LIVE UPDATES
Aktualitet

Zgjedhjet në Shqipëri, Imzot George Frendo apel të fortë: Duam politikanë të pastër dhe të matur, të kthejnë sytë nga

27 Shtator 2020, 15:32 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Shqipëri, Imzot George Frendo apel të fortë:

TIRANË– Shtatori, që prej katër vitesh, është muaji i shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku. Për të nderuar veprën e shenjtores, misionares katolike shqiptare, emrin e saj e mban sot aeroporti i vetëm ndërkombëtar, Qendra Spitalore Universitare, më e madhja në vend, sheshi ku mbajti meshën e shenjtë Papa Françesku, kur vizitoi Tiranën, në shtator të vitit 2014. Statuja e saj është vendosur në hyrje të Katedrales Katolike të Shën Palit në kryeqytet, ku Papa Gjon Pali i II-të vuri gurin e parë në themelin e saj, kur vizitoi në 1993 për herë të parë Shqipërinë, pas shembjes së regjimit komunist. Posta Shqiptare ka emetuar pulla me portretin e Nënë Terezës. Por përtej këtij nderimi shenjtorja është e pranishme në Shqipëri me trashëgiminë e saj shpirtërore, me mesazhet universale për kuptimin e jetës dhe marrëdhënieve mes njerëzve.

Mesazhe me vlerë aktuale për paqen, drejtësinë, dinjitetin

Arkipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo, në bisedë me Deutsche Wellen, thotë se Nënë Tereza është shenjtorja e parë shqiptare pas shumë shekujsh. “Shenjtori i parë shqiptar ka qenë Shën Asti, ipeshkvi i Durrësit, i shpallur martir në shekujt e I-rë dhe të II-të të Krishtërimit. Pas tij, në lashtësi, ka patur edhe të tjerë. Për disa shekuj nuk pati shenjtorë shqiptarë deri kur Nënë Tereza u shpall shenjtore 4 vjet më parë, më 5 shtator 2016. Në vitin 1979, ajo meritoi ꞔmimin Nobel për Paqen, me motivacionin “për punën e saj në luftën për të kapërcyer varfërinë dhe fatkeqësinë, që përbëjnë kërcënim për paqen”, thotë Imzot George Frendo, me origjinë nga Malta dhe nënshtetësi shqiptare.

Kur e pyes se ꞔfarë është drejtësia për shenjtoren shqiptare ai thotë, se “për Nënë Terezën drejtësia është themeli  i paqes. Paqja nuk është inerci. Për paqen duhet luftuar kundër padrejtësisë, egoizmit, korrupsionit. Paqja nuk është kompromis. Ajo vjen vetëm përmes drejtësisë, të vërtetës, respektit ndaj dinjitetit të pazëvendësueshëm të njeriut.”

Kontributi më i madh në trashëgiminë e ꞔmuar shpirtërore të shenjtores shqiptare është pikërisht mesazhi që ꞔdo njeri ka një dinjitet të pazëvendësueshëm, thjesht për faktin që është njeri. “Si besimtare e fortë katolike, në fytyrën e ꞔdo njeriu, sidomos të atyre që ishin të sëmurë, të varfër, të braktisur, të mënjanuar, viktima të padrejtësisë, ajo shihte shëmbëlltyrën, fytyrën e Krishtit. Nënë Tereza ia kushtoi gjithë jetën e saj të vërtetës se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe janë pajisur nga Zoti me një bukuri dhe vlerë të veçantë, të patjetërsueshme,” thotë për DW, Imzot George Frendo.

Politikanët në Shqipëri të hapin sytë për të varfërit

Imzot George Frendo i sheh zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, në pranverën e ardhshme, më 25 prill, si një mundësi e mirë që shoqëria dhe politika të kthejnë më shumë sytë tek të varfërit dhe shtresat në nevojë. “Në Shqipëri ka ende shumë të varfër, edhe pse situata në krahasim me 25 vite më parë është përmirësuar. Ka shumë diferenca dhe pabarazi sociale. Edhe në Shqipëri po rendet pas fitimit personal dhe harresës ndaj botës së varfër. Jetojmë në një  botë të trazuar, me mentalitet konsumist, materialist, që ka korruptuar edhe politikën.

Dëshira e Imzot Georg Frendos me afrimin e zgjedhjeve parlamentare 2021: “Uroj që politikanët të jenë më të vetëdijshëm për ekzistencën e botës së të varfërve dhe të interesohen jo vetëm për të fituar votat e saj, por edhe për të respektuar dinjitetin e njerëzve të kësaj bote, për të kontribuar që të varfërit të kenë një jetë më të denjë si qënie njerëzore.”

Ai citon Papa Françeskun t’i ketë përkufizuar shoqëritë e sotme si “globalizim të diferencës”. “Politikanët në Shqipëri duhet të hapin mirë sytë për të zbutur diferencat sociale, përmirësusar situatën e të varfërve, anonimëve, të mënjanuarve nga shoqëria përmes politikash mbështetëse dhe integruese”, thotë Imzot George Frendo.

Për ꞔfarë lloj politikanësh ka nevojë Shqipëria?

Kleriku i lartë katolik ka këndvështrimin e tij edhe për politikanët që i duhen Shqipërisë. “Kemi nevojë për politikanë të pastër, të matur, në qeveri dhe Parlament. Kemi nevojë për politikanë që nuk kërkojnë as të mirën personale, as të mirën e partisë por të mirën e shoqërisë. Shoh që në Shqipëri ka luftë për të fituar autoritet, por autoriteti është shërbim. Fjala Ministër, është fjalë latine, me origjinë nga greqishtja, që do të thotë shërbëtor, njeri në shërbim të publikut. Një shtet i korruptuar është rrezik i madh për shoqërinë. Në një shtet të tillë të pasurit paguajnë dhe fitojnë gjithçka, të varfërit që s’kanë para humbin dhe vuajnë,” thotë Imzot George Frendo.

“Jam shqiptare, si besim jam katolike, por i përkas gjithë botës”

Kështu tha Nënë Tereza në fjalën e saj në ceremoninë për nder të marrjes të ꞔmimit Nobel, në Stokholm, në fund tetorin e vitit 1979. Prejardhjen e saj shqiptare ajo do ta vinte në dukje edhe në një dorëshkrim, të publikuar në Shqipëri, për herë të parë, këtë shtator në ekspozitën “Nënë Tereza, Shenjtorja Shqiptare”, që u hap në  “Qendrën për Hapje dhe Dialog” kushtuar 4 vjetorit të shenjtërimit të saj.

Ky dorëshkrim i adresohej ish-presidentit të fundit komunist të Shqipërisë, Ramiz Alia. Shenjtorja shqiptare e pati shkruar atë në fund tetorin e vitit 1989, në vitin që historianët i referohen si “annus mirabilis*, pasi në 9 nëntor të atij viti ra Muri i Berlinit.  “Zemra ime ka një dëshirë të madhe me ardh në Shqipni. Ja kam dhan besën e shqiptarit Zotit me prue dashni dhe pagje mbi gjithë botën”, thotë ajo në fragmentin e shkruar në gjuhën shqipe në këtë letër, ku i kërkonte Ramiz Alisë hapjen e misionit të motrave të saj edhe në Shqipëri.

Interes dhe emocion në kohë pandemie

Eridana Çano, drejtore e Qendrës për Hapje dhe Dialog, thotë për DW se ekspozita edhe pse modeste për nga artefaktet e saj, e përbërë vetëm nga tri dorëshkrime dhe një foto të Nënë Terezës nga fotografi i njohur francez, Michel Setboun, gjatë një prej vizitave të Nënë Terezës në Shqipëri, pati shumë interes, kureshtje dhe emocion.

Shumë vizitorë erdhën edhe pse jemi në kushtet e vështira të pandemisë Corona, kur duhen respektuar masat kufizuese. Publiku tregoi shumë interes ndaj dorëshkrimeve origjinale që përꞔojnë mesazhet e paqes, dashurisë, lumturisë që jepte dhe vazhdon të japë Nënë Tereza. Mendoj se kanë gjetur nxitje, frymëzim për të mbështetur njerëzit në nevojë, ata që po preken nga virusi Corona apo që kanë probleme ekonomike dhe sociale, të mënjanuarit, të varfërit. Është koha që mesazhet e saj të bëhen më shumë pjesë e jetës shpirtërore, humanizmit dhe marrëdhënieve njerëzore mes gjithë shqiptarëve, kudo që ata ndodhen. Kemi plane që kjo të bëhet një ekspozitë shëtitëse në të gjitha trevat shqip folëse dhe në diasporë” thotë për DW, Eridana Çano.

Marrë nga DW 

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet imzot george frendo nene tereza imzot george frendo nene tereza

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Shtator 2020, 15:22

TIRANË– Moderatorja shqiptare Arjola Shehu është infektuar me Covid-19. Përmes një statusi në Instastory, Shehu ka bërë me dije këtë lajm të keq, teksa shk...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj