LIVE UPDATES
Aktualitet

114 të vdekur nën rrotat e makinës/ Pandemia e Covid-19 s’i ndali aksidentet rrugore, shifrat e plota të jetëve të humbu

27 Shtator 2020, 14:19 Nga DOSJA
114 të vdekur nën rrotat e makinës/ Pandemia e Covid-19 s’i

SHQIPËRI-Pandemia e Coivd-19 bëri që e gjithë bota të izolohej dhe po e njëjta gjë ndodhi me Shqipërinë ku më 9 mars u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus.

Kështu qeveria mori masa të rrepta në mënyrë që të parandalohej përhapja e sëmundjes vdekjeprurëse tek qytetarët. U mbyllën shkollat, baret restorantet dhe qarkullimet rrugore, transportet urbanistike dhe u bë e detyrueshme izolimi total i njerëzve, përveç lëvizjet për  ushqimore ose urgjencë shëndetësore. Mirëpo pavarësisht masave të ndërrmara, pandemia nuk kufizoi aksidentet rrugore.

Shumë qytetarë lëvizën me mjetet e tyre, për arsye shëndetësore, pune dhe disa të tjerë nuk zbatuan rregullat, ku si pasojë u regjistruan shumë aksidente rrugore në krahasim me një vit më parë duke marrë parasysh rrethanat në të cilat ishte përfshirë vendi.

Dosja.al bazuar në të dhënat e INSTAT ju sjellë më poshtë aksidentet që kanë ndodhur nga muaji mars deri në muajin gusht të vitit 2020, si dhe vdekjet e të plagosurit që janë regjistruar si pasojë e aksidenteve. Po ashtu në bazë  të dhënave shihet se krahasuar me një vit më parë aksidentet rrugore që kanë ndodhur në të githë Shqipërinë në harkun kohor prej 6 muajsh ka pasur pothuajse një numër të njëjtë aksidentesh krahasuar me një vit më parë duke marrë parasysh periudhën pandemike me të cilën vendi është përballur gjatë këtij viti.

Aksidentet në muajin Mars

Bazuar në të dhënat e INSTAT në muajin Mars 2020 numërohen 65 aksidente rrugore nga 127 aksidente të ndodhura në muajin Mars të vitit 2019.

Në këtë muaj numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 94 persona nga 176 që ishte një vit më parë. Gjatë këtij muaji numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve ka qenë 10 ndërsa një vit më parë po në këtë muaj humbën jetën 24 të tjerë. Të gjitha aksidentet e shënuara në këtë muaj kanë ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë.

Aksidentet në muajin Prill

Në muajin Prill të këtij viti janë regjistruar 51 aksidente rrugore nga 112 aksidente të ndodhura në muajin Prill një vit më parë. Dosja.al mëson se në këtë muaj, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 67 persona nga 147 që ishte një vit më parë.

Gjatë muajt Prill, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 10 persona nga 14 persona që kanë humbur jetën një vit më parë po në këtë muaj.

Në muajin Prill 2020, aksidentet rrugore, në 84,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është regjistruar nga grup-mosha 25–34 vjeç.

Aksidentet rrugore në muajin Maj

Në muajin Maj 2020 numërohen 75 aksidente rrugore nga 115 aksidente të ndodhura në muajin Maj në vitin 2019. Në maj numri I të aksidentuarve( të vrarë dhe të plagosur) është 86 nga 143 që ishte një vit më parë.

Në këtë muaj, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 10 persona nga 14 persona të vdekur në Maj 2019. Mësohet se të gjitha aksidentet që kanë ndodhur në këtë muaj kanë qenë si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Aksidentet rrugore në muajin Qershor

Në muajin Qershor 2020 numërohen 115 aksidente rrugore nga 131 aksidente të ndodhura në muajin Qershor të vitit 2019. Në këtë muaj janë plagosur 143 persona nga 187 që ishte një vit më pare.

Në muajin Qershor 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 16 persona nga 26 persona që kanë humbur jetën një vit më parë. Në muajin Qershor 2020, aksidentet rrugore, në 91,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Aksidentet në muajin Korrik

Dosja.al në bazë të një hulumtimi ka mësuar se në muajin Korrik të vitit 2020 janë regjistruar 130 aksidente rrugore nga 148 aksidente të ndodhura në muajin Korrik të vitit 2019.

Në muajin Korrik 2020, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 168 persona nga 228 që ishte një vit më pare. Në këtë muaj kanë humbur jetën 14 persona nga 13 persona të vdekur në Korrik të vitit 2019.

Akisidentet rrugore në muajin Gusht

Në muajin Gusht 2020 numërohen 130 aksidente rrugore nga 152 aksidente të ndodhura në muajin Gusht 2019. Gjatë muajit gusht numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është regjistruar 156 persona nga 230 njerëz që ishte një vit më parë në të njëjtën periudhë kohore.

Në muajin Gusht 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 26 persona nga 22 që kanë humbur jetën para një viti. të gjitha aksidentet që janë shënuar në këtë muaj kanë ndodhur për shkak të sjelljes së drejtuesve të mjetit.

Ndërkohë që nga muaji Janar deri më tani, pra tetë muaj që nga fllimi i vitit 2020 në të gjithë Shqipërinë numërohen 765 aksidente rrugore nga 1.014 aksidente të ndodhura në tetëmujorin e 2019, duke u ulur me 24,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Numri i të aksidentuarve në tetëmujorin e vitit 2020, është 980 persona nga 1.418 persona, të një viti më parë në të njëjtin hark kohor.

Ndërkohë në tetëmujorin e 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 114 persona nga 137 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke marrë parasysh periudhën e pandemisë së Covid-19 ka pasur një ulje shumë të vogël të aksidenteve.

Të gjitha aksidentet rrugore që janë regjistruar në tetëmujorin e 2020, në 14,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

(A.K.DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentet rrugore ne vitin 2020 aksidentet rrugore ne vitin 2020

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Shtator 2020, 11:24

Rehabilitimi i rrugëve fut në kaos Tiranën

rojektit të transformimit të Bulevardit Zogu i Parë, i cili zgjat tashmë prej një viti, i është shtuar së fundmi edhe projekti i ndërtimit të rrjetit të ri të k...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet