LIVE UPDATES
Aktualitet

Agron Tufa publikon dokumentin për shkrimtarin e njohur: Ishte spiuni më i vjetër i Sigurimit

27 Shtator 2020, 11:26 Nga DOSJA
Agron Tufa publikon dokumentin për shkrimtarin e njohur: Ishte spiuni

TIRANË Shkrimtari dhe studiuesi i  njohur shqiptar, Agron Tufa përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Nasho Jorgaqi, autori i romanit propagandistik “Mërgata e qyqeve” sipas tij, ka qenë spiuni i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Dragoi”.

Më tej ai thotë se mund të ketë qenë spiuni më i vjetër e më jetëgjatë i Sigurimit të shtetit komunist, të drejtuar nga diktarori Enver Hoxha.

Më tej Tufa thotë se dëmi që ka bërë Jorgaqi kuptohet që ka qenë shumë i madh, ka marrë më qafë shumë njerëz, jo vetëm me spiunimet e para në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, por më vonë edhe shkrimtarët shqiptarë të Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës.

Postimi i plotë i Agron Tufës: 

NASHO JORGAQI SPIUNI I SIGURIMIT TË SHTETIT ME PSEUDONIMIN “DRAGOI”

Autori i (mender me thanë) romanit propagandistik “Mërgata e qyqeve” në 2 vëllime, Nasho Jorgaqi, libër të cilin e ka ribotuar disa herë, edhe tani, dhe për të cilin këmbëngul në intervistën tek gazeta “Nata”, se gjoja ka vlera letrare, – ky Nasho Jorgaq, studiuesi, profesori, shkrimtari, kritiku, kandidati për zv/ministër me 1997 – ka qenë spiun! Ndoshta spiuni më i vjetër e më jetëgjatë i Sigurimit të shtetit komunist. Një spiun, bashkëpunëtor i neveritshëm i Sigurimit. Një spiun veteran. Një spiun kan-kar i Sigurimit, Kadri Hazbiut , Ramiz Alisë dhe KQ të PPSH. Me veprën e tij ai mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite nuk i është fikur urrejta për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”. Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenë “Dragoi”. Dëmi, kuptohet, ka qenë shumë i madh, ka marrë më qafë shumë njerëz, jo vetëm me spiunimet e para në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, por më vonë, me radhë, me shkrimtarë shqiptarë të Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës. Nasho Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën. Meqenëse një katastrofe të tillë personaliteti aq katran, sa ç’është shkarrashkruesi Nasho Jorgaqi “Dragoi”, nuk di nga t’ia nisësh, po mjaftohemi vetëm me një këshillë për të: “Meqë partia ta botoi në qindramijëra kopje paçavuren tënde propagandistike mbi “zbulues” krejtësisht të dështuar si megallomanët qesharakë Isuf Mullahi e Hasan Luçi, meqë e ke nxirë letrën me dialogje të gatshme përgjimesh, tani ke rastin të shkruash romanin tënd të jetës, jo më me spiunë të dështuar, por me një spiun tejet të sukseshëm, siç ke qenë vetë”.
Dhe diçka: ti qe i ke quajtur mërgimtarët politikë antikomunistë “qyqe”, ty pra, nuk të shkon gjithë ai pseudonim i fryrë “Dragoi”. Sepse ti je një orl, thjesht orl, që ushqehet me kërma e coftina.  P.S: Rezervoj, pas kësaj një neveri, që do ta afishoj publikisht për ata miq me dy fytyra që i qasen, bashkëpunojnë dhe dalin foto me këtë varrmihës të kulturës.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa nasho jorgaqi agron tufa nasho jorgaqi


Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Shtator 2020, 11:24

Rehabilitimi i rrugëve fut në kaos Tiranën

rojektit të transformimit të Bulevardit Zogu i Parë, i cili zgjat tashmë prej një viti, i është shtuar së fundmi edhe projekti i ndërtimit të rrjetit të ri të k...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion