LIVE UPDATES
Aktualitet

Zgjatja e Vettingut, VOA: SHBA-BE thirrje deputetëve, demokratët me kritika të forta

9 Shkurt 2022, 07:50 Nga DOSJA
Zgjatja e Vettingut, VOA: SHBA-BE thirrje deputetëve, demokratët me

TIRANË– Në Shqipëri, të martën, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Delegacioni i Bashkimit europian, i bënë thirrje deputetëve shqiptarë, përmes një deklarate të përbashkët, që të mbështesin zgjatjen e mandatit të institucioneve të Vettingut. Deklarata vjen ndërsa të enjten, parlamenti do të duhet të shprehet me votë për propozimin e shumicës për ndryshimet në kushtetutë që mundësojnë që veprimtaria e Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Komisionerëve publik të shtyhet deri në fund të vitit 2024. Afati për këto dy institucione skadon në qershor të këtij viti, dhe sipas përllogaritjeve, deri në atë kohë, të paktën 30 përqind e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk do t’i jetë nënshtruar procesit të rivlerësimit.

Në deklaratën e përbashkët të ambasadës amerikane dhe Delegacionit të BE-së vihet në dukje se “gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka bërë përparime domethënëse në reformat e anëtarësimit në BE. Ndër hapat më të vështirë, por thelbësorë, ka qenë miratimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi. Jemi në një moment të rëndësishëm pasi reforma në drejtësi po jep rezultate”. Deklarata thekson më tej se “Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një element themelor i reformës në drejtësi. Për t’u mundësuar institucioneve të vetingut të kryejnë misionin e tyre, është i nevojshëm ndryshimi i kushtetutës për ta zgjatur mandatin e tyre për një periudhë të kufizuar. Komisioni i Venecias konfirmoi se zgjatja e propozuar është në përputhje me standardet evropiane dhe është e nevojshme për të garantuar barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike”.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, pas përfundimit të mandatit të KPK-së, rivlerësimi të mund të bëhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për gjykatësit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për prokurorët. Por në këtë fazë, siç shprehet në Opnionin e tij dhe Komisioni i Venecias, një gjë e tillë rrezikon të çojë në mospërputhje të standardeve dhe praktikave të ndjekura deri tani.

Dhe një analizë e kryer më herët nga Instituti për Studime Publike dhe Ligjore (ISPL) vlerëson se “vettingu duhet të përfundojë njëherësh me përfundimin e KPK-së, që është, arsyeja pse ligjvënësi vendosi të krijonte një organ me një pushtet të tillë, të vetëm dhe të specializuar. Kjo arsye vijon të jetë aktuale, pavarësisht nga ekzistenca e Këshillave”. Analiza e ISPL-së, shpjegon më tej se “rivlerësimi kalimtar është një proces që u vendos të realizohej në një moment të caktuar, për një grup të caktuar. Ky proces, me kushtet dhe standardet që vendosi, do të duhet ta përmbyllë misionin për të cilin është krijuar. Qëllimi i ligjvënësit, kur ka përcaktuar mandatin 5 vjecar të funksionimit të tij, nuk ka qenë që pas 5 viteve ky organ të zëvendësohej, por ka qenë që këto 5 vite të ishin të mjaftueshme që ky organ ta përmbushte këtë detyrë. Vetëm për të rregulluar raste përjashtimore, nëse do të ngeleshin pa u shqyrtuar, ligjvënësi parashikoi garancinë që procesi do të vijohej nga Këshillat”.

Miratimi i zgjatjes së mandateve kërkon dy të tretat e votave në parlament, ose mbështetjen e 94 nga 140 deputetëve. Demokratët kanë patur kritika të forta ndaj zbatimit të reformës në Drejtësi, dhe nuk kanë dalë ende me një vendim të prerë ndaj zgjatjes ose jo të mandatit.

Në deklaratën e të martës, ambasada amerikane dhe Delegacioni i BE-së nënvizojnë se “zgjatja e propozuar e vetingut mbështetet fuqishëm nga miqtë e Shqipërisë që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo nuk është çështje partiake. Shpresojmë që të gjithë deputetët – pavarësisht nga përkatësia partiake – ta shohin këtë si një çështje të interesit kombëtar dhe të votojnë në përputhje me të, ashtu siç kanë mbështetur gjithmonë rrugën evropiane të Shqipërisë. Vota për zgjatjen e vetingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, përfundon deklarata./Marre nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zgjatja e organeve te vettingut zgjatja e vettingut zgjatja e organeve te vettingut zgjatja e vettingut

Sondazh

Poll
Aktualitet 9 Shkurt 2022, 07:03

PAMJET: Nis shembja e banesave tek “5 maji”

TIRANË- Nis shembja e banesave tek zona e “5 majit”. Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur ndërhyrjen në banesën e pa...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj