LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet vendimi/ Vrau vëllain e mitur të objektivit, drejtësia francezë shpëton nga ekstradimi ish-policin Skënder Seferi

1 Nëntor 2019, 11:44 Nga DOSJA

Drejtësia Franceze ka vendosur të refuzojë ekstradimin e ish-efektivit të policisë së Lezhës Skender Seferi i dënuar me 5 vite burgim me vendim të formës së prerë. Seferi, në vitin 2010 gjatë një aksioni policor për kapjen e disa personave, vrau pa dashje 15-vjeçarin A.Skandaj, i cili ishte vëllai i njërit prej objektivave, që Patrulla e Policisë ku bënte pjesë dhe Skënder Seferi, kishte synim të ndalonte në 14 korrik 2010.

Çështja penale kundër Seferit ndodhet në gjykatën e Lartë për shqyrtim ndërkohë në Gjykatën e Apelit Shkodër ai është dënuar me 5 vite burg. Ndërkohë në vendimin e gjykatës së Rennes në Francë, e cila refuzon ekstradimin e ish-policit në Shqipëri thuhet se: “…vendimi i gjykatës së Apelit, aktualisht është në pritje për t’u shqyrtuar nga Gjykata Supreme shqiptare dhe kjo nuk është përmendur nga autoritet shqiptare as në kërkesën e parë, as në informacionet e komunikuara në kuadrin e hetimeve të para plotësuese të datës 15 shkurt 2019, qëllimi i të cilave ishte pikërisht që të verifikonte karakterin përfundimtar të dënimit të dhënë në lidhje me zotin Seferi, pra dënimin për të cilin më sipër nuk është përfunduar…”.

Në vendimin e gjykatës Franceze më tej thuhet se…në këto kushte, duke parë pasigurinë që ekziston mbi mbajtjen e dënimit dhe dënimit të dhënë kundër Skënder Seferit, është e arsyeshme të hidhet poshtë vendimi i kërkesës së paraqitur nga autoritetet shqiptare për dorëzimin e tij pranë këtyre autoriteteve…”.

Policia kërkonte t’i kapte vëllain, por qëlloi 15-vjeçarin

Rreth orës 16:32 të datës 14 korrik 2010, Policia Gjyqësore e Komisariatit të Policisë së Rrethit Lezhë, është njoftuar se në afërsi të kryqëzimit të rrugës për në fshatin Kallmet, persona të paidentifikuar kishin grabitur 3 shtetas nga Mali i Zi.

Në vijim, në rrethin e dyshuar të këtyre personave prej policisë janë përcaktuar Ardit Skandaj, Vladimir Nikolli, Flori Nikolli dhe Sokol Jashari. Për rrjedhojë, policia ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e personave që dyshohet të kenë marrë pjesë në kryerjen e kësaj vepre penale.

Për të bërë të mundur zbulimin e autorëve të ngjarjes dhe kapjen e tyre, në datën 17 korrik 2010 policia ka mbajtur në vëzhgim policor të dyshuarit Ardit Skandaj dhe Flori Nikolli.

Bashkë me ta ka qenë dhe vëllai i shtetasit Ardit Skandaj, Armando Skandaj…

Rreth orës 14:00 të kësaj date të tre këta persona kanë qenë duke udhëtuar me mjetin tip “Benz-Mercedez” me targë TR-7870-R në drejtim të qytetit Lezhë, në afërsi të tregut të qytetit, për në drejtim të “Urës së Cenit”. Duke qenë në ndjekje të tyre, policia, në afërsi të “Urës së Cenit” ka ngritur një postobllok, duke synuar të bllokojë me mjete dhe motomjete, të vendosur nga përpara dhe nga pas, mjetin me targë TR7870R, i cili ishte në lëvizje. Në momentin që mjeti me targë TR7870R është afruar në postobllokun e ngritur nga policia, në mjet ndodheshin dëshmitari Ardit Skandaj, i cili drejtonte mjetin, dëshmitari Flori Nikolli, i cili ndodhej i ulur në sediljen e parë të mjetit dhe i ndjeri Armando Skandaj, i cili ndodhej i ulur në sediljen e pasme të mjetit, në anën e majtë të mjetit, pas sediljes së shoferit.

Në një moment mjeti me targë TR7870R është ndaluar në vendin e ngjarjes, në drejtim të tij janë afruar punonjësit e policisë, të cilët kanë tentuar të hapin dyert e mjetit, por nuk kanë mundur për shkak se ishin mbyllur nga brenda.

Në këtë rast policia është prezantuar me zë nga jashtë mjetit, duke u bërë me dije personave që ndodheshin brenda që ishte Policia e Shtetit, duhej të ndalonin dhe të dilnin nga mjeti.

Ndër punonjësit e policisë të cilët kanë qenë të pranishëm në këtë fazë të operacionit bënin pjesë dhe Mirgen Vata, Kujtim Ndoj, Gjon Kola, Rakip Bajraktari dhe Skender Seferi, i cili në atë kohë punonte oficer në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë.

Personat që ndodheshin brenda mjetit nuk i janë bindur urdhërit të policisë, nuk kanë hapur dyert e makinës, duke mos dalë prej saj.

Pasi policia është munduar të bllokojë mjetin në vendin e ngjarjes, mjeti i drejtuar nga dëshmitari Ardit Skandaj ka ecur përpara, duke goditur mjetet dhe motomjetin e policisë, ka çarë me forcën e lëvizjes së mjetit të tij pengesat e vendosura nga policia dhe është nisur të largohet me shpejtësi në drejtim të kryqëzimit të semaforëve të qytetit Lezhë. Në këtë moment në vendngjarje është qëlluar me armë nga forcat policore me qëllim ndalimin e mjetit, por pa u bërë të mundur.

Menjëherë policia është vënë në ndjekje të mjetit, të cilin e ka gjetur të ndaluar në superstradën Lezhë-Shkodër, përkatësisht në rrugën për në banesën e shtetasit Mark Tom Laci. Gjatë këqyrjes së mjetit me targë TR7870R, policia gjyqësore ka konstatuar se ai ndodhej jashtë rrugës, i pozicionuar me drejtim lëvizje Lezhë-Shkodër. Në sediljen e pasme të mjetit, në krahun e majtë, është gjetur i ndjeri Armando Skandaj, vëllai i drejtuesit të mjetit Ardit Skandaj, i vdekur dhe me shenja të dukshme dëmtimi e rrjedhje gjaku në kokë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradimi i skender seferit gjykata franceze skënder seferi vrasja e armando skandaj ekstradimi i skender seferit gjykata franceze skënder seferi vrasja e armando skandaj


Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit