LIVE UPDATES
Bota

Zyrtari amerikan: Kërkesat e sigurisë së Rusisë çojnë drejt një rendi të ri botëror

31 Janar 2022, 20:40 Nga DOSJA
Zyrtari amerikan: Kërkesat e sigurisë së Rusisë

SHBA- Propozimet për sigurinë evropiane, që Rusia ia dërgoi Perëndimit në fund të vitit të kaluar, paraqesin një rrugë drejt një rendi të ri botëror, të rrezikshëm, tha një zyrtar amerikan. Michael Carpenter, ambasador i Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Perëndimi thjesht nuk mund të negociojë për parimet kyçe, siç janë sovraniteti dhe integriteti territorial i shteteve.

“Nëse fillojmë të ndjekim rrugën e negociatave mbi parimet thelbësore të rendit ndërkombëtar, atëherë do të përfundojmë në një botë ku fuqia bën ligjin dhe raketat, tanket e trupat vendosin nëse një vend duhet të zgjedhë të ardhmen e tij”, tha Carpenter.

Në dhjetor, Rusia kërkoi nga NATO që të ndalonte zgjerimin drejt lindjes dhe të tërhiqte trupat dhe armatimet nga Evropa Lindore dhe Qendrore. Moska i bëri këto kërkesa teksa vendosi mbi 100,000 trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën. Grumbullimi i trupave, sipas ekspertëve dhe zyrtarëve perëndimorë, është përpjekje e Rusisë për të negociuar duke “vendosur revolen në tavolinë”. Rusia po kërkon që të bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO, diçka që Kremlini e ka quajtur si “vijë të kuqe”.

Tri runde negociatash, që u mbajtën më herët gjatë këtij muaji midis Perëndimit dhe Rusisë mbi kërkesat e sigurisë, dështuan, teksa janë rritur shqetësimet se pushtimi i Ukrainës mund të jetë i pashmangshëm.

Rusia mohon se ka plane që ta pushtojë Ukrainën.

Gjatë këtyre takimeve, SHBA-ja dhe partnerët evropianë e kanë paralajmëruar Moskën se do të përballet me sanksione “masive” ekonomike, nëse e pushton Ukrainën. Carpenter, që e ka përfaqësuar Uashingtonin në takimin e OSBE-së me Rusinë më 13 janar, tha se kërcënimi për sanksione të fuqishme perëndimore, kanë për qëllim që Rusia të zgjedhë midis diplomacisë dhe pushtimit.

“Ajo që ne gjykojmë si mënyrë më efektive për t’iu qasur situatës është zgjerimi i hendekut midis këtyre dy zgjedhjeve, në mënyrë që të bëhet shumë e qartë për Rusinë”, tha ai.

Megjithatë, ekziston shqetësimi se mund të ketë mospajtime në Perëndim lidhur me përgjigjen ndaj agresionit rus. Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ka lidhje të thella tregtare me Rusinë dhe mund të humbasë më shumë se shtetet e tjera nëse vendosen sanksione ndaj Rusisë. Carpenter tha se jo çdo shtet mund të jetë “100 për qind në të njëjtën linjë” lidhur me masat që po diskutohen, por tha se beson se ka një unitet të fortë që të vendosen sanksione të ashpra në rast të një pushtimi.

Përderisa e cilësoi si shqetësues grumbullimin ushtarak rus, Carpenter tha se ende ka shpresë për diplomaci, duke theksuar se Perëndimi dhe Rusia mund të bëjnë përparim në disa prej kërkesave të Moskës, siç janë kufizimet për armët dhe transparenca mbi stërvitjet ushtarake. Ai po ashtu tha se SHBA-ja mbështet vazhdimin e bisedimeve të paqes për zgjidhjen e konfliktit në lindje të Ukrainës ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti ukraine-rusi michael carpenter osbe konflikti ukraine-rusi michael carpenter osbe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj