Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Kurti takon Lajçak në Greqi: Të angazhuar për dialog parimor e të balancuar
8 Prill 2022, 16:35Nga DOSJA
GREQI– Në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi takim me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka folur për angazhimin në një vit qeverisje dhe rikonfirmoi, që integrimet evropiane dhe euroatlantike nuk kanë alternativë.
“Në takim u bisedua për mbarëvajtjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces. Kryeministri theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor e të balancuar. Ai ritheksoi se nga ky dialog duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”-thuhet në komunikatë.
Me anë të një postimi në Twitter Lajcak tha se pati një diskutim të rëndësishëm me Kurtin në lidhje me hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi.
“Patëm një diskutim të rëndësishëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në margjinat e Forumit të Delfit. Diskutuam për çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në lidhje me Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Koha për progres është tani”, ka shkruar Lajçak.
Në takim, gjithashtu u diskutua për invazionin dhe agresionin e paprovokuar ushtarak rus në Ukrainë dhe ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë./
(d.a/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
UKRAINË- Përgjimet gjermane, të publikuara nga Der Spiegel, konfirmojnë se masakrat e imagjinuara në trupat e kufomave të Bucha dhe Borodyanka nuk janë asp...
UKRAINË– Një takim midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesit të Lartë ...
BRUKSEL- Hungaria do të thyejë sanksionet e BE-së nëse e përmbush premtimin e tyre për të paguar energjinë ruse në rubla, tha presidentja e Komisionit Evropian ...
SHBA- Vlerësimi fillestar i SHBA-së është se raketa që goditi stacionin e trenit Kramatorsk ishte një raketë balistike me rreze të shkurtër e lëshuar nga një po...
BRITANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar një takim në Londër me homologun e tij, Boris Johnson ku kanë vlerësuar “hapat e mëdhenj” që ven...
UKRAINË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bashkë me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, sot udhëtuan drejt Ukrainës për t’...
RUSI-Rusia ka dëbuar 45 punonjës të ambasadës dhe konsullatës polake, tha sot Ministria e Jashtme e Moskës.Ministria tha se anëtarët e stafit ishin shpallur ...