All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

1.5 mln euro për ushqimet e Rezervës së Shtetit, PD: U bë pa garë, kompania nga Maqedonia specialiste për lojërat e fatit

31 Mars 2020, 13:46 Nga DOSJA
1.5 mln euro për ushqimet e Rezervës së Shtetit, PD: U bë pa
All - Paragraf - 1

TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka ngritur pikëpyetje lidhur me tenderin 1.5 milionë eurosh për blerjen e ushqimeve për Rezervën e Shtetit. Në një deklaratë për shtyp nga selia, Alibeaj tha se në garën ishin 35.099 kompani, të cilat merren me tregtimin e mallrave ushqimorë, por brenda ditës doli fituese “Eurovia” shpk., nga Maqedonia e Veriut.

Sipas Alibeajt, kompania shtoi si objekt tregtimin e ushqimeve vetëm pak ditë para hapjes së tenderit më 25 mars.

“Pas 24 orësh nga shpallja e tenderit, kemi një fitues pa garë dhe oferta e vetme, nga 35.099 kompani në Shqipëri, fiton kompania filial nga Maqedonia “Eurovia” shpk. Pak ditë para shpalljes së tenderit pa garë, kompania shtoi si objekt tregtimin e ushqimeve. Qeveria hesht për vjedhjen,”– tha demokrati.

DEKLARATA E PARË

Alo Edi, Alo Xhaçka, telefoni ynë nuk ra. Ju heshtët, Nuk keni sesi të pergjigjeni, sepse ju doni të vidhni shqiptarët edhe në dite të zeza e krize, si sot. Në Shqipëri ka 35.099 kompani, të cilat merren me tregtimin e mallrave ushqimorë, por Edi Rama dhe Olta Xhaçka, pritën 1 muaj që kompania që ata kanë zgjedhur për të ndarë paratë, të ndryshonte objektin. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nën drejtimin e Edi Ramës, ka zhvilluar më datë 25 Mars 2020 një tender urgjent për “blerje paketa ndihme për familjet në nevojë dhe materiale mbrojtëse në mbështetje të personelit të Forcave të Armatosura të angazhuar në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID – 19”, me vlerë rreth 1.5 milion Euro. Pas 24 orësh nga shpallja e tenderit, kemi një fitues pa garë dhe oferta e vetme, nga 35.099 kompani në Shqipëri, fiton kompania filial nga Maqedonia “Eurovia” shpk. Kriteri i vetëm i vendosur nga Ministria për kompaninë fituese ishin kontratat për ekzekutimin e furnizimeve të ngjashme, të kryera gjatë tri viteve të fundit, në një vlerë jo më të ulët se 40% e vlerës së përllogaritur të tenderit. Alo Edi, Alo Xhaçka? 1. Kompania që keni vendosur të ndani plot 1.5 milion euro, a e ka eksperiencën e nevojshme në fushën e tregtimit të ushqimeve? 2. Sa muaj apo vite eksperiencë ka? 3. Si e gjetët këtë kompani për t’i dërguar ftesë për ofertë për blerjen e ushqimeve pa garë dhe pa shpallje publike? Te dashur shqiptarë, ju që po prisni ndihmat në shtepitë tuaja, ju të moshuar që nuk mund të levizni dot as me dhe as pa leje, të presim pak se mos na marrin në telefon për të na sqaruar se çfarë po bëhet me 1,5 milion eurot e ushqimeve tuaja.

Pak orë më vonë, Alibeaj doli sërish në një deklaratë për shtyp në selinë blu duke dhënë detaje të tjera lidhur me kompaninë “Eurovia” shpk.

Ish-deputeti bën me dije se kompania “Eurovia”, është regjistruar në Shqipëri thuajse një vit më parë, më 19 mars të 2019 dhe ka si administrator Emir Shefitin, një pronar kompanie bastesh sportive të regjistruar në Tetovë, të quajtur “Sports and More”. Aktiviteti i kompanisë ka qenë i lidhur kryesisht me pajisje elektronike, ndërtim dhe sisteme kompjuterike por vetëm 6 ditë para tenderit kanë shtuar edhe “tregëtim ushqimesh”.

“Deri përpara se të mbyllte pazarin me Edi Ramën dhe Olta Xhackën, objekti i kompanisë ishte “Import dhe eksport, instalim, mirëmbajtje, tregti me pakicë dhe shumicë të pajisjeve kompjuterike, kancelarike, telefonike, elektronike, mekanike, të telekomunikacionit, elektrike, hidraulike, impjanteve e pajisjeve termosanitare…etj,”-shtoi Alibeaj. 

DEKLARATA E DYTË

Alo Enkelejdi jam! Edi? Olta? Nuk ju vjen zëri, nuk degjoheni! Normal, jeni shumë të zënë duke vjedhur. Të dashur shqiptarë, tani do t’ju vertetojme se si tenderi për blerjen e ushqimeve për familjet në nevojë u vonua, sepse Edi Ramës dhe Olta Xhaçkës u mori pak kohë skema e vjedhjes. Ata gjithmonë e gjejnë kohen! Kur bëhet fjalë për abuzime, marrin kohën që u nevojitet, se nuk u duhët shumë, nëse ti, i dashur qytetar, ke ngelur pa pune apo nuk ke për të marrë rrogën këtë muaj. Mjafton që Edi & Olta të vjedhin bukën tënde. E vërteta është që kompania që Edi Rama dhe Olta Xhaçka kanë parapërzgjedhur t’i japin plot 1.5 milion euro, nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore. E vërteta është që kompania “Eurovia” që Alo Edi dhe Olta Xhaçka ka parapërzgjedhur për t’i dhënë tenderin është e specializuar për pajisje kompjuterike dhe ndërtim, jo për tregtimin e produkteve ushqimore. E vërteta është që kompania “Eurovia”, është rregjistruar në Shqipëri rreth një vit më parë, në Shkurt 2019. Aktiviteti i saj kryesor lidhet me pajisje elektronike, ndërtim dhe sisteme kompjuterike. Ajo ka si administrator shtetasin Emir Shefitin, një pronar kompanie bastesh sportive të regjistruar në Tetovë, të quajtur “Sports and More”, e cila merret me lojra kompjuterike dhe programime teknologjike. E vërteta është që në datë 19 Mars 2020, pra vetëm 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit për ushqime nga Ministria e Mbrojtjes, kompania “Eurovia” shpk, dega Shqipëri, ka modifikuar objektin e aktivitetit të saj, duke shtuar edhe tregtimin në produktet ushqimore. Vetëm 6 ditë pas këtij modifikimi, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë, ajo shpallet fituese e tenderit 1.5 milionë euro të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes për paketat ushqimore. Deri përpara se të mbyllte pazarin me Edi Ramën dhe Olta Xhackën, objekti i kompanisë ishte “Import dhe eksport, instalim, mirëmbajtje, tregti me pakicë dhe shumicë të pajisjeve kompjuterike, kancelarike, telefonike, elektronike, mekanike, të telekomunikacionit, elektrike, hidraulike, impjanteve e pajisjeve termosanitare…etj.” Më datë 19 Mars 2020, gjashtë ditë përpara se Ministria e Mbrojtjes ta shpallte fituese për blerjen e pakove ushqimore, kompania “Eurovia” shpk shtoi në objektin e aktivitetit të saj edhe “Import eksport te mallrave industriale e ushqimore, prodhime bujqesore e blegtorale, prodhim e shitje pije alkoolike, tregtimin e tyre me shumice e pakicë”. Menjëherë pas këtij ndryshimi, Ministria e Mbrojtjes e identifikon dhe i dërgon Ftesë për Ofertë, në një procedurë pa garë dhe me negocim pa shpallje publike. Kjo është një aferë e pastër korruptive. Ky është akti që provon edhe njëherë që Qeveria vjedh edhe në kohë pandemie. Prandaj nuk ka para Edi Rama për të paguar pagat e punonjësve që sot janë në shtëpi, prandaj nuk ka para të paguar dhe ndihmuar biznesin, prandaj nuk ka para për famijet e varfra dhe në nevojë për mbijetesë. Paratë i shqiptarëve i kanë për t’i ndarë me miqtë e tyre!

Ndërkohë pavarësisht dy deklaratave të njëpasnjëshme të ish-deputetit demokrat dhe denoncimit të tij për vjedhjen e fondeve, sërish nuk ka asnjë deklaratë as nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe as nga kryeministri Edi Rama.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike “eurovia” edi rama enkelejd alibeaj olta xhacka rezerva e shtetit tenderi per rezervat e shtetit “eurovia” edi rama enkelejd alibeaj olta xhacka rezerva e shtetit tenderi per rezervat e shtetit

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet