Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Takimi me Eskobar dhe Lajçak, Osmani: Serbia po e bllokon progresin në dialog
31 Janar 2022, 17:12Nga DOSJA
PRISHTINË – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tregoi nëpërmjet një komunikate për shtyp të Presidencës se çfarë bisdedoi me zv/ndihmës-sekretarin e SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
“Është tashmë e qartë se Serbia po e bllokon progresin në dialog nëpërmjet qasjes së saj jokonstruktive”, tha Osmani në bisedë me Lajçak dhe Escobar.
Kryetarja e shtetit u bëri me dije dy emisarëve të lartë se është Serbia ajo që po pengon qartë avancimin e dialogut dhe marrëdhënieve me Kosovën duke mos zbatuar një sërë marrëveshjesh të firmosura mes dy vendeve. Osmani e konsideroi qasjen e Serbisë ndaj Kosovës si jokontruktive dhe kërkoi që marrëveshja përfundimtare për njohje reciproke nuk duhet të cënojë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës.
KOMUNIKATA E PRESIDENCËS SË KOSOVËS: Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani sot priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve, njëherit përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të diskutuar mbi zhvillimet në dialog dhe se si mund të ecet përpara me dialogun Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidentja Osmani theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar për dialog që ka në qendër njohjen reciproke dhe u shpreh se Kosova e ka dëshmuar këtë me angazhimin e saj aktiv dhe me propozimet e bëra përgjatë procesit. Ajo gjithashtu përsëriti qëndrimin e Kosovës se marrëveshja për njohje reciproke nuk duhet të prekë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës.
“Është tashmë e qartë se Serbia po e bllokon progresin në dialog nëpërmjet qasjes së saj jokonstruktive”, potencoi Presidentja.
Duke vënë në pah konstruktivitetin e Kosovës, Presidentja, gjithashtu bëri të qartë se lista e marrëveshjeve që nuk janë zbatuar nga Serbia është e gjatë dhe duhet të trajtohet urgjentisht nëse duam të rivendosim besimin në procesin e dialogut. Ajo tha se Serbia jo vetëm që vazhdon të mos zbatojë marrëveshjet e mëparshme, por ajo gjithashtu shfaq pengesa të qarta sa herë që marrin pjesë në takimet e organizuara në kuadër të dialogut në Bruksel. Në këtë drejtim, Presidentja tha se pret trajtim të barabartë të palëve në këtë proces nga ana e Bashkimit Evropian si ndërmjetësues i dialogut.
Presidentja po ashtu theksoi edhe një herë rëndësinë absolute të ndriçimit të fatit të personave të zhdukur me dhunë si prioritet i procesit të dialogut.
Zbatimi i marrëveshjes së krijimit të asosacionit të komunave serbe në Kosovë dhe përparimi i dialogut Kosovë-Serbi janë dy çështjet themelore që u diskutuan sot nga Lajçak dhe Escobar me Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti. Presidentja tha se Perëndimi është kundër krijimit të një Republike të dytë Srpska në Kosovë.
KINË- Një video e një nëne kineze të tetë fëmijëve e mbyllur në një kasolle fshati me një zinxhir në qafë ka shkaktuar zemërim dhe tronditje në Kinë. BBC s...
KANADA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau është infektuar me Covid. Lajmin e ka bërë me dije vetë Trudeau me anë të një postimi në Twitter. Ai ka shkruar se ë...
KOSOVË – 3 viktima dhe 1593 raste të reja nga COVID-i është bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës raporton se j...
KOSOVË– Pre e bullzimit të rrjeteve sociale ka rënë një mësues Biologjie në Kosovë, pasi është bërë xhiro e rrjetit për shkak të një video të publiku...
KOSOVË- Një shqiptare nga Gjakova, Kosovë është dhunuar nga ish-pronarët e saj. Sipas njoftimit të policisë, të publikuar edhe nga mediat vendase, gruaja k...
PRISHTINË – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi se nuk do të pranojë asnjë lloj modeli apo propozimi për krijimin e strukturave paralele serb...
PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk shprehu qëndrime lidhur me Marrëveshjen e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe avancimin e ...