LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Gjermani, Baerbock, Scholz, Laschet grinden në debatin e parë televiziv trio

30 Gusht 2021, 11:04 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Gjermani, Baerbock, Scholz, Laschet grinden në debatin e

GJERMANI- Vetëm pesë minuta kohë kishin kaluar nga fillimi i debatit televiziv, kur të tre politikanët u përplasën për herë të parë. Annalena Barbock nga Të Gjelbrit, Armin Laschet nga CDU dhe Olaf Scholz nga SPD, secili nga treshja do të hyjë në zyrën e kancelares. Vetëm pas pesë minutash erdhi një pyetje për Afganistanin. Dhe mirësjellja e minutave të para mori fund. Laschet kundër Scholz, Scholzi kundër Laschet, Baerbock kundër Laschet e Scholz, kundër të dy partive që qeverisin aktualisht, CDU dhe SPD.

Zhvillimet në Afganistan janë një “katastrofë” për perëndimin, por edhe për qeverinë gjermane, thekson Laschet. Që të tre shohin nevojën e përmirësimit të armatimit tek Bundeswehri. Laschet tematizon dronet e armatosura dhe akuzon SPD për bllokadë në këtë drejtim. Baerbock bën fjalë për shmangje të përgjegjësisë nga qeveria gjermane. Në debat kjo mbeti tema kryesore e politikës së jashtme. Vetëm në fund kur vjen fjala për partinë e Majta, nëse është e aftë për koalicion qeverisës, Baerbock dhe Scholz prekin temvn e politikës së jashtme me përgjigje të paqarta.

Finalja e fushatës

Katër javë kanë mbetur deri tek e diela e zgjedhjeve parlamentare më 26 shtator. Debati televiziv i tre kandidatëve në televizionet ntv dhe RTL jep sinjalin e fillimit të fazës finale të fushatës zgjedhore. Në sondazhe, Olaf Schilz është politikani më I preferuar për të qenë kancelar, Laschet më pak i preferuari. Baerbock duket se ka më pak shanse për t’u zgjedhur në postin e kancelares.

Një moment interesant i debatit ishte kur dy moderatorët drejtuan pyetjet që duhet të merrnin përgjigje të shkurtra, vetëm me Po ose Jo. A duhet të ketë një detyrim për vaksinim në Gjermani? Baerbock nuk e përjashton këtë, kurse Laschet dhe Scholz përgjigjen menjëherë “jo”. Ajo që ra në sy: Baerbock dhe Laschet ishin më të gatshëm të sulmonin njëri-tjetrin. Laschet ironizoi kandidaten e Të Gjelbërve se vetëm përdor citate. “Ju lëshoni ca ide në ajër”, “prisni, me ngadalë njëherë”. Kurse Baerbock kundërpërgjigjet; Laschet lexon nga letra që ka përpara dhe se “nuk ka asnjë plan”.  Shpesh “trieli” kthehet në duel mes Laschet dhe Baerbock.

Debatet për kancelar nga viti 2002

Duelet për kancelar në Gjermani kanë filluar të zhvillohen nga viti 2002. Për herë të parë u ndeshën kancelari Gerhard Schröder SPD me kandidatin e Unionit, Edmund Stoiber, CSU. Që atëherë zhvillohen një ose dy duele, që analizohen me vëmendje për ecurinë e mëtejshme të fushatës zgjedhore. Por asnjëherë nuk ka pasur debat pa një kryetar qeverie në post. Gjithmonë janë përballur një kryetar/e qeverie që synon të rizgjidhet dhe sfiduesi/ja. Po ashtu asnjëherë nuk janë përballur tre kandidatë, gjë që ka futur edhe një koncept të ri “triel-in”.

“Rigjenerim”

Në disa tema të politikës së brendshme, Laschet fiton më shumë pikë duke e lidhur këtë me kritikë elegante ndaj të Gjelbërve edhe SPD. Në temën e politikës së tatimeve, politikës për industrinë, debatin gjinor apo ndjesinë e sigurisë tek popullata ai sjell më shumë detaje se kundërshtarët e tij. Por ata kundërpërgjigjen me qetësi, duke ofruar të dhëna për një gjendje tjetër politike, se ajo që paraqet Laschet. Baerbock merr si shembull klimën, kurse Scholz merr rregulloret europiane për mbrojtjen e të dhënave.

110 minuta zgjati debati i tre kandidatëve të dielën (29.08), që asnjëherë nuk degjeneroi në grindje të shëmtuar. Secili nga të tre kandidatët kishte mundësi që tek një temë ose tjetër të fitonte pikë. “Unë besoj, se ne duhet ta rigjenerojmë vendin tonë”, tha Baerbock, një nga fjalitë e para me përmbajtje në debat. Për shumë problematika ajo vë në shënjestër qëndrimin bazik të CDU dhe SPD në koalicionin me bazë të gjerë, “le të presim njëherë”. Laschet kërkoi të fitonte pikë si kreu qeverisës i një landi, ku në kohë të Coronës këto 20 muaj duhej të merrte shpesh vendime që kërkonin baraspeshim të madh. Olaf Scholz u përpoq të paraqitej më ceremonial. Kur moderatorët e ndërprisnin ai e rifillonte të njëjtën fjalinë me një qetësi të fortë. Trieli do të vazhdojë. Më 12 dhe 19 shtator kandidatët do të përballen sërish në debate televizive në stacione të tjera./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota annalena barbock armin laschet olaf scholz zgjedhjet ne gjermani annalena barbock armin laschet olaf scholz zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Poll
Bota 30 Gusht 2021, 10:38

SHBA– Të paktën një person ka vdekur ndërsa Uragani Ida lëviz në brendësi përgjatë Bregut të Gjirit të Luizianës, thanë zyrtarët të Dielën mbrëma.Pamjet e...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj