LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulohen e-mailet, kërcënime mes drejtuesve të burgjeve: VIP-at trajtoni njësoj si të tjerët!

25 Prill 2019, 14:37 Nga DOSJA

TIRANË- Përplasje të forta mes krerëve të Burgjeve. Balkanweb siguron emailet zyrtare të shkëmbyera mes Drejtorit të Përgjiithshëm, Agim Ismaili dhe atij të Policisë, Bardhul Kaçori. Emailin e parë në adresë të Kaçorrit dhe drejtuesve të IEVP-ve në vend e dërgon Ismalili, i cili e mori drejtimin e institucionit pas largimit të Stefan Çipës.

Në emailin që disponon BalkanWeb, ndër të tjera, Ismaili flet për takime të padokumentuara të zyrtarëve të burgut me të dënuar VIP. Këto zyrtarë ai i paralajmëron me burg.

Burg 1

Kam informacion që nga drejtues e funksionarë kryhen takime jo institucionale dhe të padokumentuara me të burgosur të caktuar, kryesisht VIP. Varianti i menaxhimit të burgut, ruajtjes së qetësisë e normalitetit aty, përmes kreditimit e trajtimit preferencial të VIP-ve është efektivisht një transferim i pushtetit të administrimit të burgut tek ata. Çdokush që i takon konfidencialisht ka kryer një shkelje shumë të rëndë dhe goditje të fortë ndaj punonjësit të policisë, i cili gjatë këtyre takimeve të shefave rri si kaqol mbas dere. Ata janë të burgosur si gjithë të tjerët, respekti ndaj integritetit të tyre e lirive e të drejtave të parashikuara në aktet rregullative është busulla e veprimit tonë, poooor takime joinstitucionale, konfidenciale, të padokumentuara përbëjnë një akt që nuk ka lidhje me detyrën, por edhe drejtpërdrejtë kundër saj.

Të burgosurit janë të barabartë pavarësisht krimit të kryer forcës fizike, fuqisë ekonomike, mbështetjes kriminale apo ndryshe nga jashtë burgut.

Nëse nuk i trajtojmë kështu, efektivisht jemi bërë pjesë e suportit ndaj tyre dhe efektivisht duhet të jemi aty me ta (në burg) e jo duke qeveris burgun.

Është evidente sesa i motivuar do jetë një polic, apo oficer trupe përballë të burgosurve VIP gjatë veprimeve që kryhen për ditë, ndërkohë që x apo y drejtor i takon konfidencialisht ata?

Çfarë ju thotë ky drejtor? Ku e dokumentoi veprimin? Çfarë zgjidhi?

Do marr masa për të verifikuar raste kësisoj dhe padyshim që reagimi im do jetë “propozim për shkarkim”, por ky është vetëm fillimi”.

Burg 2

I menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtorit të Policisë së Burgjeve, i cili informon Ismailin se ka vepruar konform ligjit, duke dëgjuar nga afër problematikat e të dënuarve.  Kaçorri i përgjigjet edhe kërcënimit të eprorit për burgun.

“Nuk dëshiroj të jem me ta (në burg), pavarësisht eksperiencave negative që kanë ndodhur me Drejtorët e Përgjithshëm (nënkupton Arben Çukon, i cili u arrestua pas dyshimeve për korrupsion shën.redaktori), fatkeqësisht kohët e fundit. Nuk mendoj se ju e keni këtë mundësi për të më bërë edhe mua banor të përkohshëm të ndonjë IEVP për shumë arsye”, shkruan Kacorri. Më poshtë emaili i plotë.

“Në përgjigje të informacionit të përcjellë nga persona anonim dhe pa karakter dhe vazhdimisht tek ju për takimet VIP (të cilët i cilësoni në mënyrë të përsëritur të tillë) dhe i quani jo institucionale, ju bëj me dije se: Nuk quhen takimet, por kontakte me të dënuarit, se janë të paparashikuara pavarësisht problematikave që ata i kishin përcjellë para shumë kohësh. Varianti i menaxhimit të burgut përmes kreditimit e trajtimit preferencial ka të bëjë më shumë me paaftësinë për t’u përballur Ju dhe ndonjë tjetër me këta VIP-a për problematikat që ata kanë dhe i shprehin në mënyrën e tyre kur rregulli ja parashikon dhe mospërballja me to ju jep kredite dhe autoritet falls. Unë gjithmonë i trajtoj të dënuarit të barabartë në të drejta dhe zbatueshmëri ligjore. Takimet konfidenciale nuk arrita t’i kuptoj në këtë email, kur unë shoqërohem nga një staf policor sic do person tjetër që ligji lejon hyrjen ne IEVP pa autorizim, mos vallë ju duhet të më autorizoni mua për të bërë detyrën time dhe më shumë tuajën për këto kohë? Nuk dëshiroj të jem me ta (në burg), pavarësisht eksperiencave negative që kanë ndodhur me Drejtorët e Përgjithshëm, fatkeqësisht kohët e fundit. Nuk mendoj se ju e keni këtë mundësi për të më bërë edhe mua banor të përkohshëm të ndonjë IEVP për shumë arsye. Përsa i përket motivimit të punonjësve ato shohin vazhdimisht aftësinë time për t’u përballur në mënyrë të drejtpërdrejtë duke argumentuar me zë të lartë të drejtat dhe detyrimet me persona të cilët janë problematikë në shumë aspekte, ku takimet e mia janë dhe të orientuara shumë herë nga ata si një nevojë për t’ju dhënë autoritet të gjithë punonjësve.

Burg 3

Ky, Drejtori ju thotë atyre që do drejtoj me mend, me qetësi, pa korrupsion, me korrektësi, barazi dhe trimëri. Që të mos lodhesh duke verifikuar kontaktet e mua, po ju listoj të gjithë personat që takova sipas informacionit tuaj anonim: Alfred Shkurti, Enver Dondollaku, Viktor Imeri, Denis Shtraza, Selman Myrto, Astrit Peqini, Eduart Peqini, Altin Kodra, Gazmend Braka, Agim Pepa, Fredi Aliaj, Armand Hasani, Dritan Dajti, Hektor Voci, Klajdi Sherrmadji, Arben Grori, Dritan Kateshi, Taullant Balliu, Alfred Qefalia, të gjithë të dënuar të sigurisë së lartë.

Ndërsa super VIP-i ishte Dejvis Rustemi, i cili më ngatërroi me Drejtorin e Përgjithshëm duke me kërkuar konfidencialitet pasi po fliste me një nipin tuaj në telefon me mbiemrin Bushati (nëse është i vërtetë).

Drejtor paraprakisht duhet të konsultoheshe me mua, përpara se të përcillje email-in. Ju akuzoni padrejtësisht, kërcënoni padrejtësisht, ofendoni padrejtësisht. Unë kisha shumë gjera për Ju dhe të tjerë, por mendoj pas një periudhe 3 mujore, Ju detyrimisht do ta ndryshoni këtë STIL pune si një periudhë stanjacioni, pasi burgu nuk është magazinë kavanozësh, por një jetë me problematike ku zgjidhjet priten më shumë nga ju, përveç stuhisë ndëshkimore që po kalojmë me shumë dhimbje dhe stres. Nuk di sa sintetik ishte me këtë përgjigje. Por të garantoj vetëm sinqeritet për sa të shktuajta”.

Të tjera emaile janë shkëmbyer mes dy krerëve të burgjeve, të cilët në vend që të menaxhojnë situatën në të gjitha IEVP në vend, që për hir të vërtetës siguria në to lë shumë për të dëshiruar dhe ka një mal probleme, për shkak se shumë të dënuar VIP bëjnë ligjin brenda mureve, harxhojnë kohë dhe energji duke kërcënuar njëri-tjetrin me burg, apo etiketuar policët si “kaqol” apo institucionin si “magazinë kavanozësh”.

Marrë nga Balkanweb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim ismaili bardhyl kacori vipat ne burgje agim ismaili bardhyl kacori vipat ne burgje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj