LIVE UPDATES
Bota

Abuzimet seksuale/ DW: Kisha katolike ka humbur çdo lloj besimi

31 Janar 2022, 07:22 Nga DOSJA
Abuzimet seksuale/ DW: Kisha katolike ka humbur çdo lloj besimi

20 vjet kanë kaluar që nga raportimi i Boston Glone për abuzimet seksuale me fëmijët nga priftërinj katolikë të dioqezës së Bostonit. Ndërkohë katalogu i tmerrit është shtuar, numri i fëmijëve në të gjithë botën me të cilët abuzuar seksualisht nga prifërinjtë është i pamatë. Vit për vit shifrat janë rritur, ndërkohë që viktimat kërkojnë zhdëmtim nga kisha.Publiku ndërkohë është mpirë para përmasave të këtyre krimeve. Herë pas here del ndonjë raport, si ai para disa ditësh në Mynih, që ia del të kapë kryetitujt, vetëm sepse preket dimensioni i bashkëpërgjegjësisë së qarqeve më të larta të kishës.

Me raportimin më të fundit dalin edhe 500 viktima të tjera nga vitet 1945-2019, vetëm në dioqezën Mynih dhe Fraizing, krahas 3500 viktimave në të gjithë Gjermaninë, rastet e të cilëve janë zbuluar në një të ashtuquajtur, studimi MHG në vitin 2018.

Komplot i heshtjes

Në Irlandë janë varrosur në varreza anonime 9000 fëmijë në rrethana të pasqaruara në jetimoret famëkeqe për nënat e pamartuara. Abuzimi me fëmijët në konviktet katolike në Kanada çoi në vdekjen e 6000 të prekurve. Shumë nga këto viktima po ashtu janë varrosur në varreza anonime. Në Francë një studim vlerësoi vitin e kaluar, se priftërinj dhe punonjës të kishës katolike që nga viti 1945 kanë abuzuar me rreth 300.000 fëmijë.

Por nuk është vetëm abuzimi me të mitur që të zemëron kaq shumë në historinë e krimeve seksuale.Kisha me ngadalësinë e saj në mënyrë skandaloze ka bërë dukshëm të qartë, se ajo nuk do të bashkëpunojë me autoritetet shtetërore në hetimin e këtyre krimeve. Komploti i saj institucional i heshtjes – mbrojtja e sekretit të rrëfimit dhe refuzimi për publikimin e dosjeve apo dhënien tek autoritetet – u konirmua sërish nga zbulimet e ekspertizës në Mynih. Zbulime që implikojnë edhe Papa Benediktin e XVI, dhe ish-arqipeshkvin e Mynihut, Joseph Ratzinger, në katër raste.

Krerë drejtues të kishës katolike me heshtje kanë mundësuar krimet kundër fëmijëve dhe i kanë fshehur ato. Ne e dimë tani që Papa Benedikti dinte për abuzimin në dioqezën e tij, lejoi të paktën zhvendosjen në detyrë të njërit prej autorëve të abuzimit (që filloi menjëherë të bëjë të njëjtën gjë) dhe e mohoi pikërisht këtë. I njëjti njeri që në Romë ishte përgjegjës për zbardhjen, zhdëmtimin pas krimeve të shkuara dhe të pengonte krimet e ardhshme.

Përgjegjësia e politikës

Edhe nëse reagimet e ipeshkëve janë çdo herë të zbehta dhe jo konsekuente, deri më tani ata ia kanë dalë të pengojnë reagime të qarta të politikës në Gjermani. Edhe pse historitë e tmerrit kudo tregojnë të njëjtin model, kisha nuk paska ç’të thotë më shumë, se disa deklarata të vakëta dhe ndryshime thjesht kozmetike në institucionet e saj të brendshme.

Para këtij sfondi duhet parë edhe refuzimi i konferencës së ipeshkëve spanjollë që të ngrihet një komision për hetimin e rasteve të abuzimit, si edhe refuzimi tjetër për krijimin e strukturave të pavarura, që do ta mundësonin këtë. Si reagim ndaj një raportimi në “El Pais”, në të cilin flitet për të paktën 1000 raste abuzimi seksual, kreu i konferencës së ipeshkëve, kardinali Juan José Omella, u shpreh, për “dhimbjen e thellë” për viktimat dhe se “do të mbledhë ankimet dhe do të shoqërojë njerëzit që kanë vuajtur.”

Prezantohet ekspertiza e abuzimit seksual 20.01.2022 – Barbara Leyendecker (nga e majta), Ulrich Wastl, Marion Westpfahl dhe Martin Pusch nga studioja ligjore “Westpfahl Spilker Wastl”

Nuk është më i pranueshëm vetëkontrolli i kishës

Padashur Kardinal Omella bëri të qartë një problem, me të cilin duhet të ndeshen institucionet publike dhe shtetërore. Drejtuesit e kishës besojnë, se e kanë ende autoritetin moral dhe besueshmërinë të kontrollojnë vetë veten. Në Spanjë një grup parlamentarësh i mbështetur nga partia e majtë dhe e qendrës, PSOE bëri një hap të pazakontë duke vënë në pikëpyetje pushtetin politik të kishës katolike me kërkesën e paraqitur për krijimin e një komisioni parlamentar. Ai duhet të hetojë rastet e abuzimit seksual, që janë kryer ndaj fëmijëve nga njerëz të kishës.

Zbulimet nga Mynihu tregojnë, se ishte gabim i institucioneve shtetërore t’i lejojnë kishës të hetojë vetë, të gjykojë vetë dhe të ndëshkojë në fund veten. Kjo gjendje gropos çdo lloj përfytyrimi të arsyeshëm për drejtësi në një shtet demokratik. Dhe më e rëndësishmja: është një injorim i tmerrshëm të detyrimeve të shtetit për mbrojtjen e individit.

Nuk duhet të nisemi prej asaj se bëhet fjalë për krime që janë kryer shumë dekada më parë. Drejtësia për viktimat ka shumë rëndësi. Por pyetja më e rëndësishme është se si është gjendja aktuale në kisha dhe institucione kishtare. Sepse kanë marrë fund përfundimisht kohët, kur mund të mbështeteshe në vullnetin e mirë të kishës, se i mbron njerëzit që i janë besuar asaj, apo se bën një vlerësim të ndershëm të gabimeve të veta./DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota abuzimet seksuale abuzimet seksuale ne kisha gjermani kishe abuzimet seksuale abuzimet seksuale ne kisha gjermani kishe

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët