LIVE UPDATES
Ekonomi

Tregu i punës në krizë, ulen pagat 10-50% për të mos larguar punonjësit. Sugjerimet që japin ekspertët

31 Korrik 2020, 12:42 Nga DOSJA
Tregu i punës në krizë, ulen pagat 10-50% për të mos

Arjana dhe Marsi janë një çift partnerësh që punojnë në një nga Call Centerat e kryeqytetit. Ata janë tek të 30-at. Arjana ka një diplomë universitare, kurse Marsi ka një diplomë të shkollës profesionale.

Kryesisht eksperiencat e tyre të punës numërohen në Call Center në pesë vitet e fundit ku çifti ka ndërruar më shumë se 10 vende pune sepse sipas tyre menaxherët gjatë gjithë kohës strukturojnë stafin me qëllim që të mos bëjnë pagesat e muajit të fundit kur i largojnë nga puna.

Kjo situatë, për ta dhe shumë kolegë të tyre është thelluar gjatë pandemisë, teksa gjithçka ishte mbyllur dhe vështirë të pretendoje për të bërë lëvizje nga një call center në tjetrin kur largimet nga puna ishin në masë.

Ata mbetën pa punë, ndërkohë që ende nuk kanë marrë bonusin e luftës nga paketa mbështetëse prej 40 mijë lekësh edhe pse iu aprovuan kërkesat dhe u kualifikuan si përfitues.

“Jemi interesuar dhe bëjnë gabime të ndryshme; herë më cilësojnë me leje shtatëzanie, e herë gabime absurde. Jemi ende në pritje, ndërkohë që po kërkojmë punë sërish dhe është e vështirë sepse shumica janë duke punuar nga shtëpia”– thotë Arjana.

Pandemia në Shqipëri bëri kurban mbi 60 mijë vende pune. Sipas INSTAT (Institutit të Statistikave) në tremujorin e parë të vitit papunësia u vlerësua 11.4%. Papunësia mes të rinjve që mbetet njëri nga problemet më të mprehtë ka arritur në nivelin 20% ose një në çdo pesë të rinj të moshës 15 deri 29 vjeç ka qenë i papunë në tremujroin e parë të vitit.

Por situata nuk ka përfunduar me kaq.

Bizneset thonë se tregu i punës është në gjendje pezullie aktualisht për shkak të pasojave të krizës së krijuar nga pandemia Covid-19 dhe mbështetur në analizat e tyre paraprake, sipas Gjergj Buxhukut të Konfindustrisë, bizneset e konsoliduara po mundohen të mbajnë punonjësit edhe në kushtet e paqartësisë së tregut duke prekur pagat në nivelin mes 10-50%.

Eksperti shqiptar i Moody’s Ilir Hysa e shikon shkallën e lartë të papunësisë si gangrenën më kokëçarëse përgjatë gjithë periudhës pas-komuniste.

“Për kontekst, 26.5% e fuqisë punëtore ishte e papunë në vitin 1992, dhe ndonëse kjo shifër ka patur një trend në ulje, ajo mbetet ende e lartë, 11.4% në tremujorin e parë të vitit, sipas Institutit të Statistikave. Le të kujtojmë se Marsi ishte vetëm fillimi i krizës në Shqipëri. Duhet kuptuar që shkalla e papunësisë do të ishte edhe më e madhe nëse kriza nuk do të kufizonte lëvizjen e lirë dhe largimet e të rinjve nga Shqipëria. Fakti që individë që kanë qenë në procesin e plotësimit të dokumentacionit për të emigruar kanë mbetur pezull në Shqipëri është tashmë i njohur. Këtu përfshihen edhe individë dhe familje që kanë fituar të drejtën e emigrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Diversity Visa Program). Për këtë arsye, shifrat e papunësisë në tremujorin e dytë dhe të tretë ka gjasa të mos reflektojnë plotësisht realitetin, ndërkohë që duhen të jenë dramatike, pasi shkalla e papunësisë përllogaritet si raport i numrit të të papunëve mbi fuqinë punëtore totale. Por shumë prej atyre që përfshihen në fuqinë punëtore për efekt përllogaritjeje nga INSTAT dhe kanë plane për t’u larguar nuk duhen përfshirë realisht sepse individë të tillë nuk kanë zakonisht as dëshirën dhe as fokusin e nevojshëm për t’u punësuar. Pra, siç themi ndryshe, ata e kanë mendjen të ngritur”– sqaron Hysa për gazetën “Si”.

Aspekti më tragjik i papunësisë së rinisë dhe të largimeve masive nga Shqipëria për vite me radhë, vijon ai logjikën, ka qenë fakti se ekonomia nuk vjel dot frutet e veta. Këta të rinj akumulojnë kapital njerëzor, por nuk kanë një cikël normal të zhvillimit profesional, duke mbetur të papunë ose larguar. Mirëpo të dhënat empirike tregojnë, shpjegon Hysa, se piku i të ardhurave nga tregu i punës sipas moshës arrihet mesatarish pas dy dekadave eksperiencë. Shumë të rinj shqiptarë, ky pik i gjen gjetkë. Kjo ka implikime të rëndësishme për pruduktivitetin në tregun e punës. Pra, nëse produktiviteti maksimal i një punëtori arrihet në mesin e karrierës, aty rreth moshës 40 deri 45 vjeç, falë kapitalit njerëzor të akumuluar nga edukimi dhe eksperienca e punës, atë e gëzojnë ekonomi të tjera jashtë Shqipërisë.

E kontekstualizuar me pasojat e krizës në tregun e punës në Shqipëri, sjellja e re e përshtatur në këto kushte ka të bëjë sipas Hysës me të mësuarit me vështirësitë e krijuara nga pandemia. Por kjo, thotë ai, nuk përmirëson parametrat ekonomikë të ekonomisë shqiptare.

“Me më pak të ardhura në buxhetin e shtetit dhe me borxhin publik që rritet, stabiliteti makroekonomik është në pikëpyetje”– shprehet Hysa.

Për ekspertin dhe pedagogun në fushën e ekonomisë Elvin Meka, problematikat e theksuara në tregun e punës nuk janë të reja, por sipas tij, Pandemia COVID-19 e gjeti tregun e punës në Shqipëri me kompleksin e tij të problematikave, kryesisht të natyrës strukturore, që pasqyronin defektet dhe ineficiencat që e shoqëronin atë.

“I orientuar kryesisht drejt shërbimeve, thellësisht në zonat urbane dhe ato turistike, ai do të ishte viktima kryesore e pandemisë dhe mbylljes thuajse totale të ekonomisë për një periudhë mbi 2 mujore. Pas hapjes graduale dhe të plotë të ekonomisë, mund të vërehen shumë lehtë pasojat thuajse të pariparueshme, e në disa raste, fatale, lidhur me disa shërbime e sipërmarrje ekonomike, të cilat edhe në vijim mbeten të kërcënuara në vijueshmërinë e tyre. Praktikisht, shërbimet hospitaliere dhe industria e mikpritjes, së bashku me sektorët shoqërues të tyre janë dhe do vijojnë të mbeten më të goditurit, ku dhe tregu i tyre i punës do të modifikohet në mënyrë të përhershme, duke pasqyruar përshtatjen e fortë që nevojitet në vijim, për të përballuar të tjera ndodhi e ngjarje si COVID-19″- shpjegon eksperti Meka.

Por a ka një zgjidhje kjo tablo e errët e tregut të punës në Shqipëri?

Gjergj Buxhuku mendon se shumë do varet nga zhvillimet në muajt e ardhshëm te tregjet globale dhe si do të pasqyrohet realiteti nga rënia në industrinë e turizmit dhe remitancat.

“Me këtë sistem ekonomik nuk mund të ketë asnjë strategji të efektshme punësimi. Duhet ndryshuar thelbi i sistemit ekonomik që të flasësh për politika punësimi Tani është në gjendje zhvillimi spontan, rastësishëm laiseez faire”– shprehet Buxhuku.

Eksperti Hysa mendon se duke qenë se kjo është krizë e shëndetit publik mbi të gjitha, siguria e jetës së punëtorëve vjen e para. Fasonët, thotë ai janë më të rrezikuarit ndaj edhe masat duhet të jenë më strikte. E dyta, shpjegon ai, Shqipëria ka mundësi të zhvillojë industritë e shërbimeve profesionale, përtej Call Centers. Një pjesë e mirë e punëtorëve në industri të tilla, sidomos në qendrat urbane, me pak mbështetje, mund të punojnë nga shtëpia. Ky është realitet goxha i ri edhe në perëndim. “Së fundi, duhet menduar për hartim strategjish kombëtare që frenojnë emigracionin masiv. Ky është momenti i duhur për t’a bërë një gjë të tillë”- sugjeron Hysa.

Eksperti Meka sheh rreze drite në gjithë këtë terr krize të shkaktuar nga pandemia.

Gjithsesi, jo çdo gjë duhet parë me pesimizëm, thotë ai, pasi disa sektorë po tregojnë zhdërvjelltësi dhe fleksibilitet, duke iu përshtatur nevojave dhe kërkesave të reja të tregut, zgjedhjeve dhe shijeve konsumatorë, klientëve ndërkombëtarë, etj.

“Konkretisht, sektori i fasonit (përpunimit aktiv)po tregon përshtatje në disa segmente të tij; sektori i shërbimeve të specializuara, që lidhen me teknologjinë dhe financën, ka përpara mundësi dhe qasje të reja për të përfituar nga puna në distancë (e që besoj se po shfrytëzohet nga sipërmarrje, sipërmarrës dhe individë të ndryshëm). Patjetër që modifikimet e kërkesës së tregut të punës do të vendosin të tjera standarde lidhur me kompetencat dhe dijet që kërkohen, ku në mënyrë të pashmangshme do të kemi një largim gradual nga punët që krijojnë vlerë të ulët të shtuar dhe kryesisht të nayrës mekanike, drejt atyre që kërkojnë përgatitje, kualifikim, njohuri të specializuara dhe aftësi të caktuara.”– thotë ai.

Tregu i punës sipas tij, do të kërkojë interdisplinaritet dhe sofistikim, që nënkupton më pak kërkesë për punë të thjeshta me produktivitet të ulët, që mbushin tregun.

Nga ana tjetër, ridimensionimi i tregtisë ndërkombëtare dhe shkërmoqja e modelit aktual të globalizimit, mund të jetë një shans historik që i ofrohet tregut shqiptar, paçka se i vogël, për të pritur kërkesa nga tregu ndërkombëtar që kushtëzojnë ngritjen dhe zhvillimin e disa industrive, kryesisht të lehta, mekanike, elektrike dhe automotive, pa përjashtuar dhe atë agro-ushqimore. Kjo mundësi duhet trajtuar me shumë vëmendje dhe kujdes, pasi koha ikën shpejt dhe e vetmja mundësi për ta krijuar një industri të tillë është sigurimi në vend i një fuqie punëtore të kualifikuar, të përshtatshme dhe kompetente për to.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion