LIVE UPDATES
Bota

Pas kërkesës së Moskës Gjermania ngre nivelin e alarmit për furnizimin me gaz

30 Mars 2022, 17:58 Nga DOSJA
Pas kërkesës së Moskës Gjermania ngre nivelin e alarmit

GJERMANI– Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Zëvendëskancelari Robert Habeck aktivizoi nivelin e paralajmërimit të hershëm për furnizimet me gaz të mërkurën pasi Moska vazhdoi të kërkojë pagesën për gaz në rubla.

Kjo masë është e para nga një seri e tre niveleve të alarmit dhe çon në krijimin e një celule krize brenda kabinetit të tij për t’u marrë me stabilitetin e furnizimit me gaz të vendit. Magazinat i gazit në Gjermani aktualisht janë të mbushura me rreth 25% të kapacitetit të tyre, tha Habeck.

“Aktualisht nuk ka mungesë furnizimi,” shpjegoi ai. “Megjithatë, ne duhet të forcojmë masat paraprake në mënyrë që të jemi gati në rast të një përshkallëzimi nga Rusia.”

Habecku u bëri thirrje bizneseve dhe individëve që të përpiqen të kufizojnë konsumin e tyre të energjisë sa më shumë që të jetë e mundur, ndërsa Gjermania përpiqet të heqë dorë nga varësia e saj nga gazi rus.

Plani i emergjencës me tre hapa përcakton mënyrat për të kursyer gazin, për të siguruar furnizime dhe për të siguruar që familjet të kenë sasi të mjaftueshme karburanti.

Putini u kërkon shteteve “jomiqësore” të paguajnë në rubla

Javën e kaluar, presidenti Vladimir Putin njoftoi se Rusia Gjermaninë dhe “shtetet e tjera jomiqësore” do t’i furnizonte me gaz vetëm përkundrejt pagesës në rubla, një lëvizje që ka të ngjarë të mbështesë rënien e monedhës, për shkak të sanksioneve perëndimore që lidhen me pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Vendet perëndimore kanë thënë se nuk do të përmbushin kërkesën e Rusisë.

Të martën, Moska ripohoi se do të pranonte vetëm pagesa në rubla për dërgesat e gazit në Bashkimin Evropian.

Si ka reaguar industria gjermane?

Përfaqësues të industrisë gjermane reaguan pozitivisht ndaj shpalljes së alarmit.

Shoqata ombrellë e industrisë së energjisë dhe ujit BDEW tha se ky ishte një hap i rëndësishëm përballë rrezikut të kërcënimit të ndërprerjejes së furnizimit me gaz.

“Megjithëse aktualisht nuk ka mungesë gazi, të gjitha palët e përfshira duhet të kenë një udhërrëfyes të qartë të të drejtave dhe detyrimeve të tyre në rast të një ndërprerjeje të furnizimit,” tha Kerstin Andreae, Drejtoreshë e BDEW.

Drejtori i Agjencisë Federale të Rrjetit, Klaus Müller, u bëri thirrje gjithashtu konsumatorëve dhe bizneseve që të luajnë rolin e tyre në përballimin e situatës. Ai theksoi nevojën për të reduktuar konsumin e energjisë dhe për t’u përgatitur “për të gjithë skenarët”.

Varësia e madhe e Gjermanisë nga gazi rus

Gjermania është shumë e varur nga gazi rus për nevojat energjetike, me më shumë se gjysmën e furnizimeve të saj me lëndë djegëse fosile që vijnë nga Rusia, duke e bërë ekonominë më të madhe të Evropës veçanërisht të prekshme ndaj ndikimit ekonomik të luftës në Ukrainë.

Javët e fundit, Gjermania ka përshpejtuar planet e saj për të reduktuar varësinë e saj dhe për të diversifikuar furnizimet e saj.

Aktualisht është aktivizuar faza e parë e alarmit. Në fazën e dytë tregu duhet ta menaxhojë vetë çrregullimin. Ky nivel i alarmit vendoset kur situata e furnizimit me gaz përkeqësohet ndjeshëm – për shembull për shkak të një çrregullimi në furnizimin me gaz ose një kërkesë jashtëzakonisht të lartë për gaz. Sidoqoftë, në këtë fazë tregu është ende në gjendje të menaxhojë vetë çrregullimin, thonë rregulloret.

Shkalla e fundit, e tretë është shkalla e situatës së emergjencës. Kjo shkallë aktivizohet kur kërkesa për furnizim me gaz është jashtëzakonisht e lartë, ose kur ka çrregullim në furnizimin me gaz ose kur gjendja e furnizimit çrregullohet nga faktorë të tjerë. Në këtë fazë, të gjithë instrumentat e rëndësishwm të tregut nuk janë më në gjendje ta menaxhojnë kërkesën për gaz.

Nëse situata përkeqësohet dhe Gjermania detyrohet të zbatojë nivelin e saj më të lartë të alarmit, në këtë rast shpërndarjen e merr përsipër shteti, Agjencia e Rrjetit Federal (Bundesnetzagentur) për të siguruar një furnizim adekuat me gaz për “klientët e mbrojtur”, d.m.th., familjet dhe spitalet, ndër shërbimet e tjera thelbësore./DW/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit