LIVE UPDATES
Editorial

Zgjidhja e Ramës, dialog me derdimenët për zgjedhjet që do fitojë PS

18 Maj 2019, 12:36 Nga DOSJA
Zgjidhja e Ramës, dialog me derdimenët për zgjedhjet që do

Edi Rama e shpalosi projektin e tij për zgjedhje pa opozitën përpara 61 kandidatëve për Bashkitë.

Pasi u tha derdimenë, të çmendur, humbës, të papërgjegjshëm, pasi fyeu Bashën, Kryemadhin, Dulen, Ndokën, Shehin dhe sigurisht Berishën, tha që nuk është kundër dialogut.

Pasi u tha se rruga e tyre është kundër Shtetit që po krijon Rilindja, pasi tha që nuk do të tërhiqet nga kjo rrugë dhe nuk d t’i lëshojë asgjë opozitës në kërkesat e paraqitura, nuk e përjashtoi mundësnë e dialogut.

Pasi i quajti parti e dhunshme, që nuk dinë as të gjejnë një slogan të ri, por kanë ndryshuar vetëm gjysmën, pasi u kujtoi se nuk i kanë lëshuar asgjë kur ishte në opozitë dhe se ai u ka lëshuar shumë, pasi u betuar përpara të vetëve që nuk do të japë më shumë, pro vetëm më pak se në 2017, tha se ishte o gatshëm për dialog.

Në çdo kohë, Edi Rama mund të flasë me ta për fatet e vendit. Nëse do u drejtohet me termat derdimenë, dështakë, analfabetë, artist apo fallxhore në tryezë, apo do të sillet si politikan, këtë nuk e sqaroi.

E sigurtë është se nuk do të ulet për të diskutuar të gjitha mundësitë, por do vërë kufirin për larg se në 2017, nuk do të pranojë asgjë të ngjashme me 17 majin, që sipas tij dështoi për fajin e PD-së.

Jo vetëm kaq, por zgjedhjet dihet që i fiton Partia Socialiste, madje, sipas Ramës, nuk do t’i fitonte kurrë PD, nëse socialistët nuk do t’i linin të bënin kërdinë me votat.

Megjithatë ai e ftoi këtë pakicë që është tkurrur akoma më shumë se në 2017 që të futet në zgjedhje…për të humbur.

Plani i kryetarit të maxhorancës është i qartë; të ulet me derdimenët, t’i fusë në zgjedhje ku dihet rezultati dhe të vazhdojë të qeverisë i qetë me pushtetin absolut që, jo vetëm do t’i shtohej, por edhe do t’i legjitimohej nëse rrugëhumburit do të ndiqnin këtë plan.

Nëse nuk vijnë në zgjedhje, nëse votuesit e ndjekin opozitën duke bojkotuar kutitë, për Edi Ramën nuk ka asgjë.

Kur nuk ka konkurrencë, bie interesi dhe është normale që njerëzit të mos votojnë.

Zgjedhjet për kryetarin e Qeverisë janë si ankand, ku secili vjen me ofertën e tij politike dhe njëri fiton.

Po t’u referohesh tenderave dhe ankandeve në 6 vitet e qeverisjes së Edi Ramës, ka fituar gjithmonë oferta me më shumë kosto, tenderat dhe ankandet kanë qenë fiktivë, deri aty sa një firmë, “DH Albania tek Unaza e Re”, ishte e gjitha fiktive dhe fitoi.

Me këto që tha përballë 61 kryetarëve të emëruar të Bashkive, Edi Rama ka parasysh pikërisht këtë.

Rilindja, njësoj si “DH Albania” do të fitojë tenderin me konkurrentë fiktivë, me të njëjtin falsifikim, me të njëjtën grykësi, me të njëjtën sfidë ndaj përgjegjësisë politike dhe ligjore.

Ky është Shteti, sipas Edi Ramës, dhe për këtë arsye nuk e lejon një marrëveshje me opozitën. Do të shembte Shtetin, do të shkelte Kushtetutën.

Rruga tjetër, e dialogut, e një mundësie për zgjedhje më pjesëmarrjen e opozitës, e një marrëveshjeje që mund të zgjidhte konfliktin apo mosbesimin, për Edi Ramën është shkatërrim i shtetit që prej 6 vjetësh po ndërton me mund.

Të njëjtën logjikë ka ndjekur me siguri kur nuk ka shkarkuar askënd për skandalin e Unazës së Re apo kur ka ndaluar prokurorinë të hetoje dosjen 184, për të cilën tha se është përgjim ndaj Partisë Socialiste, sigurisht edhe për blerjet e 2017 në hetimin 339/1.

Rama ka dëshmuar se nuk e bën shtetin duke i nxjerrë përpara ligjit kriminelët dhe hajdutët, por duke i bashkuar rreth vetes, në një aleancë kundër opozitës politike.

Roshi, Ndoka, Vangjushi, Rrahmani dhe Damiani, nuk janë ata që duhet të japin llogari përpara Shtetit, por ata që duhet të bëjnë shtetin, bashkë me Edi Ramën, pa kundërshtarët, madje kundër tyre.

 “Nuk na përçan askush dhe asgjë”, tha kryetari i qeverisë. Nuk e kishte për kombin, e kishte për socialistët.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial dialogu me opoziten edi rama enton abilekaj kriza politike dialogu me opoziten edi rama enton abilekaj kriza politike

Sondazh

Poll
Editorial 17 Maj 2019, 09:37

Tangoja e fundit në Paris

Është provokim, natyrisht, që të përdor titullin e njërit prej filmave kult të shekullit XX, “Tangoja e fundit në Paris”, si hyrje për shpjegimin e mendimi...

Editorial 14 Maj 2019, 18:49

Djegia e mandateve dhe precedenti i rrezikshëm

TIRANË- Nuk jep as marrëveshjen e 17 majit, nuk shtyn zgjedhjet lokale dhe sigurisht nuk jep dorëheqjen. Për çdo gjë tjetër, kryetari i Qeverisë dhe...

Editorial 14 Maj 2019, 12:04

Borchardt, një lake që duhet përbuzur

Bernd Borchardt e ka radhitur veten në linjën e paraardhësve më të përbuzshëm që OSBE ka dërguar ndonjëherë në Tiranë. Nëse Dan Everts bridhte me uniformë ushta...

Editorial 6 Maj 2019, 11:57

Leli apo Gjika, kush e përmbyti Vlorën?

Nuk është hera e parë që Vlora zgjohet e përmbytur pas shiut. Asnjë fatkeqësi natyrore, thjesht shi, aq mjafton që bulevardi kryesor i qyetetit dhe disa lagje t...

Editorial 2 Maj 2019, 12:00

Platforma zhgënjyese e opozitës

TIRANË- Opozita i ka zhgënjyer sot të gjithë ata që i kërkojnë prej kohësh një platformë për konceptimin e një qeverie tranzitore që ajo e sheh si zgjidhje...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj