Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- 1,325 persona janë gjobitur për mosmbajtje maske gjatë 48 orëve të fundit në vendin tonë. Lajmin e ka bërë të ditur policia e shtetit ku ka njoftuar se 1,325 qytetarët janë gjobitur me 3,000 lekë. Gjithashtu policia ka bërë të ditur se 4 subjekte të cilat janë kapur duke shkelur ligjin në lidhje me masat e vendosura për mospërhapjen e pandemisë janë gjobitur me vlerën 1,000,000 lekë. Ndër të tjerë në njoftimin e policisë shkruhet se janë kapur në flagrancë 16 persona pas orën 22:00 pa leje dalje. Personat e kapur janë gjobitur me vlerën administrative 10,000 lekë.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 1325 qytetarë, pasi u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, gjatë dy ditëve të fundit. Masë administrative për 4 subjekte që u konstatuan duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Ndëshkohen me masë administrative edhe 16 shtetas që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1325 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 14 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjatë kontrolleve janë evidentuar edhe 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për secilin prej subjekteve është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve në dy ditët e fundit janë konstatuar 16 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ka nisur protesta para Ministrisë së Brendshme për vrasjen e Klodian Rashës, mëngjesin e ditës së djeshme nga efektivi i policisë.Siç shihet...
TIRANË- Nisin hetimet për zbardhjen e sekretit të SPAK për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, para 15 vitesh, ngjarje për të cilat jan...
FIER-2 perosona janë vënë në pranga ditën e sotme në Fier për shpërndarje lëndësh narkotike. Në njoftimin e policisë shkruhet se, dy personave të arrestuar u ja...
ITALI-Policia italiane ka arrestuar një shqiptari 46-vjeçar në Frosinone, pasi në makinën e tij janë gjetur 50 kilogramë drogë.Sipas mediave italiane, sh...
DURRËS– Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid mësuesi Fatos Cenka. Arsimtari i cili ushtronte profesionin e tij në shkollën ‘Hamallaj’ prej ...
ELBASAN– Një person është arrestuar nga policia pasi ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit.Shtetasi A. B., 33 vjeç, banues në Gramsh arrestuar, si d...
BERAT– Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Kuçovës.Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksua...
TIRANË– Policia e Shtetit i ka shprehur ngushëllime familjes së 25-vjeçarit, Klodian Rashës i cili u qëllua me dy plumba për vdekje nga efektiviNëpë...
TIRANË– Një kamera ka filmuar të gjithë dinamikën e vrasjes së Klodian Rashës, në zonën e Laprakës nga një efektiv i forcave “Shqiponja”....
TIRANË- Luftar Reçi rrëfen sesi ka mësuar për ekzekutimin e biznesmenit Vajdin Lame në muajin shkurt të vitit 2005. Reçi thotë se menjëherë p...