LIVE UPDATES
Politike

19 Shkurt 2021, 15:44 Nga DOSJA

DURRËS – Presidenti Ilir Meta mori pjesë në veprimtarinë përkujtuese të 100-vjetorit të krijimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit.

Me këtë rast, Kreu i Shtetit e vlerësoi  Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, Durrës me Titullin e lartë “Për merita të veçanta civile”, me motivacionin: “Me mirënjohje ndaj punës së vyer, që nga themelimi 100 vite më parë e deri në ditën tona, në drejtim të ndihmesës, inkurajimit, mbrojtjes dhe zhvillimit të pandërprerë të sipërmarrjes jo vetëm durrsake, por edhe kombëtare. Në vlerësim të mbrojtjes, përkujdesjes së veçantë ndaj interesave ekonomike të bashkësisë sipërmarrëse të Durrësit, duke rritur dhe zgjeruar vazhdimisht lidhjet dhe marrëdhëniet tregtare dhe industriale, si dhe duke promovuar edhe eksportin  e pandërprerë të prodhimeve autentike shqiptare”.

Meta në fjalën e tij, tha se Durrësi, përveç problemeve që ka në tërësi klima e biznesit, është goditur shumë rëndë, nga tërmeti dhe nga pandemia, duke shtuar se tashmë është koha për rigjallërim të biznesit.

Në fjalën e Tij përshëndetëse, në ceremoninë solemne të organizuar me këtë rast, Presidenti Meta u shpreh:

“Kremtimi i 100-vjetorit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, është një moment historik jo vetëm për këtë qytet, por edhe për sipërmarrjen në nivel kombëtar. Që në fillesat e para, në vitin 1921, e njohur në atë kohë si ‘Oda e Tregtisë e Durrësit’ e deri sot, puna e këtij institucioni ka pasur një ndikim shumë të rëndësishëm për mbarë vendin. Misioni dhe veprimtaria e këtij institucioni ka qenë gjithmonë mbrojtja e përkujdesja ndaj interesave ekonomike të sipërmarrësve të Durrësit, për të rritur dhe zgjeruar vazhdimisht marrëdhëniet tregtare dhe industriale, por edhe për të promovuar eksportin e prodhimeve autentike shqiptare. Puna 100-vjeçare e këtij institucioni i dedikohet edhe kryetarëve, që nga fillesat e deri më sot, si Idhomen Kosturi e kryetarët e nderuar të pas viteve 90-të, si Seid Kërtusha, Edmond Kosova, Sami Gjergji, Hajdar Kovaçi, Gani Buka, Andrea Xhavara dhe deri sot te Alban Isteri. Të gjithë e dimë se çfarë tragjedie pësuan sipërmarrësit, tregtarët dhe industrialistët durrsakë dhe gjithë ato familje të shquara të këtij qyteti, pas vendosjes së regjimit komunist edhe pse një pjesë e tyre kishin qenë ndër përkrahësit kryesorë të Luftës Antifashiste. Megjithatë është shumë e rëndësishme, që ajo traditë e ndërprerë nga komunizmi por edhe arritjet më të mira të këtyre tre dekadave të ruhen dhe të konsolidohen më tej. Durrësi, për fat të keq, përveç problemeve që ka në tërësi klima e biznesit, është goditur shumë rëndë, në mënyrë të veçantë, nga tërmeti dhe nga pandemia, që kanë sjellë pasoja tepër serioze për turizmin, një industri mbi të cilën bazohet shumë ekonomia e familjeve durrsake, aq sa ulja e të ardhurave të biznesit ka arritur deri në 40%. Ndaj mendoj se tani është koha për një “restart” edhe për “Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, por edhe për sipërmarrjen në përgjithësi, për 100 vitet që vijnë. Unë jam optimist sepse talenti dhe tradita janë këtu. Jo vetëm kaq, por në 30 vite kemi një eksperiencë të jashtëzakonshme të përfituar edhe nga djemtë e vajzat e Durrësit, të cilët janë arsimuar dhe edukuar jashtë vendit dhe tani janë rikthyer plot ide duke zhvilluar me sukses projektet e nisura në Shqipëri. Lorenc Goga, është një prej tyre,  i cili vjen nga një familje tradicionale e Durrësit dhe aktivitetin kryesor e ka në Tiranë. Ai ka ikur në Itali në një moshë shumë të re, 14-vjeçare, është arsimuar e edukuar atje dhe që ka zhvilluar disa sipërmarrje në Shqipëri, që nuk kanë lidhje fare me pushtetin e asnjë periudhe. Përkundrazi, kanë lidhje vetëm me kohën në të cilin jetojmë dhe me sfidat që duhet t’i përballojmë së bashku, në mënyrë që biznesi shqiptar të ketë rritje në këtë botë të globalizuar. Ndaj është e domosdoshme të nxitim sipërmarrjet me ide novatore dhe jo sipërmarrësit e pushtetit, se është shumë e lehtë të bësh biznes duke u lidhur me pushtetin, por kështu vetëm sa dëmton klimën e biznesit në tërësi. Unë gjithmonë kur flasin për sipërmarrjen, kam një pikë reference, që nuk është as Gjermania dhe as Suedia, por një vend shumë afër nesh,  Maqedonia e Veriut, që për gati dy dekada, renditet në nivel botëror sa i takon klimës së biznesit, nga vendi i 7 deri në vendin e 15 apo të 17 në botë, pavarësisht nga ndryshimi i qeverive apo i pushteteve. E gjitha kjo, sepse politikat ekonomike dhe fiskale në Maqedoninë e Veriut nuk ndryshojnë, por edhe sepse politikat mbështetëse për nxitjen e investimeve i ka  “agresive” dhe pozitive. Ndërkohë që ne kemi mundësi pa fund dhe në radhë të parë vetë Durrësi dhe gjithë zona jonë bregdetare për të qenë edhe më atraktiv. Ndaj dhe unë besoj se do fillojë një epokë e re në 100 vitet e ardhshme për  Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit. Durrësi i ka të gjitha potencialet për të qenë një qendër e rëndësishme e zhvillimit kombëtar dhe një lokomotivë në nivel rajonal. Unë e besoj shumë këtë, sepse i besoj shumë traditës së  Durrësit dhe ambicieve të sipërmarrësve durrsakë.

Faleminderit!

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet