LIVE UPDATES
Bota

Shoferi që vdiq fajtor për 45 viktima, prokurori: Asnjë ndëshkim, hetimet u mbyllën

31 Janar 2022, 07:59 Nga DOSJA
Shoferi që vdiq fajtor për 45 viktima, prokurori: Asnjë

BULLGARI– Shërbimi Hetimor Kombëtar Bullgar ka konstatuar se për aksidentin tragjik ku ndërruan jetë 45 persona është përgjegjës drejtuesi i “Besa Trans” i cili drejtonte mjetin me një shpejtësi jashtë normave të lejuara. Mediat lokale shkruajnë se duke qenë se shoferi përgjegjës ka ndërruar jetë, sipas autoriteteve në Bullgari, askush nuk do të dënohet për këtë ngjarje. I pyetur për përgjegjësinë që duhet të mbajë kompania e udhëtimeve “Besa Trans” që ishten dëshkuar dhe katër herë të tjera për shkelje të rregullave e nuk kishte licensën e nevojshme, prokurori publik Ljubomir Joveski tha se po hetohet edhe në Maqedoninë e Veriut. Pavarësisht pyetjeve të gazetarëve, Joveski këmbënguli se hetimeve të aksidentit u ishte dhënë fund.

Intervista e plotë:

Shërbimi Hetimor Kombëtar Bullgar ka konstatuar se për aksidentin e autobusit në Bullgari është përgjegjës drejtuesi i “Besa Trans” dhe shpejtësia e madhe. Shoferi vdiq në aksident. A do të thotë që askush do të mbajë përgjegjësi penale?

Prokuroria e Republikës së Bullgarisë deklaroi se po pezullon hetimet, procedurën para hetimore për këtë rast, pasi siç e përmendët ju, kishte konstatuar se shpejtësia me të cilën ishte drejtuar autobusi nuk ishte në përputhje me trafikun specifik. Prandaj, ka disa mundësi që familjet e pasagjerëve tani të ndjerë të mund të bëjnë ankim në Prokurorinë e Republikës së Bullgarisë në bazë të këtij vendimi. Ata kanë të drejtë të shqyrtojnë dosjet në rastin konkret. Ata gjithashtu kanë mundësinë të paraqesin padi civile për dëmshpërblim pranë organeve kompetente të Republikës së Bullgarisë. Nuk kemi marrë ende kërkesën nga autoritetet kompetente të Republikës së Bullgarisë.

Deri ku është hetimi në Prokurorinë tonë për funksionimin e “Besa Trans”, si dhe veprimet e organeve të tjera kompetente?

Prokuroria tashmë disa herë ka deklaruar se paralelisht me këtë rast në Republikën e Bullgarisë, ka hapur procedurë paralele edhe këtu në Republikën e Maqedonisë. Në këtë procedurë nga prokurori publik i cili e trajton rastin janë lëshuar disa urdhra për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë doganore, pastaj Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Regjistrin Qendror, Byronë e Punësimit, me qëllim të shqyrtimit të plotë të punës. Kompania e cila e ka organizuar këtë udhëtim dhe ka kryer transportin, po hetohet veçanërisht në pjesën se si autobusi i ka kaluar kufijtë e Republikës së Maqedonisë dhe kufijtë e shteteve fqinje në pjesën e saktësisë teknike të këtij autobusi dhe regjistrimit të tij dhe licencave dhe rrethanave tjera që janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të prokurorit publik.

Ku është pronari i Besa Transit, Bekim Haxhiu. A është në dispozicion të Prokurorisë?

Nga informacionet që kam unë, ai është në dispozicion të Prokurorisë, dhe avokati i tij dhe i pandehuri janë pajtuar se dëshiron të bashkëpunojë me organet kompetente për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident.

Aksidenti tragjik u regjistrua më 23 nëntor të vitit të kaluar. 45 persona, mes tyre dhe 17 fëmijë, kryesisht shqiptarë të Kosovës humbën jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin u aksidentua. Shumë prej tyre ishin familjarë që kishin udhëtuar në Stamboll të Turqisë për një vizitë treditore, duke e bërë akoma më të dhimbshme humbjen për të afërmit.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora ljubomir joveski tragjedia ne bullgari ljubomir joveski tragjedia ne bullgari

Sondazh

Poll
Bota 31 Janar 2022, 07:38

Escobar në Kosovë, REL: Inkurajim për dialog

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet