E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
GJERMANI– Krerët e partive CDU dhe CSU kërkojnë që çështja e kandidatit për kancelar në zgjedhjet e ardhshme nga partitë e Unionit të zgjidhet sa më parë. “Ne kemi një interes të madh që kjo çështje të vendoset sa më parë”, deklaroi shefi i deputetëve të partisë CDU në Bundestag Ralph Brinkhaus, në prag të fillimit të konsultimeve të krerëve të këtyre partive. “Mendoj se sonte në darkë do të jemi një hap më afër vendimit për kandidaturën”, theksoi ai. Ndërsa shefi i deputetëve të partisë CSU në Bundestag
Alexander Dobrindt theksoi: “Ka ardhur koha që të vendoset dhe besoj se brenda dy javësh do të kemi një vendim”.
Laschet apo Söder?
Në këshillimet e sotme do të marrin pjesë edhe dy krerët e partive – kryetari i CDU-së Armin Laschet dhe kolegu i tij nga CSU Markus Söder. Brinkhaus tha se ai e ka të qartë se pritjet janë që në këtë takim “të ndodhë diçka”. Por fillimisht duhet të bisedojmë me krerët e këtyre partive, pra Laschet dhe Söder. “Duhet të bisedojmë për linjat e veprimit në të ardhmen”.
Në këtë takim është prezente edhe kancelarja Angela Merkel (CDU), e cila ka vendosur që pas 16 vjet qeverisjeje në postin e kancelares, të mos kandidojë prapë.
Söder do të kandidojë?
Në hyrje të Bundestagut, kryetari i CSU dhe kryeministri i Bavarisë, Markus Söder la të kuptohet si ai do të kandidojë për postin e kancelarit. “Kohëra interesante. Ose siç thuhet tek ne në Bavari – të shikojmë njëherë e pastaj do të shohim”.
Brinkhaus deklaroi më parë se tani është koha “të gjejmë zgjidhjet më të mira për vendin dhe për partitë”. Sipas tij, partitë tjera do të ishin të lumtura, po të kishin mundësi të këtilla. Ndërsa Dobrindt tha se përzgjedhja e kandidatit është një “proces”, me të cilin duhet të merremi në mënyrë intensive. Por edhe ai pranoi se kjo çështje duhet të vendoset së shpejti. Edhe Laschet mendon se vendimi duhet të merret shpejt.
Mendimet janë të ndara se cili prej kandidatëve është më i përshtatshmi. Por besohet se pas këshillimeve të sotme do të dihet diçka më shumë.
Marrë nga DW.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË– Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, thotë se masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit nuk kanë shkaktuar fluksin e kosovarëve për t...
KINË– Në një rast të rrallë të pranimit të dobësisë së vaksinave kineze të koronavirusit, zyrtari më i lartë Qendrave Kineze për Kontrollin e Sëmundj...
KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 12 viktima si pasojë e virusit COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 529 raste t...
RUSI- Arsyeja që mbi 1.000 skiatorë hodhën rrobat e tyre të zakonshme të veshjeve të ngrohta ishte të thyejnë rekordin botëror të vitit të kaluar për atë që për...
BRUKSEL– Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka akuzuar Rusinë dhe Kinën se po pengon një përgjigje të unifikua...
GJERMANI– Gjermania ka vaksinuar rreth 15 për qind të popullatës së saj me një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, thuhet në të dhënat e Institutit Rob...
SHBA– Britania dhe Shtetet e Bashkuara “fuqishëm kundërshtojnë fushatën destabilizuese në Ukrainë” dhe i bëjnë thirrje Rusisë që të ndihmojë në uljen e te...
GJERMANI– Krerët e partive CDU dhe CSU kërkojnë që çështja e kandidatit për kancelar në zgjedhjet e ardhshme nga partitë e Unionit të zgjidhet sa m...
PEKIN– Në një pranim të rrallë të dobësisë së vaksinave kineze të koronavirusit , zyrtari më i lartë i kontrollit të sëmundjes në vend thotë se efektiviteti i t...
FRANCË-Franca do zgjasë intervalin kohor mes dy dozave të vaksinimit kundër koronavirus që janë prodhuar nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna me qëllim pershpej...