LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Serbi/ Analiza e VOA: Populistët pritet të ruajnë pushtetin

3 Prill 2022, 12:25 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Serbi/ Analiza e VOA: Populistët pritet të

Në Serbi po mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare e presidenciale dhe për pushtetin lokal në një palë votime që ka të ngjarë të mbajnë në pushtet një qeveri populiste në vendin ballkanik, që ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Rreth 6.5 milionë votues zgjedhin presidentin, një parlament të ri dhe autoritetet lokale në Beograd si dhe në një duzinë qytetesh dhe komunash të tjera. Anketat e opinionit parashikojnë se presidenti, Aleksandër Vuçiç, do të fitojë një mandat tjetër pesëvjeçar dhe se Partia e tij Përparimtare Serbe e krahut të djathtë, do të dominojë sërish parlamentin 250 vendesh.

Por, grupet opozitare kanë një shans për të fituar shumicën në Beograd, thonë analistët. Kjo do t’i jepte një goditje të rëndë sundimit dhjetvjecar të paprekshëm të populistëve në Serbi. Aleaksandër Vuçiç, një ish-ultranacionalist që është mburrur për lidhjet e ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, është përpjekur të portretizojë veten si garantues i qëndrueshmërisë mes trazirave që po shpërthejnë në Evropë.

Në vendin që kaloi një seri luftërash në vitet 1990 dhe një bombardim të NATO-s në vitin 1999, frika e përhapjes së një konflikti i shkoi për shtati presidentit Vuçiç. Megjithëse Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, presidenti Vuçiç ka forcuar lidhjet e ngushta me Rusinë dhe Kinën, duke llogaritur në pakënaqësinë e serbëve ndaj perëndimit për shkak të bombardimeve të NATO-s që i dhanë fund luftës në Kosovë.

Serbia ka mbështetur një rezolutë të Kombeve të Bashkuara që dënon agresionin rus në Ukrainë, por Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Moskës, një aleate historike sllave. Grupet opozitare gjithashtu janë përmbajtur kryesisht nga mbrojtja publike e një linje më të ashpër ndaj Moskës. Rusia mbështet pretendimin e Serbisë për Kosovën, e cila shpalli pavarësinë e saj me mbështetjen e perëndimit në vitin 2008.

Pas bojkotimit të votimeve të vitit 2020, partitë kryesore të opozitës thonë se zgjedhjet e sotme janë gjithashtu larg të qenit të lira dhe të drejta për shkak të dominimit të Vuçiçit mbi mediat kryesore dhe institucionet shtetërore.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës synojnë tri vende në parlamentin serb

Shqiptarët në Luginën e Preshevës, do të zgjedhin mes 20 kandidatëve për deputetë nga “Koalicioni i shqiptarëve të luginës” që udhëhiqet nga Shaip Kamberi i cili deri tani ka mbajtur postin e deputetit dhe “Alternativa Demokratike shqiptare”, që udhëhiqet nga Shqiprim Arifi, ish kryetar i komunës së Preshevës.

Pas zgjedhjeve të vitit 2020, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë përfaqësuar me tre deputetë në parlamentin prej 250 vendesh të Serbisë dhe përfaqësuesit politikë shpresojnë që të përsërisin këtë përfaqësim me gjithë ndarjet e brendshme.

Serbët e Kosovës votojnë në Serbi

Qytetarët serbë nga Kosova votojnë në tri komuna në jug te Serbisë, meqë qeveria e Kosovës nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve serbe brenda territorit të saj. Qeveria e Kosovës tha se nuk arriti një marrëveshje me Serbinë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, meqë Beogradi refuzoi që qeveria serbe t’i drejtohet me kërkesë qeverisë së Kosovës. Presidenti serb tha se Kosova synoi që përmes zgjedhjeve të sigurojë njohjen e pavarësisë së saj nga Serbia.

Në të kaluarën zgjedhjet e Serbisë në Kosovë janë lehtësuar nga misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i cili që nga viti 2002 ka bërë mbledhjen e votave.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet në serbi zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj