LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Zbardhet relacioni sekret për Enverin: Todi Lubonja largonte nga puna ata që e kundërshtonin, si u kritikua për festivalin e

22 Dhjetor 2019, 09:22 Nga DOSJA
Zbardhet relacioni sekret për Enverin: Todi Lubonja largonte nga puna ata

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Fondi i ish – Komitetit Qëndror të PPSH-së, e cila i përket datës 9 prill të vitit 1973, ku i deleguari i Komiteti i Partisë së Tiranës Xhafer Spahiu, me anë të një relacioni dërguar Enver Hoxhës, e informon atë me detaje e hollësira lidhur me mbledhjen e komunistëve të Radio-Televizionit Shqiptarë, ku u bënë diskutime të shumta dhe u morr në analizë Festivali i 11 të Këngës në Radio-Televizion. Sipas relacionit të Xhafer Spahiut, i cili e ka hartuar atë relacion në bashkëpunim me një grup pune i përbërë nga disa funksionarë të tjerë të aparatit të Komitetit Qëndror të  PPSH-së, si Sadik Bocaj, Hasan Selenica, Pipi Mitrojorgji dhe Vita Adhami, që kanë qenë prezent në atë mbledhje, ku janë kritikuar dhe akuzuar ashpër drejtuesit kryesorë të Radio-Televizionit, Todi Lubonja dhe Nefo Myftiu, si dhe ekipi drejtues i Festivalit të 11-të, me në krye Mihallaq Luarasin si regjizor, dhe Nikolla Zoraqin si udhëheqës artistik.  Gjithashtu në relacionin e Xhafer Spahiut për Enver Hoxhën, përmënden edhe një sërë emrash të tjerë, nga punonjës të thjeshtë të Radio Televizionit Shqiptar, si gazetarë, redaktorë e përgjegjës redaksish, e deri tek ata me poste drejtuese, si: Thanas Nano, Klimi Misja, Hasan Pinci, Kiço Pandeli, Skënder Nenaj, Endri Keko, Kristaq Dhamo, Alfred Xhufka, etj.

Mbledhja e përgjithshme u ndal, diskutoi e kritikoi rreptë shkeljet e normave që rregullojnë jetën e brëndshme të Partisë dhe sidomos metodën subjektive liberale, në kundërshtim me vijën e partisë, të ndjekur nga shoku Todi Lubonja në çështjen e kuadrit. Në Radio-Televizion janë shkelur normat e partisë, kritikën dhe autokritikën, inisiativën dhe vetë-administrimin e organizatave bazë, etj. Këto kanë shkaktuar dobësimin e disiplinës së partisë, thyerjen e unitetit të mendimit e të veprimit, dobësimin e frymës luftarake të komunistëve e të rolit udhëheqës e kontrollues të organizatave bazë e të byrosë së Partisë. Disa nga këto dobësi kanë egzistuar edhe më parë. Por këto morën përpjestime të mëdha me ardhjen e shokut Todi, sidomos në drejtim të liberalizmit, shthurjes së disiplinës dhe qëndrimeve subjektive me simpati e antipati të tij personale ndaj kuadrit. Shumë diskutantë në mbledhjen e përgjithshme por edhe në mbledhjet e organziatave të drejtorive theksuan se Todi Lubonja fjalimin e shokut Enver në Mat e interpretoi sipas pikëpamjeve të tij liberale dhe e përdori për të bërë një spastrim të gjerë të të gjithë atyre kuadrove, që sipas tij ishin të skaduar, konservatorë, të pazotë, pa fantazi krijuese. Pas orientimeve që dha Todi, mbledhjet e partisë nëpër sektorë për diskutimin e fjalës së shokut Enver në Mat, praktikisht u përqëndruan në “qarkullimin” dhe strukturën organizative. Kjo bëhej me tendencë për të hequr ato kuadro që ai i quan, konservatorë, të vjetër, të pa aftë, mbasi ata në një mënyrë apo në një tjetër e kritikonin e kundërshtonin apo nuk i nënshtroheshin. Kështu ai me mënyra të tërthorta përdortë taktikën ndaj kuadrit, “o nënshtrim ndaj tij ose eliminim”, siç ishte, veprimi ndaj Alfred Xhufkës, të cilin në fillim desh ta largonte, ndërsa më vonë, kur ky iu nënshtrua, filloi ta lavdëronte. U krijua kështu një situatë që i thelloi shumë më tepër përçarjet dhe grindjet. Todi po manifestonte haptazi antipatinë e tij për të gjithë ata që gjoja “përkraheshin” nga ish-drejtori Thanas Nano (Klimi Misja, Kiço Pandeli, Hasan Pinci, Sotir Peçi) dhe simpatinë për njerëzit që kritikonin Thanasin (Nefo Myftiu, Emin Klosi, etj). nëpër koridore e takime, lëshonte fraza e këshilla, “Kush nuk e ndjen vehten të aftë të kërkojë të largohet”,“Ta kini mirë me mua se unë ju hedh leckat në erë”. Në mënyra të ndryshme i përpunonte njerëzit dhe mbyste kritikën. U përhap mendimi se po të kritikosh drejtorin e përgjithshëm e pëson keq. Rreth 20 veta u vunë në listën e qarkullimit ose për transferim, midis tyre, drejtorë, shefa redaksie, antar kolegjiumesh, etj. U krijua një gjëndje e nderë pasigurie e shqetësimesh për shumë kuadro. U thelluan dyshimet, keqkuptimet, intrigat, thashethemet, pakënaqësitë personale të vjetra e të reja, u zhvilluan tendencat konformiste dhe servilizmi, u mbyt kritika e autokritika dhe u krijua një situatë amullie. U thye uniteti i organziatave bazë të partisë. Në diskutimin e tij ish sekretari i organziatës bazë të televizionit Skënder Nenaj, bëri më në fund autokritikë të hapur dhe shpjegoi gjithë prapaskenën në lidhje me ndryshimin dhe falsifikimin e karakteristikës së shokut Klime Misja. Ai pranoi se ndryshimet i bëri me ndërhyrjen direkte të shokut Todi, i cili i paraqiti mendimet e tij subjektive mbi Klimin si mendime të aparatit të Komitetit Qendror e të Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranës, ndërsa vlerësimet pozitive të komunistëve dhe të kolektivit i hoqi sepse sipas tij bëheshin nga pozita sentimentale. Duke përdorur autoritetin e drejtorit e të antarit të Komitetit Qendror të Partisë iu imponua sekretarit të organziatës dhe shkeli rëndë normat e Partisë në një kohë kur për respektimin e tyre, shoku Enver, para pak muajve kishte folur përsëri në Mat. Vlen të përmëndet fakti që sa kohë Skënder Nenaj nuk e kishte zbuluar prapaskenën e Todit, ai lavdërohej e përkrahej nga ky. Bile arriti deri atje sa fill pas shkarkimit nga detyra e sekretarit të organziatës bazë, Todi propozoi t’i rritej rroga atij. Një tjetër diskutant (Hysen Pojani), tha se për shokun Todi edhe Kiço Pandeli duhej zëvëndësuar me Piro Andonin. Për të pregatitur opinionin, Todi organzioi një mbledhje me redaksitë dhe në organzatën e partisë Kiço Pandelin nisën ta kritikonin për pa aftësi e të mos i bindeshin urdhrave të tij. Kështu në mënyra të tërthorta e të pandershme përgatitej largimi i Kiço Pandelit. Për largimin e Hasan Pincit u përdor një mënyrë tjetër. Me inisiativën e shokut Todi u thirr mbledhja e redaksisë ku shef është Hasan Pinci, gjoja për të diskutuar mbi strukturën e re. Qysh në fillim të mbledhjes Todi nis e flet si duhet të jetë shefi i redaksisë, duke përshkruar cilësitë e një shefi ideal. Pas kësaj ngrihen e diskutojnë me rradhë redaktorët dhe njëri pas tjetrit propozojnë të shkarkohet Hasan Pinci për paaftësi. Me kaq mbledhja u mbyll pa kuptuar fare mbi strukturën për të cilën ishte thirrur. E gjithë kjo mbledhje e inskenuar ishte parapërgatitur për të transferuar Hasan Pincin nën pretekstin e “vijës së masave”. Në një formë tjetër u larguan regjizorët e kinematografisë, Endri Keko, e Kristaq Dhamo, të cilët si kuadro me eksperiencë qenë dërguar në televizion për të përgatitur kuadrin e ri.

Shoku Todi Lubonja krijoi rreth tyre një atmosferë mos besimi në aftësitë e tyre, përhapi mendimin se “këta s’kanë ç’të na japin” “s’kanë punë” etj. Në këto kushte ata kërkuan të largohen dhe u larguan. Në diskutimet për kuadrin përdorte shpesh shprehje të tilla si, “ta shesim këtë kuadër”, “do t’ia zgraps atë që dua unë”, “t’i presim koromanen” etj. Krahas largimit të kuadrit të mirë e me partishmëri mbledhja kritikoi rëndë veprimet e Todit për të sjellë në televizion njerëz që nuk kishin garancitë e nevojshme politike por që pajtoheshin me pikëpamjet e shijet e tij liberale siç është rasti i Mihallaq Luarasit, regjizorit të shfaqjes “Njollat e Murrme”, të dënuar rreptë nga partia, i njohur për pikëpamjet e tij liberale dhe paqëndrueshmërinë politike, ose rasti i Sotir Andonit, shkrimtar nga rrethi i Korçës, i përjashtuar nga partia për tentativë arratisjeje në vitet e pas-çlirimit, më vonë i rehabilituar por i papërshtatshëm për në television dhe pa ndonjë aftësi të veçantë letrare, me të cilin Todi është njohur në Korçë. Çështja nuk është se drejtori i përgjithshëm nuk ka të drejtë të ketë opinionin e vet për kuadrot dhe ta shprehë atë, por në faktin që veprimet e tij karakterizoheshin nga shkelja e hapur e normave të partisë, nga subjektivizmi, nga mënyra e rrugë të tërthorta e të pandershme kundër kuadrove me partishmëri, nga tendenca për të grumbulluar rreth vetes, e për të përkrahur ata që pajtoheshin me pikëpamjet e tij liberale, që i nënshtroheshin e i bindehsin verbërisht. Me veprimet e tij ai kultivonte karrierizmin, konformizmin, servilzimin, burokratizmin, nënshtrimin, degjenerimin moral, politik e ideologjik të kuadrove, kundërvënien e tyre me normat e partisë. Duke kritikuar shkeljet e normave e rregullave të brëndshme të partisë diskutantët dënuan rëndë faktin që Todi Lubonja jo vetëm që nuk ka ndihmuar si antar i Komitetit Qendror të Partisë, por në të kundërtën ka ndikuar për të keq në drejtim të zbatimit të normave të Partisë e në disa raste si vetë i ka shkelur haptazi ato, si p.sh. në çështjet e kuadrit, në mungesëne punës kolegjiale, në mos-funksionimin e drejtorisë së përgjithshme, në moszbatimin e drejtë të vijës së masave, në mbytjen e kritikës, në shthurjen e disiplinës shtetërore etj. Për dobësitë në punën e organziatave të partisë u kritikua byroja e partisë dhe shoku Sotir Peçi, i cili megjithëse ka mbajtur qëndrime të drejta dhe është ndeshur me Todin për çështjet e kuadrit, s’ka mundur të kapë problemet e rëndësishme të Radio-Televizionit. Gjithashtu u kritikua edhe Komiteti i Partisë së Tiranës dhe Komiteti i Partisë i rajonit për ndihmë të pamjaftueshme. Për Fadil Paçramin u tha nga disa diskutantë se ai me aq sa ka mundur ka ndikuar për të keq në Radio-Televizion. Dy herë që ka qënë Fadili për çështjen e Klimi Mises dhe të Emin Klosit në vënd që të ndihmonte ka çorientuar organziatën. Jo njëherë ai i është drejtuar shokut Klimi Misja me shprehje të tilla “na mbytët me folklore, me muzikë popullore e me marshe”, duke shprehur mendimin e tij për zgjerimin e programeve muzikore të Radios me muzikë të lehtë të huaj. Ai haptazi i ka thënë Klimit se “nuk jam dakort me atë rregull e disiplinë që kërkoni nga punonjësit tuaj”. Ai ka qënë shprehur kundër inisiativës së gazetës “Bashkimi” për heqjen e honorareve të gazetarëve duke thënë: “Jini nxitur në përkrahjen e kësaj inisiative. Jo çdo gjë duhet pranuar si revolucionar. Gazetarët tanë nuk kanë arritur akoma atë shkallë ndërgjegjeje që të mos marrin honorare për shkrimet e tyre”. Duhet theksuar se për shokun Thanas Nano nga majft komunistë që folën si në byro dhe në mbledhjen e përgjithshme u dhanë vlerësime të mira si puntor i palodhur, që kërkonte rregull e disiplinë të fortë, që nuk pajtohej me prirjet dhe shijet estetike liberale dhe që kontrollonte herë pas here deri dhe komentet e rëndësishme të redaktorëve, në një kohë, u tha, kur Todi nuk shikonte as planin tematik të drejtorive, pa lëre komentet e tyre.

Në lidhje me diskutimin e shokut Todi Lubonja dhe të autokritës së shoqes Nefo Myftiu mbledhja e përgjithshme arriti në këto përfundime,

Për diskutimin e shokut Todi Lubonja

Të gjithë komunistët ishin të një mendimi se shoku Todi nuk bëri autokritikë. Të gjithë komunistët në diskutimet e tyre theksuan se shoku Todi ka devijuar nga vija e partisë në drejtim të liberalizmit, të oportunizmit të djathtë dhe kësiosoj e dëmtoi rëndë vijën e Partisë. Prirjet liberal-oportuniste, mëndjemadhësia dhe subjektivizmi i tij përbëjnë, të paktën qysh nga viti 1964, një vazhdë të tërë. Partia dhe personalisht shoku Enver e ka kritikuar edhe herë të tjera për gabime liberale,

I DELEGUARI I K.P. TE RRETHIT TE TIRANES  (XHAFER SPAHIU)

Tiranë, më 9. 4. 1973  Shënim: Ky material informative u pa bashkërisht me shokun Sadik Bocaj, Hasan Selenica, Pipi Mitrojorgji e Vita Adhami që asistuan në mbledhje.

Marrë nga Memorie.al

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje