“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Zëvendës ministrja ukrainase: Forcat ruse po mbajnë peng 11 kryebashkiakë ukrainas
3 Prill 2022, 11:22Nga DOSJA
UKRAINË- Zëvendës ministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha në një deklaratë se forcat ruse po mbajnë peng 11 kryebashkiakë të zonave lokale të Ukrainës dhe kanë vrarë një kryetar bashkie në paraburgim.
Sipas CNN, në një mesazh të postuar në mediat sociale, Vereshchuk tha se 11 kryebashkiakë lokalë nga rajonet e Kievit, Khersonit, Mykolaiv dhe Donetsk janë rrëmbyer nga forcat ruse.
Ajo shtoi se Ukraina do të informojë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, OKB-në dhe organizata të tjera për robërinë e tyre.
Ndërkohë Vereshchuk tha se qeveria ukrainase mësoi të shtunën se Olga Sukhenko, kryetarja e Motyzhyn, një fshat në rajonin e Kievit, u vra në robëri nga forcat ruse.
“Ky është një krim lufte, ata që janë përgjegjës do të dënohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitar. Ukraina do të bëjë përpjekje për të siguruar që civilët tanë, kryebashkiakët, priftërinjtë, gazetarët dhe aktivistët tanë të çlirohen nga paraburgimi”-tha Vereshchuk.
Forcat ruse kanë arrestuar zyrtarë të qeverisë lokale në një numër rastesh rreth Ukrainës. Trupat e të paktën 20 burrave civilë janë gjetur të shtrirë nëpër rrugë në qytetin Bucha, në veriperëndim të Kievit pas tërheqjes së forcave ruse nga zona në imazhet tronditëse të publikuara nga AFP të shtunën.
UKRAINË- Ministri ukrainas i Punëve të Jashmte, Dmitry Kuleba tha se më e keqja nuk ka ardhur ende, duke iu referuar luftës dhe pasojave të saj katastrofal...
SERBI– Kreu i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe deputeti shiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka kërkuar angazhimim maksimal të shqip...
RUSI- Një aktore ka akuzuar bashkëshorti e saj, ish-dhëndri i Vladimir Putinit, pasi ajo pretendon se ai i ka vjedhur vajzën e tyre të porsalindur dhe po e fshe...
BEOGRAD– Sot Serbia po zhvillon tre palë zgjedhje brenda një dite, ku votohet edhe për presidentin e vendit. Një qytetar, me shumë gjasa shqiptar, ka “vot...
UKRAINË- Ndërsa lufta Rusi-Ukrainë vazhdon, me Moskën që bombardon pamëshirshëm qytetet e Ukrainës, gati 158 fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa mbi 258 janë ...
LITUANI- Lituania nuk do të importojë më gaz rus për të përmbushur nevojat e saj të brendshme, duke u bërë vendi i parë në Evropë që ka siguruar pavarësinë e sa...
UKRAINË– Raketat kanë goditur portin Mykolaiv të Detit të Zi të Ukrainës, ka thënë një ndihmës i ministrisë së brendshme të vendit.Më parë, një sulm ...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky lëshoi një dekret të dielën duke i dhënë një medalje pas vdekjes për guxim fotoreporterit ukrainas, Maksy...