All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
10 pyetje nga Dosja.al

“Nuk lashë administratën për ambicie, por për t’i shërbyer qytetarëve më afër”/ Intervistë me Ani Dyrmishin, kandidat për deputet i PS në Qarkun e Durrësit

Në këtë intervistë për Dosja.al ai ndan me ne arsyet e këtij vendimi, çfarë ka mësuar nga takimet me qytetarët dhe si e shikon Shqipërinë në vitin 2030.

21 Prill 2025, 16:56 Nga Dosja.al
“Nuk lashë administratën për ambicie, por për
Ani Dyrmishi
All - Paragraf - 1

DURRËS- Ani Dyrmishi, një nga figurat e spikatura të administratës publike dhe drejtimit vendor, është sot kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit. Me një profil të ndërtuar përmes punës në qeverisje dhe angazhimit publik, Dyrmishi kërkon që këtë herë zëri i tij të dëgjohet në Kuvend. Në këtë intervistë për Dosja.al ai ndan me ne arsyet e këtij vendimi, çfarë ka mësuar nga takimet me qytetarët dhe si e shikon Shqipërinë në vitin 2030.

1-Zoti Dyrmishi, keni pasur një karrierë të gjatë në administratë. Pse vendosët të kaloni në politikën aktive?

Nuk ka qenë një vendim i momentit. Pas shumë viteve në administratë dhe në pozicione drejtuese, ndjeva se kishte ardhur momenti të kontribuoj më drejtpërdrejt në vendimmarrje. Kam parë nga afër si funksionon politika publike dhe ku ngec ajo në zbatim. Në Kuvend, dua të ndihmoj që këto përvoja të përkthehen në ligje dhe politika më efektive.

“Nuk lashë administratën për ambicie, por për
Ani Dyrmishi në takime

2- Ishte kjo një zgjedhje personale apo ju erdhi si ftesë?

Ka qenë një vendim i menduar gjatë dhe i nisur nga dëshira për të shërbyer më afër qytetarëve. Sigurisht, mbështetja nga kolegë dhe nga strukturat e Partisë Socialiste ka qenë një motivim i fortë. Por në thelb, ishte një zgjedhje e ndërgjegjshme.

“Nuk lashë administratën për ambicie, por për
Ani Dyrmishi në takime

3- Çfarë përfitimi shihni në rolin e deputetit, krahasuar me atë të drejtuesit në administratë?

Roli i deputetit të jep mundësinë të ndikosh në hartimin e politikave dhe në kontrollin e zbatimit të tyre. Ndryshe nga administrata, ku zbaton vendime, në Kuvend merr përgjegjësinë për të ndërtuar vizionin dhe kornizën ligjore që prek jetën e qytetarëve. Unë garoj me idenë që çdo votë është përgjegjësi, jo trofe.

“Nuk lashë administratën për ambicie, por për
Ani Dyrmishi në takime

4- Si e shihni garën brenda partisë dhe me kandidatët e tjerë?

E konsideroj një garë të shëndetshme dhe të nevojshme. Partia Socialiste ka një ekip të gjerë me njerëz me integritet dhe përvojë. Për mua, kjo është më shumë një sfidë për të bindur qytetarët se mund të jem zëri i tyre në Kuvend.

“Nuk lashë administratën për ambicie, por për
Ani Dyrmishi në takime

5- Çfarë do të ndodhë nëse nuk fitoni?

Vazhdoj të jem në shërbim, kudo ku përvoja ime mund të sjellë vlerë. Kandidimi nuk është një përpjekje për pozicion, por për të kontribuar më thellësisht. Edhe jashtë Kuvendit, kam qenë dhe do të jem aktiv në çështjet që prekin qytetarët.

“Nuk lashë administratën për ambicie, por për
Ani Dyrmishi në takime

6- Nga takimet me qytetarët, çfarë po kuptoni?

Shqetësimet janë reale dhe të ndryshme, nga ekonomia te shërbimet, por ajo që bie më shumë në sy është nevoja që njerzit duan të ndihen të dëgjuar dhe të përfaqësuar. Ata kërkojnë që politika të jetë më e afërt me përditshmërinë e tyre — jo vetëm gjatë fushatës, por çdo ditë. Dhe kjo është një përgjegjësi që unë e ndjej fort, veçanërisht duke ardhur nga qeveria.

“Nuk lashë administratën për ambicie, por për
Ani Dyrmishi në takime

7- Cili është mesazhi juaj për qytetarët e Qarkut të Durrësit?

Të mos zgjedhin mbi bazë fjalësh, por mbi bazë veprash dhe qëndrueshmërie. Kam qenë i pranishëm në çdo hap të zhvillimit lokal dhe kombëtar, dhe dua të jem po aq i pranishëm në Kuvend, për të çuar zërin e qytetarëve të Durrësit aty ku merret vendimi.

“Nuk lashë administratën për ambicie, por për
Ani Dyrmishi në takime

8- A janë të varfër shqiptarët sot?

Ne kemi punuar shume qe te thyejme ciklin e varfërisë por ka ende shumë sfida sociale dhe ekonomike që prekin qytetarët, veçanërisht në zonat me më pak mundësi. Nuk mund të mohojmë se ka njerëz që përballen me vështirësi reale, por pikërisht për këtë arsye, prioriteti ynë duhet të mbetet përmirësimi i kushteve të jetesës, rritja e punësimit dhe zgjerimi i aksesit në shërbime. Nuk mjafton të flasim për zhvillim — duhet ta ndjejë çdo qytetar në jetën e përditshme.

“Nuk lashë administratën për ambicie, por për
Ani Dyrmishi në takime

9- Si e shihni Shqipërinë në vitin 2030? Dhe ku e shihni veten?

E shoh pjesë të Bashkimit Europian, me institucione më të forta, me drejtësi funksionale dhe me një ekonomi më konkurruese. Shpresoj të jem ende në shërbim të publikut, aty ku mund të jap më shumë. Kontributi im nuk është i lidhur me një titull, por me një mision.

“Nuk lashë administratën për ambicie, por për
Ani Dyrmishi në takime

10- Si e shihni rolin e qytetarëve në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe çfarë mesazhi mund t’u jepni për të kontribuar në këtë udhëtim?

Qytetarët janë thelbësorë në këtë proces, sepse integrimi në Bashkimin Europian është një angazhim që kërkon mbështetje dhe përpjekje të përbashkëta. Kryeministri Edi Rama ka udhëhequr me shumë angazhim këtë rrugëtim, duke realizuar hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së kushteve të BE. Por, për të arritur objektivin final, është e nevojshme që çdo qytetar të japë kontributin e tij, qoftë me mbështetje për reformat, qoftë me angazhim për përmirësimin e kushteve të jetesës. Mesazhi im është i thjeshtë: çdo veprim, çdo përpjekje që bëni për të përmirësuar jetën tuaj dhe të komunitetit tuaj, është një hap më afër integrimit dhe një Shqipëri më të fortë dhe më të drejtë.

“Nuk lashë administratën për ambicie, por për
Ani Dyrmishi në takime

ani dyrmishi


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet