Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VIDEO- Zbulohet shtëpia e barit në Krujë, punëtorët gjenden brenda, në kërkim pronari
14 Prill 2022, 07:51Nga DOSJA
KRUJË– Zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Krujë! Mësohet se në kuadër të një operacioni të koduar “Çinari” është zbuluar një magazinë me sipërfaqe rreth 400 metër katror në lagjen “Abaze”, në qytetin e Krujës, që ishte kthyer në ‘shtëpi bari’. Brenda magazinës janë gjetur e janë vënë në pranga dhe dy punëtorët e ‘shtëpisë së barit’ të identifikuar si Gjon Gazulli dhe Gojart Pelivani. Policia bën me dije se është shpallur në kërkim Velidjan Broca që rezulton të jetë pronar i magazinës, si dhe Dashamir Vathi dhe Ledjan Vathi, vëllezër me njëri-tjetrin, të dy bashkëpunëtorë të Brocës.
Gjithashtu janë arrestuar edhe dy punonjës të OSHEE-së, Ardian Hysa, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe Lulzim Mançe, me detyrë lexues i aparatit matës pranë OSHEE-së.
Brenda magazinës janë gjetur dhe sekuestruar 700 bimë cannabis sativa të kultivuara në vazo, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera, që furnizoheshin përmes një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike. Ambienti ishte i pajisur dhe me aspiratorë e pajisje të tjera që shërbenin për kultvimin e bimëve narkotike në ambient të mbyllur.
TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Matteo Gioachin, i cili u vu në pranga në Tiranë një ditë më parë pasi akuzohet se ka përndjekur prej shu...
VLORË– Detaje të reja dalin nga makina e djegur gjatë natës në Vlorë që dyshohet se ka qenë e qëllimshme. Ka dyshime se makina mund të ketë tërhequr ...
Drejtuesit e universiteteve duket se nuk janë kursyer për shpërblimet që i kanë dhënë vetes apo stafeve, edhe pse një vit pandemik dhe profesorët kanë punuar kr...
Keqadministrimi i universitetit ka prodhuar diploma pa fund, pa kritere cilësore që të mund të nxirrnin specialistë të denjë për nevojat e tregut. Protesta e vi...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore aksidentin që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Rina...
TIRANË– Sot do të përballeni me një mot me temperatura të larta, të cilat arrijnë deri në 23 gradë celsius. Sipas MeteoAlb: Vijojnë masat ajërore të ...