Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
13 raste me COVID-19/ Ndaj Rennes, Conte drejton gishtin nga UEFA : Pse të luajmë?
8 Dhjetor 2021, 18:21Nga DOSJA
ANGLI-Covid-19 ka shpërthyer te Tottenham dhe tani numri i të infektuarëve ka shkuar në 13 dhe e destinuar të rritet më tej. Trajneri Conte konfirmoi se 8 lojtarë janë infektuar, plus pesë anëtarë të stafit stërvitor.
“Çdo ditë kemi një pozitiv, të gjithë jemi pak të frikësuar – tha Conte në prag të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të Conference League kundër Rennes. Lojtarët kanë familjet e tyre, pse duhet të rrezikojmë? Kush do të jetë nesër? Unë? Nuk mund ta dimë. Më mirë unë se lojtarët, kjo është e sigurt, por kjo nuk është e drejtë.”
Conte drejton gishtin te UEFA dhe te vendimi për të luajtur rregullisht ndeshjen me francezët, pavarësisht infektimeve të shumta: “Tottenham e ka detyrimin të fitojë për të kaluar në raundin tjetër. Të flasësh për futbollin sot është e pamundur – tha Conte – Situata është e rëndë, ka një infeksion të madh.
Po përgatitemi për ndeshjen kundër Rennes, por është shumë e vështirë”. Nuk dihet ende nëse Tottenham do të dalë në fushë të dielën në Brighton, pasi protokolli shëndetësor i parashikuar nga Premier League ndryshon nga ai i ndjekur nga UEFA.
ITALI- Milan duhet të harrojë “plagën” e lamturmirës nga Champions dhe Europa League sepse duhet të fillojë të numërojë të ardhurat nga udhëtimi eur...
ZVICER – Edhe Shqipëria U-17 ka mësuar sot emrat e rivalëve që do të ketë përballë në fazën kualifikuese të Europianit 2022-2023 të kësaj moshe. Shorti i ...
BRAZIL-Pelé është shtruar sërish në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo për t’iu nënshtruar për një tumor të zorrës së trashë.Lajmin e ka konfirmuar vet...
ZVICER – Skuadra përfaqësuese e të rinjve kuqezi U-19, e drejtuar nga trajneri Armando Cungu, është shortuar në grupin 7, ku përballë Shqipërisë do të jet...
ITALI – Nuk ka ende njoftim zyrtar, por trajneri i ri i Udineses me shumë gjasa do të jetë Paco Jemez, i cili do të zëvendësojë Luca Gottin e shkarkuar dj...
HOLANDE – Një tjetër fitore për Ajax-in në Champions League dhe për herë të parë në historinë e tyre, ‘harkëtarët’ arrijnë plot gjashtë fitore në po aq nd...
TIRANE – Abissnet Superiorja e Shqipërisë vazhdon sot me dy ndeshje interesante, të vlefshme këto për javën e 12-të të sezonit 2021/22.Të dy ndeshjet e pr...
ZVICER – Kanë mbetur vetëm 90 minuta për t’u luajtur në grupet E, F, G, H për të përfunduar fazes e ndeshjeve në grupe të Champions League, vendimtare për...