LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Rusia do të përballet me trysni në OKB lidhur me Ukrainën

30 Janar 2022, 22:05 Nga DOSJA
SHBA: Rusia do të përballet me trysni në OKB lidhur me

Shtetet e Bashkuara u përpoqën të dielën të rrisin trysninë ndaj Rusisë lidhur me Ukrainën, duke thënë se do ta shtrojnë këtë çështje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ndërsa ligjvënësit amerikanë thanë se janë pranë një marrëveshjeje për sanksione të ashpra. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield tha se Këshilli i Sigurimit do të bëjë presion ndaj Rusisë në një seancë të hënën që t’u përgjigjet shqetësimeve për grumbullimin e trupave pranë Ukrainës dhe mundësisë së një ndërhyrjeje tek vendi fqinj.

Këshilli nuk ka pothuajse asnjë gjasë që të miratojë ndonjë qëndrim zyrtar, duke pasur parasysh se Rusia ka të drejtë vetoje si edhe lidhjet e saj me vende të tjera në këshill, përfshirë Kinën. Por ngritja nga Shtetet e Bashkuara e çështjes së grumbullimit të trupave ruse në forumin më të lartë të Kombeve të Bashkuara, u jep mundësi të dyja palëve të përballen në një skenë globale në betejën mes tyre për opinionin ndërkombëtar.

“Ne jemi të bashkuar në thirrjen që rusët të japin shpjegime për veprimet e tyre,” tha ambasadorja Thomas-Greenfield në një intervistë për emisionin “This Week” të televizionit ABC të dielën, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre në Këshillin e Sigurimit.

“Ne po shkojmë në seancë të përgatitur për të dëgjuar (palën ruse), por nuk do të shpërqendrohemi nga propaganda e tyre.”

Grumbullimi i mbi 100,000 trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën ka nxitur paralajmërime gjithnjë e më të forta nga Perëndimi se Moska mund të jetë duke u përgatitur të ndërhyjë. Rusia ka kërkuar që NATO-ja të mos lejojë asnjëherë Ukrainën të anëtarësohet në aleancë, të ndalë vendosjen e armatimeve të NATO-s pranë kufijve rusë dhe të tërheqë forcat e saj nga Evropa Lindore. Kreu i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, hodhi poshtë të dielën paralajmërimet perëndimore për një pushtim të mundshëm.

“Ata po thonë se Rusia po kërcënon Ukrainën – kjo është krejtësisht qesharake,” u citua ai të thoshte nga agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

“Ne nuk duam luftë dhe nuk na nevojitet aspak lufta.”

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian thonë se do të vendosin sanksione të ashpra në rast të një pushtimi rus. Të dielën, kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, senatori Bob Menendez, parashtroi mundësinë e ndërmarrjes së disa masave parandaluese.

“Disa sanksione mund të vendosen që më parë, në përgjigje të veprimeve që Rusia i ka ndërmarrë tashmë si sulmet kibernetike ndaj Ukrainës, operacionet provokuese, përpjekjet për të minuar qeverinë ukrainase brenda,”-tha senatori Menendez për televizionin CNN.

Në rast të një pushtimi, tha demokrati nga Nju Xhersi, Rusia do të përballet me “sanksione masive”, përfshirë veprime kundër bankave ruse gjë që mund të minojë rëndë ekonominë ruse, si edhe rritje të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Gjasat janë që sanksionet të jenë shumë më të ashpra se ato të imponuara pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014. Masat ndëshkuese të atëherëshme janë vlerësuar joefektive.

Rusia prej kohësh e ka shprehur pakënaqësinë e saj me anëtarësimin në NATO të vendeve që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik ose ishin në sferën e saj të ndikimit si anëtarë të Paktit të Varshavës. NATO “i është afruar tashmë Ukrainës. Tani duan edhe ta fusin (në aleancë),” tha të dielën Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, “ndonëse të gjithë e kuptojnë se Ukraina nuk është gati dhe nuk mund të japë asnjë kontribut për forcimin e sigurisë së NATO-s. “

Ukraina ka kërkuar anëtarësimin në NATO prej vitesh, por perspektiva e anëtarësimit duket e largët, duke pasur parasysh vështirësitë e saj për vendosjen e stabilitetit politik dhe në luftën kundër korrupsionit.

Senatori demokrat Dick Durbin dhe anëtar i grupit të Senatit për çështjet e Ukrainës, sugjeroi se tërheqja e Ukrainës nga aspiratat e saj për anëtarësim në NATO mund të përshpejtojë një zgjidhje diplomatike për krizën aktuale. Nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy “vendos që një anëtarësim i ardhshëm në NATO, nëse do të ketë një të tillë për Ukrainën, dhe çështja e ndërhyrjes ruse në Ukrainë, mund të diskutohen në tryezën e bisedimeve, mendoj se mund të shkojmë drejt një zgjidhjeje,” tha zoti Durbin për televizionin NBC.

Ukraina nuk ka dhënë shenja se mund të jetë e hapur të bëjë lëshime lidhur me perspektivën e anëtarësimit në aleancë. Zoti Lavrov përsëriti gjithashtu se Rusia e sheh zgjerimin e NATO-s si një kërcënim.

“Është vështirë t’i shohësh veprimet e aleancës si mbrojtëse. Nuk duhet të harrojmë se ata bombarduan Jugosllavinë për gati tre muaj, ndërhynë në Libi, duke shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe atë që bënë në Afganistan,”- tha ai.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë hedhur poshtë zyrtarisht kërkesat e Rusisë që të ndalet zgjerimi i NATO-s, megjithëse Uashingtoni ka paraqitur fusha ku janë të mundshme diskutimet, duke ofruar shpresë se mund të ketë një mënyrë për të shmangur luftën.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine shba konflikti rusi-ukraine shba

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri