LIVE UPDATES
Ekonomi

COVID-19/Të ardhurat për frymë të çdo shqiptari pritet të ulen me 270 euro, humbje totale 770 mln euro

30 Korrik 2020, 05:12 Nga DOSJA
COVID-19/Të ardhurat për frymë të çdo shqiptari

Shqipëri– Në Kuadrin e fundit makroekonomik, qeveria shqiptare parashikon që të ardhurat për frymë në vitin 2020 të zbresin në 553 mijë lekë (rreth 4,760 euro). Në krahasim me një vit më parë, këto të ardhura pritet të bien me 5.7%, ose me rreth 270 euro më pak për çdo shqiptar.

Kjo është hera e parë, të paktën në dekadën e fundit, që të ardhurat për frymë vlerësohen në ulje. Arsyeja kryesore lidhet me pasojat që pandemia e Covid ka dhënë në ekonomi. Për 2.84 milionë banorë që ka vendi, humbja totale e të ardhurave vlerësohet të arrijë në rreth 770 milionë euro.

Humbja e këtyre të ardhurave, sipas parashikimit të qeverisë, pritet të rikuperohet me shpejtësi në vitet në vijim, duke arritur në 604 mijë lekë (PBB për frymë) në vitin 2021 dhe 648 mijë lekë në vitin 2022.

Sipas parashikimeve në Kuadrin makroekonomik, pas recensionit të fortë në vitin 2020, aktualisht i parashikuar në -4.3%, ekonomia pritet të rikuperohet në vitin 2021 dhe të vijojë trendin pozitiv në periudhën afatmesme. Rritja ekonomike parashikohet në 5.9% në vitin 2021 dhe të vijojë të qëndrojë afër nivelit prej 4% gjatë periudhës afatmesme në vijim. Më specifikisht rritja ekonomike parashikohet në 3.8 dhe 3.9% respektivisht për vitet 2022 dhe 2023.

Kuadri makroekonomik parashikon që norma e papunësisë të rritet në 13.8% në 2020-n, nga 12% në fund të 2019-s, ndërsa numri i vendeve të punës do të ulet lehtë me 0.2%. Por, rikuperimi pritet i fortë dhe papunësia pritet të bjerë sërish në 10.9% në vitin 2021 dhe 9.4% në vitin 2022.

Në përputhje me parashikimet afatmesme të rritjes, punësimi pritet të rritet me një mesatare prej rreth 2.4% në vit gjatë viteve 2021–2023. Shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në forcat e punës do të jetë gjeneruesi kryesor i rritjes së ofertës së punës. Ndërsa rritja e kërkesës për punë pritet të reflektojë pak a shumë të njëjtën strukturë të perspektivës së ofertës agregate të aktivitetit ekonomik.

Rrjedhimisht pritet që shërbimet të kontribuojnë më shumë në rritjen e kërkesës për punë në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë. Pavarësisht zgjerimit të pritshëm të punësimit në afatin e mesëm, sërish produktiviteti i përgjithshëm i punës pritet të ketë një përmirësim të lehtë gjatë kësaj periudhe.

Nga do të vijë rritja

Në periudhën afatmesme, rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi privat ashtu edhe investimet. Ndërkohë kërkesa e huaj neto (eksport–import) pritet të ketë pothuajse një efekt neutral. Konsumi privat pritet të nxitet kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit, si dhe nga përmirësimet në tregun e punës. Këto të fundit priten të transmetohen në një rritje graduale të pagave të cilat më tej do të stimulojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve, duke krijuar efektin e raundit të dytë në nxitjen e konsumit, si dhe duke intensifikuar prirjen e konsumatorëve për financimin e mëtejshëm të konsumit nëpërmjet një kredimarrje më të lartë.

Ndërkohë, kredimarrja për konsum parashikohet të nxitet nga përmirësimi i kushteve financiare të individëve, ashtu edhe nga lehtësimi i pritshëm i standardeve të huadhënies nga sistemi bankar në periudhën afatmesme, pas kapërcimit të efektit negativ nga goditja e pandemisë.

Ndërsa rritja graduale e investimeve pritet të nxitet nga një shfrytëzim më i intensifikuar i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit, si dhe nga përshpejtimi i aktivitetit ekonomik gjatë periudhës së parashikuar dhe perceptimi i përmirësuar i biznesit mbi perspektivën ekonomike afatmesme e afatgjatë. Njëkohësisht edhe përmirësimi i kushteve financiare dhe lehtësimit të standardeve të huadhënies priten të jenë një faktor i rëndësishëm incentivues i investimeve private në afatin e mesëm.

Specifikisht, konsumi final total për periudhën afatmesme (2021–2023) parashikohet të rritet në terma realë me mesatarisht rreth 3.8% në vit, duke kontribuar me mesatarisht rreth 3.4 pikë përqindje në vit në rritjen e PBB-së-së. Ndërsa investimet totale në ekonomi parashikohen të rriten në terma realë mbi nivelin 3.1% në vitet 2021–2023, me një kontribut mesatar në rritjen totale prej rreth 0.7 pikë përqindje në vit.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi të ardhurat për frymë të ardhurat për frymë


Sondazh

Poll
Ekonomi 29 Korrik 2020, 11:45

SHQIPËRI- Nga Paketa financiare 2, rreth 82% e përfituesve janë paguar me bonusin 40 mijë lekë, sipas të dhënave të përditësuara të Ministrisë të Financave...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet