LIVE UPDATES
Aktualitet

1 viktimë, 1 e plagosur, asfiksohet efektivi! Evakuohen 3 fshatra të Gjirokastrës, Çako: Gjithçka ndodhi shpejt, kisha even

3 Gusht 2021, 06:40 Nga DOSJA
1 viktimë, 1 e plagosur, asfiksohet efektivi! Evakuohen 3 fshatra të

SHQIPËRI– Kur kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë që Shqipëria është përfshirë nga flakët dhe apelet për ndërhyrje kanë qenë të pafundme, është shënuar viktima e parë. Një 60-vjeçar, Andrea Haxhiaj, banues në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër ka ndërruar jetë brenda në banesën e tij që është përfshirë nga flakët. Ndërsa bashkëshortja e 60-vjeçarit ka pësuar dëme të mëdha në trup e fytyrë për shkak të flakëve që u ka përfshirë banesën. Ajo ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën. Të plagosur mësohet se kanë mbetur edhe banorë të tjerë në tre fshatra të Gjirokastrës, Asim Zeneli, Lunxhëri-Antigone dhe Krinë, zona të cilat janë evakuuar, pasi flakët kanë shkuar shumë pranë banesave. Edhe në fshatin Arshi Lengo po përgatitet operacion evakuimi, pasi flakët rrezikojnë banesat. Teksa shuante zjarrin në Krinë të Gjirokastrës, efektivi Edlir Gjoka u asfiksua dhe përfundoi në spital, duke shënuar një tjetër person të dëmtuar nga kjo situatë.

Viktimën e parë, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako e ka komentuar si pasojë e precipitimit të shpejtë të situatës. Një ditë pasi Kreu i KLSH-së Arben Shehu i bëri thirrje të kthehej nga pushimet në zyrë, Çako zbriti në terren dhe tha se në të vërtetë kishte pasur një event familjar, por që nuk ishte zhdukur. Ai u dha direktivat strukturave të cilëve u tha se e vetmja mënyrë ishte krijimi i kordonit me lopata e kazma në krahë. Ministri Niko Peleshi shkoi në fshatin Asim Zeneli të Gjirokastrës pas ngjarjes së rëndë ku kërkoi bashkëpunimin e banorëve për nisjen e operacionit të evakuimit. Peleshi komentoi edhe faktin se në qiellin shqiptar është parë vetëm një helicopter që qarkullon për të shuar flakët. Ai tha se do të donte që të kishin 100 apo 200 helikopterë, por në të vërtetë kaq kanë, vetëm dy. Dhe helikopteri tjetër, sipas Peleshit është për remont pasi i ka mbaruar orët e punës.

Vetë kryeministri Edi Rama u shprehur ngushëllimet familjeve, ndërsa publikoi pamjet e kasionit kundër zjarrit plot krenari. Dhe në fakt, e vetmja gje që shikon në atë video, janë punonjës të pambrojtur e me lopata në krahë përballë flakëve. Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur këtë vdekje, pasojë të masave të ndërmara nga qeveria në lidhje me zjarret, që sipas tij, janë gjysmake dhe nuk mund të normalizojnë asgjë. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar gjithashtu që qeveria të angazhohet plotësisht në këtë situatë të rënduar.

Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona të identifikuar si Selim Qepi, Ilir Skrapaliu dhe Leonard Mane, pasi akuzohen se kanë djegur hektarë të tëra me tokë e kullota në Dukat, Delisuf dhe Shalës.

Si është situata me vatrat e zjarrit sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes:

Në Gadishullin e Karaburunit, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë, ka vijuar të jetë aktiv zjarri. Në vendngjarje ndodhen 521 forca ushtarake, dhjetra nga pushteti vendor si forca zjarrfikëse dhe të emergjencave civile, 50 mjete. Po punohet për fikjen e flakëve edhe nga ajri me helikopterë të FA dhe të kontraktuar.

-Një vatër zjarri është zhvilluar në Himarë, Livadhë rreth orës 11:00.  15 efektivë të Bashkisë Himarë po e mbajnë nën kontroll situatën. Në qarkun e Shkodrës, zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë të ndryshme në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës. Forcat e Shërbimit vendor i MZSH Vau Dejës sëbashku me forcat pyjore dhe banorë nga komuniteti po punojnë për shuarjen e vatrës, e cila është problematike, pasi po favorizohet nga erërat. Deri tani janë djegur 10 ha kullotë, ndërsa situata është në monitorim.

-Në bashkinë Gjirokastër zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar fshatin Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo. Është raportuar një humbe jete dhe një e plagosur. Puna në terren vijon me të gjitha kapacitetet e qarkut Gjirokastër (MZSH Gjirokastër, Dropull, Tepelenë, Libohovë, Përmet), bashkia Sarandë dhe mjete të FA. Po punojnë forca zjarrfikëse, Policia Shtetit, Forca të emergjencave civile, Forca të Armatosura, urgjenca mjekësore me 5 autoambulanca. Po punohet për shuarjen e flakëve edhe nga ajri me helikopterë. Po ashtu është riaktivizuar vatra në kodrat e fshatit Qesorat, njësia administrative Lunxhëri, bashkia Gjirokastër. Në vengjarje kanë shkuar 6 zjarrfikës me 2 mjete dhe situata po ndiqet me seriozitet.

-Është riaktivizuar vatra e zjarrit në pyllin e fshatit Shetaj, njësia administrative Ishëm të Durrësit. Forcat e policisë së Shtetit, punëtorë të ndërmarrjeve të bashkisë Durrës dhe dy mjete zjarrfikëse me 6 efektivë po punojnë për të mbajtur nën kontroll flakët.

-Shërbimi i zjarrfikëses në Kavajë ka njoftuar për një vatër zjarri në fshatin Domën në lagjen Xhelezaj. 

-Në qarkun e Beratit u njoftua se ka rënë zjarr në shkurre në fshatin Zogas, në Skrapar. Në vendngjarje kanë shkuar forcat dhe mjetet e MZSh Skrapar, të cilët kanë bërë izolimin e flakëve.

– Edhe në Fushë Arrësz është aktivizuar një tjetër vatër zjarri.

(k.m;f.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet andrea haxhiaj zjarre ne shqiperi andrea haxhiaj zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 3 Gusht 2021, 19:47

Sherr në Berat, plagoset 42-vjeçari

BERAT– Një 42-vjeçar me inicialet G.K., është plagosur me thikë dhe ka përfunduar në spital. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Beratit mbr...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet