LIVE UPDATES
Politike

“13 qershori është testi i parë pas masakrës zgjedhore”, Basha takim me demokratët në Elbasan: Jemi të vendosur të v

6 Qershor 2021, 10:20 Nga DOSJA
“13 qershori është testi i parë pas masakrës

ELBASAN– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur ditën e sotme për zgjedhjet brenda partisë të cilat do të mbahen më 13-qershor, deuke theksuar se demokratët duhet të jenë të bashkuar.

Gjatë një takimi me demokratë të Elbasanit,  Librazhdid, Belshit dhe Gramshit, lideri demokrat tha se 13 qershori është testi i parë pas masakrës zgjedhore që demokratët do të dëshmojnë se janë në këmbë. Mes të tjerash ai tha se PD është e vendosur që të vijojë betejën kundër regjimit të kryeministrit Edi Rama.

Fjala e Bashës: 

Elbasan

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, drejtuese dhe drejtues të demokratëve të Elbasani, anëtarë të Partisë Demokratike, përfaqësues dhe drejtues të Lidhjes Demokratike të Gruas, të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, zoti drejtues politik dhe sekretar i përgjithshëm, deputet, kandidat për deputet, së pari më lejoni t’ju falënderoj nga zemra për mikpritjen e ngrohtë që më rezervuat sot Elbasani është një qark më i madh sesa ç’ja merr mendja çdokujt  madhësinë gjeografike, por qytetarinë dhe madhështinë e demokratëve të Elbasanit që ditën ta shpalosi si asnjëherë më 25 prill dhe gjatë gjithë kësaj beteje të paprecedent.
Miqtë e mi, ndonëse sot ndodhem para jush në kuadër të garës së brendshme, nuk mund ta nis këtu në Elbasan pa thënë, faktin që ndodhemi në zemrën gjeografike të Shqipërisë, ndodhemi në zemrën e qytetarisë këtu në qytetin e Elbasanit, po ndodhemi dhe në zemrën e sistemit dhe makinerisë kriminale që Edi Rama ka ndërtuar këtij 8 vite për të grabitur Shqipërinë, për të tjetërsuar institucionet e saj dhe për të vënë në jetë një nga planet më të zeza të shpopullimit, nënshtrimit dhe zhbërjes të çdo arritje të këtyre 30 viteve të shënuara me progres, me zik-zake, po në tërësi me përparim për qytetarët shqiptarë.
Këtu nga Elbasani, u shtri anembanë qarkut dhe rrezatoi dhe rrezaton akoma e vetmja ofertë e Edi Ramës për shqiptarët. Në formën e një barcaletë që do të ishte për të qeshur nëse nuk është kaq dramatike dhe nuk ndodh në rrethana kaq dramatike, siç është fakti që njeriu më i urryer i Elbasanit, njeriu më i urryer pas Edi Ramës në Shqipëri, Taulant Balla është njeriu më i votuar i 25 prillit. Kjo në vetvete tregon se çfarë ka qenë 25 prilli. Një masakër e pashembullt elektorale.
Nuk është hera e parë që Partia Demokratike futet në një betejë të pabarabartë, por ne u futëm në këtë betejë jo thjesht dhe vetëm me vetëdijen se ishim në kushte te pabarabarta. Madje me vetëdije se po futeshim njësoj si në vitin 1991, pa asnjë pushtet institucional, pa asnjë instrument pushteti fizik, por po kështu të përgatitur se po futeshim me pushtetin me të madh që mund të ketë dhe zotërojë një krijese njerëzorë që është morali, që janë qëllimet e pastra kundrejt qytetarëve, që është vizioni dhe programi që shpalosëm në një nga fushatat më të plota , më të vërteta, më të thella, më të bukura dhe më frymëzuese që ju kapitenët e kësaj beteje dhe demokratët anembanë Shqipërisë i falet shqiptarëve.
Kontrasti është kudo i dukshëm por në asnjë vend më shumë sesa në Elbasan, ku ne dolëm me një ekip përfaqësues me njerëz të vlerave, intelektualë, me njerëz të vlerave qytetare, me njerëz të përmasave kombëtare dhe përballë kishim një listë jo të hartuar nga Partia Socialiste, por të hartuar nga Suel Çela, të hartuar nga bandat e krimit të organizuar anembanë qarkut, të hartuar nga Aqif Rakipi e të vulosur nga kryebanditi i Elbasanit, Taulant Balla.

Dhe me këtë përballje të qartë e vazhduam ditë për ditë, duke shpalosur programin tonë, vizionin tonë, zgjidhjet tona ndaj qytetarëve ndërkohë që në anën tjetër përballeshim me një dhe vetëm një operacion agresiv, antiligjor, atë të shantazhimit dhe kërcënimit të qytetarëve, atë të blerjes së  votave, atë të dhunimit të lirive dhe dinjitetin të tyre në mes të ditës e në orët e vona të natës, të një shteti të bërë njësh me partinë, të një policie që në rastin më të mirë i përshëndeste bandat e në rastin më të keq i mbronte ato nga dora e ligjit. Pikërisht këtu në zemër të Shqipërisë u ekzekutua me mizori operacioni i mbivendosjes së një pakice kriminale ndaj shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, të qytetarëve të Elbasanit që dolën të kërkonin ndryshim. Pikërisht për këtë arsye vlera e punës tuaj, e sakrificës e vetëmohimit tuaj merr përmasa të veçanta.

Edhe ju mund të kishit zgjedhur të qëndronit në shtëpi, edhe ju mund të kishit zgjedhur t’i iknit betejës e t’i bënit pastaj bisht me ndonjë justifikim, ndoshta dhe të largoheshit nga vendi apo siç zgjodhi ndokush që  ka shitur shpirtin tek e keqja të shkelmonit mbi sakrificën e demokratëve për interesa të ngushta personale. Por gjithsecili prej jush këtu në këtë sallë dhe ata që përfaqësoni jashtë kësaj salle nuk e morët këtë vendim. Morët një vendim tjetër. Ju nuk u ndodhët rastësisht në ballë të kësaj beteje. Askush nuk ju detyroi, ishte vendimi juaj i qartë dhe i kthjellët, ishte thirrja e ndërgjegjes së pastër të demokratëve të kësaj familje politike që ka lindur për shqiptarët me një mision për Shqipërinë, me një detyrë që ju bashkoi në këtë betejë.

Me këto vlera u futëm në betejë, me këto vlera dhe më një program ndër më të mirët hartuar ndonjëherë e konkretizuar në kontrata të nënshkruara me mbi 12 grupe interesi së selinë qendrore të Partisë Demokratike, të diskutuara me këto grupe interesi anembanë vendit përfshirë edhe në Elbasan dhe mbi të gjitha me një bashkim krah më krah duke sheshuar mosmarrëveshje dhe pakënaqësi që janë normale në gjirin e një partie politike e aq më pak në gjirin e një dege sa më e madhe të jetë ajo duke vendosur interesin e elbasanasve, të qytetit, të qarkut dhe të Shqipërisë përpara interesave tuaja personale.

Kjo është arsyeja se pse përkundër kësaj masakre zgjedhore ne dolëm më të fortë dhe jo më të dobët, më të mëdhenj dhe jo më të vegjël se sa hymë dhe mbi të gjitha me moralin dhe kokat lartë. Askush prej jush nuk bleu vota, nuk kërcënoi dhe nuk intimidoi qytetarët, nuk i kërcënoi për heqjen nga puna. Ne shkuam tek ata me një program, ne shkuam atje me pastërtinë e shpirtit tonë dhe mbi të gjitha ne shkuam atje me prova të dokumentuara tashmë të betejave tona të mëparshme se çdo sakrificë, se çdo betejë deri më sot nuk e kemi bërë as për as për karrigen time, as për karriget tuaja, as për karriget e deputetëve, por e kemi bërë për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Miqtë e mi, këtu në këtë sallë të mbushur me themelues, me qëndrestar, me njerëz të betejave politike, me intelektualë, është vendi ta pohojmë që edhe në një kohë ku besimi tek politika anë e mbanë botës ka rënë edhe në vende me traditë demokratike e jo më në vende me demokraci hibride apo zik-zake si këto të Ballkanit e në veçanti Shqipëria. Se ishin sakrificat dhe betejat që ne i bëmë duke sakrifikuar gjithçka që kishim në funksion të qytetarëve, në funksion të Shqipërisë, në funksion të demokracisë, që ndezën dhe një herë shpresën që dukej se ishte venitur prej vitesh dhe që i bënë ata që përkundër dhunës, përkundër manipulimeve, përkundër blerjes së votës, përkundër terrorit, përkundër faktit që nuk dihej ku fillonte banda e Suel Çelës e ku mbaronte policia e shtetit, prapë se prapë të dilnin dhe t’ju ndiqnin këtë betejë, t’ju jepnin votën, t’ju jepnin besimin si asnjë herë tjetër, në shifra dhe në numra të ngjashëm me ato të vitit 2009.

Vetëdija për këtë sakrificë është virtyti elementar i çdo demokrati, në radhë të parë ndaj vetes tuaj, në radhë të dytë ndaj çdo kujt që keni në krah dhe gjithsecilit. Është detyrimi më madhor i çdo drejtuesi, duke filluar nga unë dhe çdo drejtues tjetër. Miqtë e mi ajo për të cilën sot luftojmë është diçka edhe më e madhe edhe më jetike, sepse 25 Prilli në tërësi dhe gjithë kolonat e saj, jo vetëm nuk i dha zgjidhje asnjë prej problemeve të shtruara për zgjidhje nga shqiptarët, por i rëndoi ato më shumë. Njësoj si 31 Marsi i 1991-it, 25 Prilli i 2021-it ishin zgjedhje pa zgjidhje, por ndryshe nga 1991 nuk ishte thjesht dhe vetëm një mbivendosje e një diktature që po jepte grahmat, por është asgjësim jo vetëm i vullnetit të shqiptarëve për ndryshim, por i demokracisë. Fjala demokraci duhet si një koncept imazh dhe mistik, nga greqishtja e lashtë do të thotë sundimi i popullit, në fjalorin e përditshëm do të thotë respektim i vullnetit të shumicës.

Çfarë lidhje ka 25 prilli me vullnetin e shumicës. Kush është shumica e Elbasanit, qytetarët që donin ndryshim, apo Balla, Çela e Rakipi me shokë. 25 prilli është dita ku në Shqipëri përkohësisht ka rënë demokracia ndaj dhe barra e përgjegjësisë me të cilën dalim sot para shqiptarëve është edhe më e madhe se para 25 prillit. Në qoftë se para 25 prillit detyra jonë ishte të ndiznim shpresën për ndryshim, sot mbi supet tona rëndon i njëjti mision me të cilin jemi krijuar para 31 vitesh. Misioni për të mbajtur gjallë flakën e lirisë dhe të demokracisë, e cila rrezikon të shuhet tashmë jo në një diktaturë ideologjike, por një diktaturë kriminalo-politiko-oligarkike, asgjë tjetër nuk kanë ndryshe përveç emërtesave. Njësoj na trajtojnë ne, kundërshtarëve politikë si armiq, njësoj e kanë derdhur helmin, poshtërsinë, hajdutërinë, arrogancën, dhunën mbi anëtarët e Partisë Demokratike, mbi pjesëtarët tanë në fushatë, mbi votuesit tanë, duke i konsideruar ata jo kundërshtarë politik siç e dikton pluralizmi, por armiq, të cilëve ju shkatërrohet normaliteti i jetës përditshme. Largohen nga puna, kërcënohen me gjoba në sektorin privat, madje largohen nga puna edhe në sektorin privatë kur janë kontraktor të qeverisë. Kjo është një hakmarrje e verbër e një armiku total të demokracisë, të shkeljes së rregullave demokratike, një armiku total të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kryetari i Partisë Demokratike e ka bërë të qartë prej orës parë, kështu është dhe kështu do të jetë për mua, nuk e njoh dhe nuk e pranoj masakrën zgjedhore të kryer mbi popullin tim, mbi qytetarët e mi, mbi Shqipërinë tonë dhe mbi demokracinë. Por do të luftoj ditë e natë për zhbërjen e kësaj masakre dhe për të bindur aleatët tanë për një platformë për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend. Thënë kjo, nuk mund të pranoj dorën e autorit të kësaj masakre që shtrihet gjoja për bashkëpunim pa kushte ndërkohë që dora e tij e zgjatur godet në Elbasan dhe kudo në Shqipëri demokratet dhe demokratët duke i kërcënuar dhe duke i hequr nga puna, duke I transferuar, duke I mbyllur bizneset në këto momente që flasim, vetëm e vetëm sepse kanë bërë fushatë për kundërshtarin e tyre politik.

Ndaj edhe gënjeshtrës së tij të radhës dhe përpjekjes së tij për të na përçarë, për të na hutuar, për të na shpërqendruar nga misioni që kemi tani mbi supe. Ofertës së tij të helmët për demokracinë, për Shqipërinë, për shqiptarët dhe për Partinë Demokratike në bindjen time i kam thënë dhe i përsëris dhe sot nga Elbasani një JO të prerë dhe finale.
Sepse t’i thuash po nuk do të thotë vetëm të shkelësh mbi sakrificën tuaj, mbi vuajtjet tuaja, të familjeve tuaja, demokratëve të Elbasanit, votuese tanë anembanë Shqipërisë, por do të thotë të bëhesh pjesëmarrës dhe pjesëtar në këtë masakër elektorale si rruga e vetme e shpëtimit që ai sheh përballë zemërimit popullor që po i lë vendit shokut, zhgënjimit dhe dëshpërimit të ditëve të para. Zemërim popullor i një shumice të dhunuar padrejtësisht në aspiratën për ndryshim sepse 25 Prilli para se të jetë vjedhje e fitores së një partie politike është mbivendosje me dhunë i vullnetit të shumicës nga një pakicë absolute harbutësh të korruptuar që e mendojnë Shqipërinë dhe Elbasanin çifligun e tyre dhe shqiptarët njerëz që vetëm mund të nënshtrohen nga frika, arroganca dhe anti-vlerat që shpalosin ditë për ditë.
E pra, t’i thuash jo është minimum, t’i japësh betejë ditë për ditë këtij regjimi, është tashmë jo thjesht misioni ynë, detyra jonë politike por është detyra patriotike e çdo shqiptari që e do këtë vend.

Librazhd
Dhe kështu me gjithë rikthimin në jetë të sigurimit të shtetit dhe metodave të sigurimit të shtetit, survejimit të qytetarëve, se ajo që ka dalë në Tiranë në fakt ka ndodhur anembanë Shqipërisë, me të gjithë pushtetet e mbajtura në një dorë përfshirë futjen nën thundër të sistemit të drejtësisë, me gjithë ndryshimet në Kushtetutë e në Kodin Zgjedhor, me të gjithë mediat më një përjashtim të rrallë të nënshtruara, me të gjithë oligarkinë me vete, me të gjithë bandat me vete, me të gjithë eksodin masiv të shqiptarëve. Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur në Librazhd sikundër kudo në Elbasan dhe në Shqipëri, me të gjithë shpërdorimin e parave  të rindërtimit që e patë sesi atyre që i lanë dy dimra nëpër çadra në mënyrë jo transparente dhe pa e ditur fare nëse përputhet me dëmet apo jo brenda 5 ditëve i dhanë 89 herë më shumë para se çfarë kishin dhënë në, që nga tërmeti, me gjithë policinë që në vend të mbronte ligjin dhe qytetarët, në rastin më të mirë përkuli para bandave, në rastin më të keq siç ishte rasti i Librazhdit dhe i Elbasanit, ju shërbente bandave dhe i mbronte bandat.
Me gjithë lejet që dhanë për të mbjellë kanabis, me gjithë lejet, hashashin për vota , me gjithë legalizimet në këmbim të votës, ndërtimet pa leje në këmbim të votës, me gjithë mbylljen e kufirit për emigrantët, karantinë e papritur katër pesë ditore sa kaluan zgjedhjet, me gjithë aleancën me krimin, me të gjitha këto falë sakrificës tuaj, falë punës tuaj, falë vetëmohimit tuaj diferenca mes dy palëve ishte më pak se gjysma e fletëve të pavlefshme si rezultat i marifeteve, i heqjes së emrave nga fletët e votimit, i shkurtimit të emrave të fletës së votimit, pra i heqjes de facto edhe të asaj forme të koalicionit që kishin rënë vetë dakord në tetor ta lejonin ose e barabartë me votat e dhëndrit dhe djalit të Aqif Rakipit.

Në këtë betejë miqtë e mi unë e di që jeni futur me zjarr në shpirtin tuaj dhe nga ai zjarr keni ndezur flakën e shpresës tek qytetarët që të themi të vërtetën kishte dy vjet po venitej. Dolët në këtë betejë dhe dolët në këtë betejë jo për mua, as për kandidatin për deputet, as për karriget tuaja, as për pushtetin tuaj, por dolët për qytetarët dhe kjo është arsyeja pse qytetarët na besuan, pse qytetarët na ndoqën anembanë Shqipërisë dhe këtu në Librazhd.

Gramsh

Ndaj më 25 prill nuk është kryer thjesht një garë e pabarabartë, madje nuk është as masakra zgjedhore gjëma më e madhe që i ka ndodhur vendit, por është rënia e demokracisë dhe ndalja e përkohshme e vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Demokraci do të thotë respekt i vullnetit të shumicës. Shumica e shqiptarëve e donin ndryshimin më 25 prill, e duan edhe më shumë sot, shumica prej tyre vendosën ta ndiqnin si këtu në Gramsh ku numri i votave u dyfishua, pavarësisht prej masakrës zgjedhore. Ndërsa një pjesë prej tyre u trysnuan, u kërcënuan, u intimiduan, u detyruan të qëndrojnë larg përmes mekanizmave që nuk kanë të bëjnë me demokracinë. Rënie e demokracisë me 25 prill nuk është një dramë vetëm për demokratët dhe Partinë Demokratike, nuk është një dramë vetëm për mbështetësit tanë, por është një akt katastrofik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Vëllezër dhe motra ne jemi familja politike trashëgimtarë e Lëvizjes së Dhjetorit, ne jemi familja politike që rrëzuam komunizmin  dhe sollën demokracinë, që futën Shqipërinë në  Këshillin e Europës dhe në NATO, që hoqëm vizat dhe që de fakto realizuam statusin kandidat për në Bashkimin Europian, që bëmë zhvillimin ekonomik më të shpejtë në tre dekada, që dyfishuam rrogat e mësuesve, pensioneve dhe rrogat në të gjithë sektorin publik, që thithëm investimet më të mëdha strategjike siç është TAP-i apo Devolli.
Çdo arritje ka vulën tonë dhe kjo nuk është rastësi. Asnjë arritje nuk është kryer në qeverisjen e  Partisë Socialiste ndonëse kemi ndarë faktikisht pothuajse përgjysmë, ata pak më shumë këto 30 vite pluralizmi.  Dhe kjo nuk është rastësi. Nuk mund të jetë rastësi, mund të jetë rastësi herën e parë, herën e dytë, herën e tretë. Ky është produkti i dy mendësive krejtësisht të ndryshme. Ne jemi të bashkuar sepse kemi lindur si një forcë për t’i shërbyer njerëzve.

Belsh
Ndaj më vjen shumë mirë që gjatë kësaj gare që më kanë çuar nga jugu në veri e sot në gjirin tuaj e përsëri do të vazhdoj nesër në veri, kam parë se si gjendja shpirtërore e demokratëve është transformuar. Njeriu kur kalon momente të tilla tronditje siç ishte 25 prilli, siç është edhe 31 marsi i 91, kalon në disa faza, mosbesim, dëshpërim, zhgënjim, tronditje, zemëratë, të cilën e kam parë veçanërisht javën e fundit të shkëndijë nga sytë tuaj demokratëve dhe jo vetëm për dhe pastaj vendosmëri për të mos e pranuar padrejtësinë dhe për të bërë të gjithë së bashku që të shkojë haka tek i zoti dhe i zoti janë shqiptarët që meritojnë dhe do të kenë patjetër ndryshimin për të cilin votuan me 25 prill.
Miqtë e mi sfidat tona janë më të mëdha se para 25 prillit, por fuqia jonë është më e madhe, bashkimi ynë është më i madh.  Më vjen mirë që e shoh këtë bashkim ne bazë kudo, baza demokrate është e qartë, baza demokrate është e vendosur. Kjo gare është një vlerë më shumë për ne dhe familjen tonë. Jemi e vetmja parti që bën garë, që bën debat, që ka konkurrencë.
Ndaj, ndodhem sot këtu për t’ju kërkuar që ta përdorim 13 Qershorin si një mundësi të artë për t’i treguar shqiptarëve dhe botës se jemi në këmbë, se jemi dhe mbetemi familja e vetme politike e vlerave. Është testi i parë pas 25 prillit, pas masakrës zgjedhore për forcën tonë që do ta tregojmë përmes pjesëmarrjes masive në garën e brendshme të 13 Qershorit.

Cërrik
Siç ka avantazhet e veta, kjo garë e cila na diferencon me kundërshtarin që ka vite që nuk s’bën edhe sikur bënë zgjedhje në partinë e vet, ka dhe disavantazhet e veta. Disavantazhi kryesor është që rreziku i dorëzimit përball ndokujt që e shikon 25 prillin si fitore të Edi Ramës dhe jo si masakër zgjedhore mund të lindi një farë të re përçarje mes nesh. Ndaj thirrja ime ndaj çdokujt që mund t’i jetë errësuar mendja është të mos gjej kot arsye për t’i rënë me shkelmë sakrificës së demokratëve të Cërrikut apo për të prishur atë që kemi ndërtuar me 4 vjet sakrificë. Le t’i lëmë mënjanë mllefet dhe inatet personale.
Ndaj ftesa ime është një dhe vetëm një: ne kemi një kundërshtar, armikun e egër të demokracisë, armikun e egër të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo është beteja jonë, po në këtë betejë nga 13 qershori jam i sigurt siç e kam par me sytë e mi nga Saranda në Tropojë baza është e bashkuar dhe do të dal e bashkuar, ndaj ju kërkoj që në 13 qershor të merrni vendimet tuaja individuale me ndërgjegje të pastër politike, të vendosni që të dalim të bashkuar nga kjo betejë, të vendosim që të vazhdojmë misionin me të cilin na kanë ngarkuar bashkëqytetarët, se nuk ka as në Cërrik, as në Elbasan, as në Shqipëri, as në bot forcë tjetër për ti bërë ballë dhe për ta rrëzuar këtë regjim përveç jush, përveç nesh, përveç Partisë Demokratike. Ju bëj thirrje të votoni për ta vazhduar këtë betejë  deri në fund dhe ju kërkoj të më jepni besimin ta drejtoj këtë betejë deri në fund.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha ne elbasan lulzim basha ne elbasan

Sondazh

Poll
Politike 6 Qershor 2021, 07:14

MAT– Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka propozuar Vetting për politikanët, një propozim ky i vjetër i Partisë Demokratike, që u la në harresë verën e...

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit