Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Bota
Gruaja shqiptare kërkon rrogën, pronarët e rrahin dhe i prishin telefonin
31 Janar 2022, 11:04Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
KOSOVË- Një shqiptare nga Gjakova, Kosovë është dhunuar nga ish-pronarët e saj. Sipas njoftimit të policisë, të publikuar edhe nga mediat vendase, gruaja ka shkuar në lokalin ku ka punuar për të kërkuar pagën pasi nuk ishte likujduar. Por, pronarët e kanë dhunuar duke i shkaktuar dëme në trup si dhe i kanë thyer celularin.
Më pas, i vëllai i gruas në fjalë ka shkuar të përballet me ish-pronarët e lokalit ku punonte e motra. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se pas denoncimit, dy pronarët janë arrestuar, kurse vëllai i gruas që kërkonte rrogën është i lirë.
Njoftim nga Policia
“Gjakovë 30.01.2022 – 15:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi dy prej tyre kanë sulmuar fizikisht, viktimën femër kosovare e cila kishte shkuar në lokalin ku ka punuar, për tu barazuar me pagën, njëri nga të dyshuarit (vëllai i viktimës) i cili në shenjë revolte për të motrën ka kërcënuar të dyshuarit. Viktima ka pësuar lëndime të lehta si dhe i është dëmtuar telefoni. Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit janë arestuar për 48 orë, ndërsa vëllai i viktimës është liruar në procedurë të rregullt”
(d.d/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
PRISHTINË – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi se nuk do të pranojë asnjë lloj modeli apo propozimi për krijimin e strukturave paralele serb...
PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk shprehu qëndrime lidhur me Marrëveshjen e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe avancimin e ...
GREQI– Të gjithë punonjësit shëndetësorë që nuk do të jenë të vaksinuar kundër Covid do të pushohen nga puna. Ky ishte vendimi i qeverisë greke, i cili i ...
BULLGARI– Shërbimi Hetimor Kombëtar Bullgar ka konstatuar se për aksidentin tragjik ku ndërruan jetë 45 persona është përgjegjës drejtuesi i “Besa T...