Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË– Zgjedhjet e 14 Shkurtit ë Kosovë do të mbahen pa monitorimin e bashksisë ndërkombëtare, ndërkohë që do të ketë 2 mijë vëzhgues më pak të angazhuar për monitorim në krahasim me zgjedhjet e 2019-ës, kjo për shkak dhe të pandemisë COVID-19, raporton Telegrafi.
Florent Spahija nga koalicioni i organizatave joqeveritare që monitorojnë procesin zgjedhor Demokracia në Veprim thotë se vetëm 500 vëzhgues do të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor në qendrat e votimit dhe në vendvotime.
“DnV ka marrë një vendim të tillë (për uljen e numrit të vëzhguesve) për shkak të pandemisë, e dyta, integriteti i zgjedhjeve ka shkuar duke u rritur dhe kjo është një arsye tjetër pse është zvogëluar misioni. Normalisht, do ta bëjmë me sistemin e monitorimit sistematik, normalisht nuk ka me qenë në të gjitha klasat, në të gjitha vendvotimet. Ajo që do të bëhet, do të bëhet përmes një mostre të caktuar”,– thotë ai.
Angazhimi i institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit te zgjedhjeve, për një proces të lirë zgjedhor, sipas tij, është arsyeja e ngritjes së integritetit zgjedhor në nivelin që është sot.
Meqë nuk mund të mbulojnë të gjitha qendrat e votimit e rrjedhimisht as të gjitha vendvotimet, Spahija bën të ditur se do të organizohen në bazë të kërkesës, të cilën e kanë përcaktuar bashkë me institucionet e tjera përgjegjëse.
“Ne do të kemi në teren 500 vëzhgues, të cilët do të komunikojnë me ne gjatë tërë ditës. Çdo shkelje që do të ndodhë gjatë ditës në vendvotim, është një pasqyrë reale për atë që ndodh në tërë territorin e Kosovës, por që konsiderojmë që integriteti i zgjedhjeve është në nivelin e tillë meqë është angazhuar Prokuroria, Policia e Kosovës, gjykatat, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe të gjitha organizatat dhe organizmat shtetëror për të mbrojtur votën. Në një qendër votimi mund të jenë 2-3 veta, por ndonjë qendër mund të mos mbulohet fare. Kjo varësisht nga ajo se qysh është përcaktuar mostra”, – thekson Spahija.
Ngritja e vetëdijes kombëtare se vota është e shenjtë, për Spahijën është garantuese për një proces zgjedhor të lirë. Në të kundërtën, ai thekson se kushdo që nuk respekton ligjin mund të shkojë në burg.
“Vazhdimisht kemi punuar si organizatë dhe si grup i organizatës në këtë drejtim, pra që me e rritë vetëdijen që vota është e shenjtë dhe duhet të mbrohet nga komisionerët por edhe nga vet qytetarët. Keqpërdorimi i votës është vepër penale dhe ka me u ndjek (ligjërisht), kurdo që zbulohet. Mos të mendojë dikush që nëse nuk shihet në vendvotim që po e keqpërdor votën, nuk ka me u pa nga dikush që i sheh ato fletëvotime, pra dikush i auditon ato fletëvotime, më pas mund të shkojë dikush në burg vetëm pse ka punuar në kundërshtim me atë që thotë ligji”,- shprehet ai.
Spahija thotë se ndonëse me numër të reduktuar të vëzhguesve, Demokracia në Veprim do të mbledh të gjitha informatat nga tereni në një qendër dhe do të bashkëpunojë ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.
Nesër, më 14 Shkurt, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa vendi shkoi në zgjedhje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Kandidati për Kryeministër nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se mbështetësit e LDK-së nuk do të votojnë Lëvizjën Vet...
SHBA- Një person në SHBA është arrestuar pasi kërcëoi Presidentin Joe Biden me vrasje gjatë protestës në 6 janar në Capitol Hill. “Wsoctv” shkruan s...
KOSOVË- Kosova ka hyrë zyrtarisht në heshtje zgjedhore ditën e sotme. Pas 10 ditë fushatë intensive dhe të zhurmshme data 13 shkurt është pritja në ankthë ...
SHBA- Armët bërthamore dhe programet e raketave balistike të Koresë së Veriut janë një përparësi urgjente për Shtetet e Bashkuara dhe Uashingtoni mbetet i vendo...
MEKSIKË- Një zbulim i rëndë është gjetur në Meksikë. Policia ka gjetur 18 qese plastike të mbushura me pjesë njerëzish. “Imagen Noticias” shkru...
GJERMANI– Qeveria gjermane vendosi t’i zgjasë sërish masat kufizuese të lirisë së qytetarëve për shkak të Covid-19. Mbyllja e fortë e jetës publike ...
ZVICËR- Një pamje tejet e rrallë vjen nga kopshti zoologjik i Zurich-ut në Zvicer. Disa flamingo luajnë me ujë teksa mbi to bie dëborë. Foton e ka postuar ...
RUSI- Rusia thotë se duhet të jetë e gatshme të përgjigjet nëse Bashkimi Evropian vendos sanksione të ashpra mbi të për arrestimin dhe burgosjen e kritikut të K...
KOSOVË- Një person ka vdekur dhe dy persona të tjerë janë plagosur në Mitrovicë. Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti nga Policia e Kosovës.Zahiti ka thënë ...
KOSOVË-Kandidati i PDK-së për kryeministër Enver Hoxhaj, i ftuar në “Pressing” ka deklaruar se kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti nuk ka...