LIVE UPDATES
Aktualitet

119 kg kokainë nga Ekuadori/ 300 mln lekë reklama për të ‘fshehur’ emrin ‘Bana-King’

6 Janar 2022, 11:02 Nga DOSJA
119 kg kokainë nga Ekuadori/ 300 mln lekë reklama për të

TIRANË – Policia dhe Prokuroria janë në hapat e parë të hetimit për të identifikuar linjën e trafikut të kokainës, pas zbulimit të rreth 109 kilogramë lëndë narkotike në kontenierët me banane të kompanisë “Ziko-Company”.

Megjithatë, gjasat duket se janë shumë të vakëta që autoritetet hetimore të identifikojnë të gjithë porositësit dhe pritësit e ngarkesës të kokainës, e cila dyshohet se mund të ketë qenë shumëfish më e lartë se sa ajo që mbeti në duart e oficerëve të Policisë.

Policia shpërndau një njoftim, që më shumë dukej se justifikim për kompaninë e bananeve, sesa një nevojë për të informuar publikun mbi rezultatin e saj.

Por, nga ana tjetër, edhe pjesa më e madhe e medias, kryesisht ajo që konsiderohet si “tradicionale”, përfshirë edhe ato redaksi, të cilat Policia është e prirur t’ua servirë informacionin në kohë reale, u stepën të tregonin për shumë orë se cila ishte kompania që kishte porositur kontenierin ku u gjet kokaina.

Madje, kishte disa prej tyre, të cilat, jo vetëm “fshehën” emrin e “Bana-King”, por bënin përsiatje duke treguar raste të mëparshme e duke i përmendur ato me emër e mbiemër.

Vetëm “Zico Company” dhe “Bana-Kingu” i saj nuk u shfaqën në kronikën policore.

Duket se ka një arsye shumë të thjeshtë, e cila i thyen edhe ato media që rreken të mbajnë flamurin e raportimeve anti-korrupsion apo reklamues ndaj operacioneve mediokre policore.

Sipas Boldnews.al, gjithçka lidhet me reklamën që “Zico Company” ka shpërndarë bujarisht në median shqiptare.

Në bilancin financiar për vitin 2020, të dorëzuar në Drejtorinë e Tatimeve, “Zico Company” deklaron se ka shpenzuar plot 300 milionë lekë të vjetra reklama për vitin 2020.

Një vit më parë, pra në 2019, e njëjta kompani, ka shpenzuar rreth 150 milionë lekë të tjera, me anën e të cilave publiku shqiptar u bombardua nga “Xhaxhi Arditi dhe majmuni Abu” që hanin plot shije “Bana-King”.

Për vitin 2020, kompania në pronësi të Trifon Murataj deklaron se ka siguruar një fitim prej 1.2 miliardë lekë të vjetra.

Ndërkohë që gati 25 përqind të kësaj shume, pra rreth 300 milionë lekë të vjetra, kompania deklaron se i ka shpenzuar për reklama e publicitet.

Duket se është një shumë jashtëzakonisht e madhe për tregun e reklamave në Shqipëri.

Por, megjithatë, duket se është e mjaftueshme që mediat përfituese të parave të “Bana-King” t’i kthenin reston, duke e mbajtur për shumë orë të fshehur emrin e shoqërisë “Zico Company”.

Deri më tani, policia ka arrestuar tre persona, dy shoferë dhe një drejtues shitjesh të kompanisë “Zico”, ndërkohë që hetimet kanë ngecur në një pikë të vdekur.

Sipas asaj që publikoi policia, në 30 dhjetor të vitit 2021, agjentët e saj arritën të zbulonin 109 kilogramë kokainë në një kontenier që ishte transportuar nga porti i Durrësit në drejtim të magazinave të “Zico Company” në Vaqarr të Tiranës.

Sipas deklarimeve të një prej shoferëve, ai kishte shkuar për të marrë kontenierin në Durrës në datën 28 dhjetor. Rrugës së kthimit, pranë fshatit Romanat, katër persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën dhe e kanë ndalur.

Gjithnjë sipas deklarimeve, njëri prej personave e ka kërcënuar me armë në kokë, ndërsa tre të tjerët kanë kontrolluar në kontenier dhe janë larguar pa marrë asgjë.

Shoferi ka vijuar rrugën dhe ka ndaluar sërish, pasi kishte një gomë të çarë. Ai ka njoftuar një shofer tjetër, për ta ndihmuar për gomën dhe janë nisur në drejtim të magazinave të “Zico Company”.

Ai nuk ka preferuar të njoftojë policinë për “episodin e dhunshëm” me “maskat e paidentifikuar”.

Madje, nuk ka “shqetësuar” as shefat e tij në mbrëmjen e 28 dhjetorit. Por, vetëm një ditë më pas ka informuar përgjegjësin e shitjeve të kompanisë, Marson Murataj. Edhe ky i fundit, sërish është treguar mirëkuptues me Policinë dhe nuk i ka shqetësuar për t’i informuar mbi ngjarjen.

Vetëm në datë 30 dhjetor, pra gati dy ditë pas “shfaqjes së maskave të Romanatit”, kompania “Zico” informon policinë. E, kjo e fundit, deklaroi se zbuloi 109 kokainë në kontenierët me banane. Historia, siç u përcoll nga Policia, krijon shumë pikëpyetje, të cilat, ndoshta mund të sqarohen nga hetimi penal. (BOLDNEWS)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 119 kg kokaine ne portin e durresit bana king 119 kg kokaine ne portin e durresit bana king


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet