LIVE UPDATES
Bota

Zbulimi: Putini po keqinformohet nga këshilltarët mbi ecurinë e operacionit ushtarak

30 Mars 2022, 21:37 Nga DOSJA
Zbulimi: Putini po keqinformohet nga këshilltarët mbi ecurinë e

SHBA- Moska njoftoi të mërkurën se nuk ishte kishte ende asnjë shenjë të një përparimi në bisedimet e paqes me Ukrainën mes njoftimeve se Rusia ka shkelur premtimin për të reduktuar operacionet ushtarake në periferi të Kievit dhe në qytetin të Çernihivit. Në mesin e këtyre zhvillimeve Presidenti amerikan Joe Biden bisedoi të mërkurën me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

“Udhëheqësit diskutuan mbi përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të përmbushur kërkesat kryesore të ndihmës mbi sigurinë për Ukrainën, efektet jetike që armët e dhëna kanë patur në konflikt si dhe përpjekjet e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve të tyre, për të identifikuar burime shtesë për të ndihmuar ushtrinë ukrainase që të mbrojë vendin e saj”, thuhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

“Presidenti Biden e informoi Presidentin Zelenskiy se Shtetet e Bashkuara synojnë t’i japin qeverisë ukrainase 500 milionë dollarë ndihmë direkte buxhetore”, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, duke vënë në dukje se udhëheqësi ukrainas e ka informuar Presidetin Biden mbi statusin e negociatave.

Telefonata dhe ngërçi i dukshëm në bisedimet e paqes vijnë mes informacioneve të zbulimit, që sugjerojnë se sulmi i nisur më 24 shkurt nga Rusia po shkakton çarje mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe këshilltarëve të tij të lartë ushtarakë.

“Tashmë ka tensione të vazhdueshme mes Putinit dhe Ministrisë së Mbrojtjes (ruse)”, konfirmoi një zyrtar amerikan për Zërin e Amerikës të mërkurën, duke folur në kushte anonimiteti.

“Këshilltarët e tij të lartë kanë shumë frikë t’i thonë atij të vërtetën”, tha zyrtari, duke vënë në dukje se sipas informacioneve të zbulimit ndihmësit e Presidentit Putinit e kanë keqinformuar atë lidhur me ecurinë e operacioneve ushtarake të trupave ruse, si dhe ndikimin e sanksioneve në ekonominë e Rusisë.

“Putini as që e dinte se ushtria e tij po përdorte dhe po humbiste rekrutë në Ukrainë, çka tregon një dështim të qartë në rrjedhën e informacionit të saktë”, shtoi zyrtari.

Zbulimi ushtarak britanik ofroi të mërkurën të tjerë tregues të mëtejshëm mbi problemet ushtarake të Rusisë.

“Njësitë (ushtarake) ruse që kanë pësuar humbje të mëdha janë detyruar të kthehen në Bjellorusi dhe Rusi, për t’u riorganizuar dhe rifurnizuar”, tha atasheu britanik i Mbrojtjes, Zëvendës Marshalli Mick Smeath, duke paralajmëruar se forcat ushtarake ruse mund të përpiqen të kompensojnë humbjet duke kryer më shumë sulme me artileri e raketa.

“Përqendrimi i deklaruar i Rusisë në një ofensivë në Donetsk dhe Luhansk ka të ngjarë të jetë një pranim në heshtje se po has vështirësi të përparojë në më shumë se një drejtim”, shtoi zoti Smeath.

Zyrtarë të tjerë ushtarakë paralajmëruan gjithashtu se ka një mundësi që Rusia të përpiqet të zgjerojë luftën përtej Ukrainës.

“Ekziston gjithmonë një rrezik”, u tha ligjvënësve amerikanë të mërkurën gjenerali Tod Wolters, Komandanti Suprem i Forcave Aleate dhe komandanti i Komandës Evropiane të SHBA.

“Ata padyshim janë në gjendje të përdorin të gjitha mjetet” tha zoti Wolters. “Jam më i shqetësuar për periferinë lindore të NATO-s pasi lidhet me Rusinë”.

Rusia, ndërkohë, dukej se sinjalizoi të mërkurën se po mirëpret bisedimet që synojnë t’i japin fund luftës 36-ditore.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha gjatë një konference për shtyp të mërkurën se Moska e mirëpreti faktin që Kievi paraqiti një deklaratë me shkrim mbi kërkesat e saj në fillimin e negociatave në Stamboll të Turqisë

Por zoti Peskov tha gjithashtu se Rusia nuk ka parë asgjë premtuese që do të çonte në një marrëveshje përfundimtare. Një ndihmës i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se të dyja palët diskutuan kushtet e një armëpushimi të mundshëm, së bashku me garancitë ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën gjatë bisedime të zhvilluara të martën.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden lufta ukraine-rusi mick smeath vladimir putin volodymyr zelenskiy joe biden lufta ukraine-rusi mick smeath vladimir putin volodymyr zelenskiy

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj