LIVE UPDATES
Art&Argëtim

24 Dhjetor 2019, 11:40 Nga DOSJA

Shumë bujë, shumë fjalë dhe dhjetëra versione të komentuara në prapaskenën e Festivalit të 58-të të RTSH-së në Pallatin e Kongreseve për fitoren e premtuar apo të merituar të Arilena Arës. Sigurisht që do të shkaktohej zhurmë, përderisa regjisorja e këtij show televiziv është Vera Grabocka.

Nga mesnata e së dielës kujtojmë që Elvana doli e zhgënjyer pasi pritshmëritë për të fituar i kishte në maksimum dhe në momentin që u shpall e dyta, bojkotoi festivalin dhe u mbyll në një nga dhomat e zhveshjes pas skene, duke hezituar të kontaktonte me gazetarët apo të mund të fotografohej në ato momente. Nuk dihet nëse është përlotur apo jo, por mes 12 finalistëve, ishte e vetmja që u largua në atë mënyrë.alketa-600x348-730x440

Të pranishmit në skenë, në momentin që moderatorja Alketa Vejsiu përmendi emrin e saj në vendin e dytë, ajo zgjati kokën në mënyrë habie dhe ashtu vetëtimthi u largua duke refuzuar të shikonte rivalen te ngrinte kupën.

Gjithashtu, nuk mori pjesë as në post-festival, ku ishin të pranishme Sara Bajraktari, fituese e vendit të tretë, dhe Arilena Ara, fituese e vendit të parë.

E pyetur në këtë panel nga “Panorama” nëse Elvana ia kishte dhënë dorën Arilenës si fituese e Festivalit, Arilena u përgjigj me diplomaci: “Akoma nuk kam takuar mamin tim. Në atë moment të erren sytë, nuk e di as kë takon, as kë duhet të takosh. Kam respekt, e vlerësoj jashtë mase. Jam e lumtur për të gjithë koleget e mi”, tha ajo.alketa vera1

Por le të ndalojmë pak tek ajo çfarë ndodhi mes Arilenës dhe Elvanës me dyshen Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu në mes, para se të ngjiteshin në skenë. U përfol që Arilena, një produkt i Verës dhe Alketës si fituesja e “X Factor”, hyri në këtë produksion bashkë me dy “mamatë” e saj të karrierës, me qëllimin e vetëm për të fituar. Me një karrierë ndërkombëtare tashmë pas hitit “Nëntori”, Arilena ndihej gati që nëpërmjet Festivalit të RTSH-së të arrinte të prekte “Eurovizion”in, ndërkohë që ka shumë fansa jashtë Shqipërisë pas famës që mori në Rusi.

Dhe kështu përgatiti këngën “Shaj”, një krijim që tha se ia ka dedikuar vetes në momentet më të këqija të jetës. Deri këtu fitoren e kishte të sigurt, duke parë konkurrentë e tjerë që edhe pse mund të kishin këngë të goditura, nuk do kishin shansin ta fitonin këtë garë. Por s’kaloi shumë kohë dhe në “skenë” shfaqet Elvana Gjata me një këngë me motive etnike ku prezantohet si kantautore, projekt që ishte punuar në studion e “Poo Bear”, i famshëm në Amerikë për shumë hite ndërkombëtare.alketa vera

Kështu, futja e saj në garë i lëkundi pozitat e Arilenës, pasi parashikuesit po e ndanin fitoren mes të dyjave. Direkt pas shpalljes së Arilenës si fituese, u fol për një sherr të mundshëm mes dy mikeshave dhe bashkëpunëtoreve të vjetra, Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.

“Më falni nëse ju kam zhgënjyer! Ti s’kishe nevojë për garë, jurinë nuk e zgjodha unë” ishte statusi i Alketës që e pozicionoi atë në krahun e Elvanës, duke ia lënë “Arilenën” si dopio gjashtë në dorë Verës. Edhe pse po komentohet për një prishje të marrëdhënies shumëvjeçare Vera- Alketa, burime pranë tyre flasin për një “skenar përçarjeje” për të dalë kështu të lara me Elvanën.

alketa

Të detyruara nga fansat e shumtë të Elvanës, të cilët kanë kryqëzuar Arilenën, Alketa ka vendosur t’i japë Elvanës “kupën” e mediave të saj sociale, ku ka shumë e shumë ndjekës. Ajo përmendi jurinë në statusin e saj, ku tre të huajt votuan Elvanën dhe dy shqiptaret Arilenën. Kujtojmë që lufta e ftohtë me dy këngëtareve nisi ende pa filluar gara, pasi ato e injoruan njëratjetër duke mos shkëmbyer asnjë përshëndetje. Ende pa filluar gara, nisën të përfliteshin edhe emrat e pretendentëve për ta fituar këtë garë, pikërisht Elvana Gjata dhe Arilena Ara.

Elvana Gjata konkurroi në këtë garë me këngën “Me tana”, një projekt ritmik që e prezanton si kantautore me vargje e muzikë të krijuara nga ajo vetë. Ndërsa Arilena Ara me këngën “Shaj”, me muzikë të Darko Dimitrov e Lazar Cvetkovski dhe tekst të Lindon Berishës, i njëjti autor i hitit të saj “Nëntori”.

Direkt pas prezantimit të këngëve në “Youtube”, kënga e Elvana Gjatës e mundi Arilenën me klikime, pasi arriti të merrte 3,073,043 shikime, ndërsa e Arilenës 559,917 shikime. Klikimeve të këngëve nuk u munguan komentet e shumta, që ishin të mendimit se këtë herë Shqipëria nuk duhej të prezantohej në “Eurovision” me balada si ajo e ndjerë e Arilenës, pasi sipas komentuesve është koha që skenës së “Eurovision”-it t’i vihej flaka me një këngë ritmike si ajo e Elvana Gjatës. Dy pretendentet e përfolura më shumë për këtë fitore nuk kënduan në një natë, duke u prezantuar si dy rivalet dhe pilotet e dy skuadrave, pasi Elvanën e pamë natën e parë dhe Arilenën natën e dytë.

Dy këngëtaret që menaxhohen nga Andy Gram dhe Popi Kola e shmangën njëra-tjetrën në prova, duke i shpallur kështu luftë të ftohtë njëra-tjetrës. Të dyja ish-bashkëpunëtore të Flori Mumajesit, duket se nga shkolla e tij muzikore nxorën armët për t’u përballur në këtë garë dhe për të rrëmbyer kupën, që më në fund e fitoi Arilena, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian 2020. Elvana konkurron për herë të parë në këtë kompeticion, edhe pse afrimin e parë me ekranin e RTSH-në e pati gjatë “Etheve të së premtes”, ku tërhoqi vëmendjen jo vetëm me zërin, por edhe numrat e saj imitues ndaj personazheve të famshme.

Ndërsa Arilena ngjitet në atë skenë pas famës ndërkombëtare që mori me hitin “Nëntori”. Dimitris Kontopoulos, Christer Björkman dhe Felix Bergsson, si edhe dy anëtaret shqiptare të jurisë, etnomuzikologia Mira Minga dhe poetja Rita Petro, ishin pjesë e jurisë që “vulosi” fituesin e këtij edicioni. Edhe këtë vit, fituesi, mes 20 artistëve të Festivalit të Këngës, u vendos me 100% vota të jurisë.

Nga e gjithë kjo “luftë”, Arilena fiton dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2020”, që organizohet në Roterdam. E nga gjithë kjo histori nuk dihet nëse Elvana dhe Arilena do të bëhen ndonjëherë mikesha në jetën e tyre, por e sigurt është që Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu s’mund ta prishin kurrë miqësinë as për Arilenën, as për Elvanën. Marrë nga PANORAMA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arilena ara elvana gjata polemika per festivalin e rtsh vera grabocka arilena ara elvana gjata polemika per festivalin e rtsh vera grabocka

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta