Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
UKRAINË– NATO ka përjashtuar mundësinë e një ndërhyrjeje luftarake në rast të një marshimi rus në Ukrainë. “Ne nuk kemi plane të angazhojmë trupat luftarake të NATO-s në Ukrainë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për BBC. Aktualisht në Ukrainë janë të angazhuar instruktorë ushtarakë të NATO-s. Aleanca ndihmon të forcojë aftësinë mbrojtëse të Ukrainës dhe e furnizon atë me armatim luftarak.
Por për shkak se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, nuk vlen garancia e mbrojtjes 100% që mund të marrin anëtarët e saj. “Për Ukrainën, një partner ne ofrojmë mbështetje, dhe dërgojmë mesazhin, se do të ketë sanksione të rënda ekonomike në rast se Rusia përdor sërish dhunën.” Ushtria ukrainase është tanimë “më e fortë, më e madhe dhe e armatosur shumë më mirë”, se në vitin 2014, është shprehur Stoltenberg.
Rusia kërkon sqarim pozicionesh
Në vitin 2014, Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë dhe mbështeti separatistët besnikë të Moskës në Ukrainën lindore. Stoltenberg theksoi, se “nuk ka siguri” për qëllimet e Rusisë. Por ajo që vërehet është një marshim i përmasave të mëdha të trupave ruse me shumë ushtarë dhe teknikë ushtarake, që shoqërohet nga “retorika kërcënuese”. Sipas Stoltenberg ka “rrezik real dhe kjo është arsyeja, pse partnerët e NATO-s kanë rritur mbështetjen për Ukrainën”.
Rusia ndërkohë i ka vlerësuar si të pamjaftueshme përgjigjet me shkrim të NATO-s dhe SHBA për kërkesat e saj mbi garancitë e sigurisë. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov kërkoi të dielën nga NATO dhe Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Europë, OSBE një sqarim të plotë mbi pozicionet e tyre. Në një kërkesë zyrtare drejtuar të dyja organizatave kërkohet një deklaratë, se si po e përmbushin ato detyrimin që “sigurinë e tyre të mos e forcojnë në kurriz të vendeve të tjera”, tha Lavrov në televizionin rus.
Seancë e Këshillit të Sigurimit
Ndërkohë të hënën (31.01) me kërkesën amerikane, instanca më e lartë e OKB-së, Këshilli i Sigurimit do të trajtojë krizën në Ukrainë. Qeveria në Uashington i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të trajtojë në një seancë krizën e Ukrainës. Kjo bëhet “për shkak të kërcënimit të qartë të paqes ndërkombëtare dhe sigurisë” nga ana e Rusisë, bëri të ditur ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield. Rusia ka stacionuar më shumë se 100.000 ushtarë në kufirin ukrainas dhe ndjek “veprime të tjera destabilizuese kundër Ukrainës”, ka thënë Thomas-Greenfield. Këshilli i Sigurimit do të trajtojë në një seancë të hapur këtë krizë.
(F.M./DOSJA.AL)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
20 vjet kanë kaluar që nga raportimi i Boston Glone për abuzimet seksuale me fëmijët nga priftërinj katolikë të dioqezës së Bostonit. Ndërkohë katalogu i tmerri...
Pas një studimi të publikuar nga Ministria e Familjes në Gjermani, ku del në pah rritja e madhe e vetmisë tek të moshuarit gjatë pandemisë, bëhet thirrje për nj...
Shtetet e Bashkuara u përpoqën të dielën të rrisin trysninë ndaj Rusisë lidhur me Ukrainën, duke thënë se do ta shtrojnë këtë çështje në Këshillin e Sigu...
Vdekjet nga aksidentet rrugore dhe mbidozat e drogës shënuan rritje dramatike në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2021. Një rritje dramatike e vdekjeve në akside...
PRISHTINË– Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj pretendon se nuk e ka qëlluar efektivin e Policisë gjatë protestë së djeshme të zhvilluar ...
Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei ka thënë se për situatën e rëndë ekonomike nuk janë fajtore vetëm sanksionet ndërkombëtare, por edhe keqmenaxhimi qeveritar...
KOSOVË– Janarin e kaluar, regjisorja Blerta Basholli ishte e lumtur që kishte hyrë në Festivalin e Filmit Sundance me filmin e saj debutues “Hi...
ITALI- ”Ndjenja e përgjegjësisë më kërkon që të mos shmangem dhe mbizotëron mbi idetë e mia, madje edhe mbi jetën time private”. Këto janë fjalët e para të pres...
RUSI- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov ka deklaruar se Aleanca e Atlantikut Verior (NATO) nuk mund të konsiderohet mbrojtëse, duke marrë parasysh oper...
BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ndarë ditën e sotme një lajm të hidhur me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke bërë me ...