LIVE UPDATES
Bota

Koreja e Veriut kthehet në prioritet urgjent për Shtetet e Bashkuara për shkak të armëve bërthamore dhe raketave balistike

13 Shkurt 2021, 07:36 Nga DOSJA
Koreja e Veriut kthehet në prioritet urgjent për Shtetet e Bashkuara

SHBA- Armët bërthamore dhe programet e raketave balistike të Koresë së Veriut janë një përparësi urgjente për Shtetet e Bashkuara dhe Uashingtoni mbetet i vendosur për çnuklearizimin e vendit, tha të premten Departamenti amerikan i Shtetit.

Mungesa e angazhimit të drejtpërdrejtë të administratës së Presidentit Biden me Korenë e Veriut nuk duhet të shihet si një tregues se sfida e paraqitur nga programet e saj të armatimit nuk është një përparësi, tha zëdhënësi i departamentit Ned Price.

“Në fakt është vërtet (përparësi)”, tha ai në një konferencë të rregullt për shtyp.

Koreja e Veriut vazhdoi të bëjë përparim në programet e saj bërthamore dhe të raketave në vitet e fundit “gjë që e bën këtë një përparësi urgjente për Shtetet e Bashkuara, për të cilën ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku me aleatët dhe partnerët tanë”, tha zoti Price.

“Dhe … premisa qendrore është që ne të mbetemi të përkushtuar për çnuklearizimin e Koresë së Veriut,” tha ai.

Zoti Price tha se mungesa e angazhimit të drejtpërdrejtë deri më sot ishte “për t’u siguruar që kemi bërë punën diplomatike, se kemi mbajtur kontakte të ngushta, në bashkëpunim me partnerët dhe aleatët tanë“, duke synuar një qasje të koordinuar.

Administrata e Presidentit Biden, e cila mori detyrën muajin e kaluar, thotë se po kryen një rishikim të plotë të politikës së Koresë së Veriut në konsultim me aleatët, veçanërisht Korenë e Jugut dhe Japoninë, pas angazhimit të paprecedent të ish-Presidentit Donald Trump me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, angazhim që nuk arriti ta bind Phenianin të heqë dorë nga armët bërthamore.

Një raport konfidencial i OKB-së, i parë nga të hënën nga agjensia e lajmeve Reuters tha se Koreja e Veriut zhvilloi programet e saj bërthamore dhe të raketave balistike gjatë vitit 2020 në shkelje të sanksioneve ndërkombëtare, duke ndihmuar në financimin e tyre me gati 300 milionë dollarë të vjedhura nëpërmjet hakerëve kibernetikë.

Zyrtari më i lartë për Azinë i Presidentit Joe Biden, Kurt Campbell, ka thënë se administrata duhet të vendosë shpejt se si t’i përqaset çështjes së Koresë së Veriut dhe të mos përsërisë një vonesë të epokës së ish-Presidentit Obama që çoi në hapa “provokues” nga Pheniani duke pamundësuar edhe angazhimin.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken, i cili diskutoi Korenë e Veriut me homologun e tij të Koresë së Jugut të enjten, ka thënë se sanksione shtesë mund të përdoren në koordinim me aleatët për ta shtyrë Korenë e Veriut drejt çnuklearizimit.

Zoti Biden e quajti Kim Jong Un-in një “bandit” gjatë fushatës zgjedhore dhe tha se ai do të takohej me të vetëm “me kushtin që ai të pranonte se do të ulte kapacitetin e tij bërthamor për të arritur deri tek takimi”.

MARRË NGA VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antony blinken armët bërthamore joe biden kim jong un kurt campbell ned price antony blinken armët bërthamore joe biden kim jong un kurt campbell ned price

Sondazh

Poll
Bota 12 Shkurt 2021, 22:00

KQZ-ja pranon mbi 38.000 pako me fletëvotime

KOSOVË – Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më 12 shkurt në këtë institucion kanë pranuar 38,339 pako me ...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion