë unë bile ja kam shtruar mbulesat e fëmijëve. Unë kam fjetë në dhomën time”.

Tha se e mitura ka qenë nën ndikimin e narkotikëve.

“Edhe këtë herë kur vajza ka ardh në banesën time ka qenë në krizë narkotike, dhe e njëjta na ka kërkuar narkotikë mirëpo ne nuk i kemi dhënë pasi që nuk kemi pasur”.

Por, Gjikolli e mohon se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

“Nuk është e vërtetë që unë kam kryer marrëdhënie seksuale me të. Të nesërmën unë jam ngritur herët dhe jam dal nga banesa me femrën time dhe ajo ka mbetur në banesë duke fjetur, më vonë jam dëgjuar në telefon me V. dhe e kam pyetur se a kishte shkuar ajo vajzë. Ai më njoftoi se kishte ngrënë një picë dhe ishte larguar”, tha Gjikolli.

“Pas diku rreth 10 dite ajo me ka provokuar në Fb duke më dërguar foto nudo dhe gjysmë e zhveshur dhe me të unë nuk kam mbajtur kurrfar kontakti dhe as nuk jam takuar e as përgjigjur asnjë mesazhi në FB”, tha ai.

Vetë Gjiko ka paralajmëruar padi. Ai ia ka konsideruar shpifje të gjitha, ndërkohë që shton se do të përballet me drejtësinë.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj