LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Ish-nënpresidenti Joe Biden, me epërsi në anketa

2 Maj 2019, 06:29 Nga DOSJA
Zgjedhjet në SHBA/ Ish-nënpresidenti Joe Biden, me epërsi në

SHBA-Ish-nënpresidenti Joe Biden renditet në krye të listës së konkurrentëve demokratë për zgjedhjet presidenciale, siç rezulton nga një anketë e re e zhvilluar pas përfshirjes së tij në garë. Zoti Biden është hedhur menjëherë në kritika ndaj Presidentit Trump, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone:

Ish-nënpresidenti Joe Biden gjeti një pritje të ngrohtë në tubimin e tij të parë për fushatë të hënën në Pitsburg. Ai e bëri krejt të qartë se do të përqëndrohet tek ato që i quan politika përçarëse të Presidentit Trump:

Duhet t’ua bëjmë të qartë se kush jemi. Ne demokratët dhe të pavarurit që kemi të njëjtat pikëpamje, duhet të zgjedhim shpresën në vend të frikës, bashkimin në vend të përçarjes dhe ndoshta, ajo që është edhe më e rëndësishme, të zgjedhim të vërtetën mbi gënjeshtrën”.

Përkrahësit e zotit Biden kishin dalë që herët për të marrë pjesë në tubim:

Mendoj se Joe Biden është një politikan me eksperiencë dhe se është njeri i mirë dhe i ndershëm. Këto kanë më shumë rëndësi për mua,” thotë një përkrahëse e zotit Biden.

Edhe Presidenti Trump ka dalë në fushatë këto ditë. Në një tubim në Uashington, ai u hodh në sulm ndaj Partisë Demokrate:

Tani demokratët janë bërë partia e taksave të larta, krimit në nivele të larta, kufijve të hapur, abortit në muaj të avancuar, trillimeve dhe fantazive. Partia Republikane është partia e të gjithë amerikanëve. Vërtetë ashtu. Dhe partia e mendimit logjik”.

Presidenti Trump e ka sulmuar zotin Biden përmes Twitterit, duke vënë në dukje moshën e avancuar, megjithëse të dy ata janë në të 70-tat.

Unë jam i ri, energjik. Shoh Joe-n. Nuk di ç’të them për të,” thotë presidenti.

Zoti Biden aktualisht kryeson në grupin e njëzet pretendentëve demokratë, pasuar nga Senatori nga Vermonti, Bernie Sanders.

Zoti Sanders është një ndër pretendentët demokratë që flasin për nevojën për ndryshime rrënjësore:

Nuk kemi për detyrë vetëm të fitojmë garën për Shtëpinë e Bardhë, por të transformojmë ekonominë dhe qeverinë e këtij vendi,” tha zoti Sanders.

Deri tani, rivalët demokratë nuk duket se ia kanë frikën zotit Biden, megjithëse ai kryeson në garë, thotë analisti Matt Dallek

Është një grup shumë i madh konkurrentësh. Është ende herët që të presim nga anketat të parashikojnë çfarë nënkupton epërsia e zotit Biden, përveç faktit se atë e njohin njerëzit dhe ka prej tyre që kanë kujtime të mira”.

Demokratët kanë alternativa të ndryshme në këtë grup konkurrentësh, përfshirë gra dhe pakica. Por ata duan një kandidat të fortë që do të jetë në gjendje të mundë Presidentin Trump në zgjedhje, thotë eksperti Bill Sweeney:

Kemi grupin më të larmishëm të pretendentëve që ka pasur ndonjëherë ky vend. Pra zgjedhësit demokratë kanë plot alternativa. Një tjetër pyetje që do t’i bëjnë vetes zgjedhësit demokratë kur të bëhen votimet brenda partisë do të jetë: Kush është ai që është në gjendje të mundë Donald Trumpin?”

Deri tani, shumë votues demokratë që e bëjnë këtë pyetje duket se preferojnë zotin Biden. Sipas analistëve, kjo është arsyeja që i ka dhënë atij epërsi në anketa.

Marrë nga: VOA

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota joe biden shba zgjedhjet presidenciale joe biden shba zgjedhjet presidenciale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj