LIVE UPDATES
Ekonomi

Zbuloni profesionet që paguhen më shumë në vend, specialistët e IT-së ngjiten në vend të tretë

3 Gusht 2020, 05:09 Nga DOSJA

SHQIPËRI-Kushdo që kërkon të vazhdojë arsimin e lartë, apo të mësojë për një profesion të caktuar, në finale ka si qëllim të arrijë të paguhet sa më mirë. Edhe avancimi në karrierë ka të njëjtin synim, krahas realizimit profesional. Të dhënat e INSTAT për pagat mesatare për grup profesionet, tregojnë që ata që kanë mbaruar ekonomik dhe arrijnë në pozicion drejtues, administrativ apo komercial, kanë dhe mundësinë që të përfitojnë më shumë të ardhura. Ndërsa së fundmi, e preferuar po bëhet dhe teknologjia e informacionit,

Paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2019 ishte 52.4 mijë lekë, sipas INSTAT, me një rritje prej 3.5% në raport me vitin e kaluar. E indeksuar me inflacionin, rritja është minimale, rreth 1.5%.

Por, cilat janë profesionet që paguhen më shumë në vend.

Është normale që pozicionet drejtuese janë ato që shpërblehen më shumë, duke pasur paga tre herë më të larta se mesatarja kombëtare. Sipas INSTAT, Drejtuesit administrativë dhe komercialë kanë një pagë mesatare bruto prej 154 mijë lekësh në muaj. Në raport me një vit më parë, paga e tyre është rritur me rreth 10% dhe në vlerë absolute ata kanë përfituar shtesën më të madhe të të ardhurave nga të gjithë profesionet e tjera.

Në vend të dytë janë sërish drejtuesit, por ata të prodhimit dhe shërbimeve të specializuara, me 114 mijë lekë në muaj. Edhe ky grup ka shënuar një rritje të pagës me 9%.

Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit kanë kaluar për herë të parë në vend të tretë, me një pagë mujore prej 92 mijë lekësh. Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë dhe nevoja e bizneseve për t’u përshtatur dhe qenë konkurrues, po i bën gjithnjë e më të kërkuar profesionistët e IT-së.

Puna në shtet nuk shpërblen më dhe aq shumë, edhe nëse je drejtues. Paga mestarë për Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë ishte 87.6 mijë lekë në 2019-n, me një rënie prej rreth 3% në raport me vitin e mëparshëm, duke zbritur nga vendi i tretë ku ishte në 2018-n. Ndërsa nëpunësit e zyrave paguhen mesatarisht 49.4 mijë lekë.

Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë janë një profesion që ka parë rënie të pagës mesatare me rreth 1.2% në 84.7 mijë lekë.

Specialistë të administrimit dhe biznesit kanë të ardhura bruto mujore prej rreth 83 mijë lekë, ndonëse në 2019-n, nuk ka pasur rritje për ta.

Mësuesit paguhen mesatarisht me 63.4 mijë lekë, me rritje 3.3% me bazë vjetore.

Më pak i vlerësuar është profesioni i mjekut, i cili sidomos sot ka marrë një rol të veçantë.  Grup profesioni “Specialistë të shëndetësisë” ka një pagë mesatare mujore bruto prej 60 mijë lekësh, me një rritje prej 2.8% me bazë vjetore. “Asistentë të specializuar të shëndetësisë” paguhen me 48 mijë lekë.

Profesionet e tjera, që përgjithësisht janë punë që nuk kërkojnë shumë kualifikime, si në ndërtim, shitje, bujqësi, punëtore shtëpie, industri paguhem mes 30-40 mijë lekëve në muaj.

Më pak të paguarit janë “Punonjës të përpunimit të ushqimit, drurit, tekstileve dhe tjera të ngjashme”, me 30 mijë lekë në muaj, teksa krahu i lirë i fuqisë punëtore është një ndër avantazhet kryesore të eksportuesve shqiptarë.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi profesionet që paguhen më shumë profesionet që paguhen më shumë


Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë