LIVE UPDATES
Ekonomi

Hiqet TVSH nga zero për profesionet e lira, nga 1 janari do e paguajnë mbi 10 milionë lekë

31 Korrik 2020, 05:12 Nga DOSJA
Hiqet TVSH nga zero për profesionet e lira, nga 1 janari do e paguajnë

SHQIPËRI-Kontabilistët, audituesit, noterët, avokatët, vlerësuesit e pasurive dhe të gjithë profesionet e tjera të lira, nga 1 janari i vitit të ardhshëm, nuk do të paguajnë më TVSH-në nga zero, por mbi qarkullimin vjetor prej 10 milionë lekësh, ashtu si gjithë bizneset e tjera.

Ndryshimi është publikuar në Fletoren e fundit zyrtare, në të cilin u miratua dhe rritja e kufirit minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar nga 2 në 10 milionë lekë, nga 1 janari I vitit të ardhshëm.

I njëjti  shfuqizoi dhe pikat 2 dhe 3 të nenit 11 të vendimit Nr. 953, datë 29.12.2014 për dispozitat zbatuese të ligjit të TVSH-së. Pika 2 e këtij neni përcaktonte se “Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në për personat e tatueshëm, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre, është zero. Të gjithë këta janë persona të tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, edhe nëse kryejnë veprimtari të përjashtuar sipas ligjit”.

Ky nen nga 1 janari 2021 shfuqizohet.

Është rritur pragu i TVSH-së nga 5 në 10 milionë lekë edhe për prodhuesit bujqësore që janë në skemën e kompensimit. Neni 3, që shfuzizohet nga 1 janar përcaktonte se “Për prodhuesit bujqësorë, për të cilët zbatohet regjimi i veçantë i skemës së kompensimit dhe që e zhvillojnë veprimtarinë ekonomike si fermerë individualë, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh në një vit kalendarik.

 

TVSH nga zero për profesionet e lira u shoqërua me shumë debate

Profesionet e lira kanë paguar TVSH nga zero, që nga janari i vitit 2015, bazuar në vendimin VENDIM Nr. 953, datë 29.12.2014, PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR, përveç dentistëve, që ndonëse përfshihen në listen e profesioneve të lira hynin te furnizimet e përjashtuara dhe nuk paguanin TVSH.

Ky vendim u kundështua fort në atë kohë nga profesionistët e lirë, që argumentuan jo vetëm diferencimin nga subjektet e tjera (në atë kohë kufiri minimal I regjistrimit të TVSH-së ishte 5 milionë lekë), por edhe faktin që ata ofronin shërbim mendor dhe nuk kishin shpenzime ku ta shkarkonin TVSH-së.

Në vitin 2017 Dhoma Kombëtare e Avokatisë çoi në Gjykatë Këshillin e Ministrave, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit. Gjykata e Lartë e rrëzoi pjesërisht vendimin e qeverisë që sanksiononte se profesionet e lira do të paguanin Tatim mbi Vlerën e Shtuar, duke shfrytëzuar handikapin ligjor se Këshilli i Ministrave nuk ka kompetencën për të përcaktuar kategoritë që përjashtohen apo futen në TVSH, por vetëm përcaktimin e kufirit minimal.

Por, në fund po të atij viti, qeveria nxitoi të plotësonte hapësirat ligjore që u shfrytëzuan nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë për të rrëzuar pjesërisht vendimin, duke përfshirënë kompetencat e saj dy pika specifike: kufirit minimal për t’u përfshirë në TVSH si dhe atributi për ata që përjashtohen dhe hyjnë në skemë.

Këto vendime “korrigjuan” atë që përcaktoi Gjykata e Lartë për avokatët ku pati një shfuqizim të pjesshëm ligjor që i hapi rrugë gjithë çështjes së profesioneve të lira të bënin të njëjtin veprim. Avokatët ishin të përjashtuar nga skema falë këtij vendimi ndërkohe që asnjë nga grupet e tjera nuk e çoi çështjen në Gjykatë për të përfituar të njëjtin trajtim kjo edhe për faktin se koha nuk premtonte ndërkohe që qeveria rregulloi “ngërçin” ligjor.

Si rrjedhojë, të gjitha profesionet e lira, përveç dentistëve e mjekëve u detyruan të paguanin TVSH-në nga zero.

Por, tashmë nga 1 janari 2021, ata do të trajtohen si gjithë subjektet e tjera dhe do të paguajnë TVSH vetëm kur të kalojnë qarkullimin vjetor prej 10 milionë lekë.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi hiqet tvsh për profesionet e lira tvsh për profesionet e lira hiqet tvsh për profesionet e lira tvsh për profesionet e lira

Sondazh

Poll
Ekonomi 29 Korrik 2020, 11:45

SHQIPËRI- Nga Paketa financiare 2, rreth 82% e përfituesve janë paguar me bonusin 40 mijë lekë, sipas të dhënave të përditësuara të Ministrisë të Financave...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë