LIVE UPDATES
Insights

Zoti Kraja, ju dhe SPAK jeni shansi i fundit i Shqipërisë! Arrestoni ata që na vodhën për 30 vite

20 Dhjetor 2019, 12:51 Nga DOSJA
Zoti Kraja, ju dhe SPAK jeni shansi i fundit i Shqipërisë! Arrestoni

TIRANË- Më në fund, ajo që prej 3 vjet e gjysmë e prisnim u formua dhe tashmë Shqipëria ka Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK. Janë 8 prokurorë që të paktën nga ajo që është trumbetuar, thënë e stërthënë, pritet t’i bëjnë gjëmën pjesës së korruptuar të politikës shqiptare.

Por pyetja e madhe është a do arrijë kjo strukturë pritshëmritë e opinionit shqiptar? A do arrijë ajo që hajdutët, të babëziturit, të fortët, të paprekshmit por dhe më të urryerit e politikës, t’i fusë në qeli? A do arrijë ajo të thyejë mitin e atyre që nuk i gjen gjë sa të jenë në politikë dhe pushtet? Më thjeshtë akoma po perifrazoj pyetjen e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi: Vërtetë do bëjnë këta ndonjë gjë këta, apo edhe kjo gjë do jetë kot?

Ndonëse përgjigjet e këtyre pyetjeve të bëjnë të mendohesh gjatë, unë futem te ata që janë optimistë. Në radhë të parë besoj te investimi i SHBA-së si investimi më serioz në historinë e drejtësisë shqiptare dhe së dyti në integritetin dhe atë që përfaqësojnë të 8-tët e SPAK. Fjalë, akuza dhe sharje të tipit “ky ka punuar në komunizëm” dhe “ky tjetri është djali i atij” dhe “kjo vajza e asaj” janë pikërisht reminishenca të atij komunizmi. Se nëse mbështetemi në llogjikën se në cilën periudhë ideale duhet të jetonin anëtarët e SPAK, i bie që kjo strukturë të përbëhej me studentët e vitit të parë të Juridikut si më të kulluarit dhe më të pandikuarit në biografinë e tyre.

Unë besoj se të 8 prokurorët dhe më shumë te Arben Kraja. Kam lexuar këto ditë lloj lloj cilësimesh. Në cilësinë e një gazetari që prej 23 vjetësh ndjek modestisht me shumë interes çështjet e drejtësisë kam vlerësimin maksimal për të si njeri me integritet, profesionist dhe jam i bindur që do arrijë maksimumin e asaj që kërkohet. Por ky natyrisht është një perceptim i imi personal që edhe nëse vlen për opinionin mbaron pikërisht sapo Kraja dhe të 7-të të tjerët futen në zyrën e punës së tyre. Ajo që mendoj se ia vlen është një thirrje publike që unë ia drejtoj zotit Kraja.

Zoti Kraja, sot ju jeni përballë një megasprove. Si askush tjetër, sot ju keni në dorë fatet e një perceptimi publik që lidhet me ndëshkueshmërinë ose jo të atyre që e kanë bërë pis këtë vend. Pikërisht për këtë arsye, për nga rëndësia, sot në Shqipëri ju vleni më shumë se presidenti, se kryeministri dhe se i gjithë parlamenti të marrë së bashku. Fiks fare, ju sot keni ne dorë fatin e Shqipërisë.

Ju lutem zoti Kraja, bëjeni këtë vend. Jepni drejtësi. Vendosni para drejtësië ata politikanë dhe zyrtarë që e shkatëruan këtë vend që e bënë pothuajse të pabanueshëm. Vendosni prapa hekurave ata maskarenj që e vodhën non stop këtë vend për 30 vjet me radhë. Ata që ia pinë gjakun këtij vendi dhe e lanë të varfër. Më të varfrin në kontinent, po në atë vend ku ishim në 1990 kur kërkuam barazi me Evropën. Bëjeni këtë zoti Kraja, për vete, për familjen tuaj dhe për të gjitha familjet shqiptare.

Për ata që në këto 30 vjet e braktisën Shqipërinë dhe pasi hodhën një gur pas e quajtën një vend që nuk bëhet. Bëjeni këtë zoti Kraja. Bëjeni që ky popull të shikojë se hajduti ndëshkohet. Bëjeni jo duke parë nëse hajduti është i majtë apo i djathtë, socialist apo democrat. Bëjeni në radhë të parë ndaj qeveritarëve sepse vetëm kështu do ketë vlerë. Bëjeni zoti Kraja që ky popull të shikojë se ai që është bërë milioner pa djersë ka fund vetëm burgun.

Bëjeni Zoti Kraja që me anën e drejtësisë ky popull të fitojë shpresën e humbur! Bëjeni se do merrni bekimin e një populli të tërë.Të një populli që ka besuar shumë në këto 30 vjet por që është zhgënjyer dhe tani sytë dhe veshët i kanë nga ju? Mos e dhëntë zoti dhe zhgënjehemi edhe nga ju. Kjo do të ishte fatale. Jo personalisht për ju, por për këtë popull. Qeveritë shkojnë dhe vijnë, por Shqipëria është një. Dhe Shqipëria kërkon drejtësi zoti Kraja. Ju personalisht dhe shtatë kolegët e tjerë jeni shansi i fundit i Shqipërisë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione arben kraja kreu i spak ngrihet spak roland qafoku arben kraja kreu i spak ngrihet spak roland qafoku

Sondazh

Poll
Insights 19 Dhjetor 2019, 19:57

Kjo është toka e shqiptarëve, jo e oligarkëve

Në vitin 1953, Tito dhe ministri i jashtëm turk, Mehmet Koprulu nënshkruan një marrëveshje xhentëllmenësh, e cila promovonte emigrimin e shqiptarëve të Kosovës ...

Insights 18 Dhjetor 2019, 09:55

Media përballë pasqyrës!

TIRANË- Pak orë na ndajnë nga protesta e gazetarëve, kolegëve të mi për lirinë e fjalës.Cënohet dhe kërcënohet nga një ligj i qeverisë (kundra shpifjes) Sh...

Insights 14 Dhjetor 2019, 16:29

7 minutat brenda kubit, që tronditën sistemin

Adi Krasta u rikthye në media siç ai di, fuqishëm. Që mbrëmë, me shfaqjen e tij në Prishtinë, monologu hyrës është shpërndarë në një trajtë virale duke t...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj