LIVE UPDATES
Politike

14 vjet opozitë, kush është Albin Kurti, kryeministri i ri i Kosovës, politikani që s’u frikësua nga prangat

7 Tetor 2019, 07:33 Nga DOSJA

KOSOVË– Albin Kurti, lideri dhe themeluesi i Lëvizjes VetëVendosje, do të jetë kryeministri i ri i Kosovës me vullnetin e plotë të sovranit.

I përfshirë prej më shumë se një dekadë në politikë por pa e provuar asnjëherë pushtetin si formë të një marrëveshjeje lokalesh, Kurti besonte gjithmonë se VV do të kthehej në një shpresë për vendin.

Dhe ashtu ndodhi…! Më 6 tetor pasi shumica e kutive të votimit ishin numëruar, Kurti ftoi të gjithë ata që i bësuan votën që të dilnin në shesh dhe të festonin me të. 

 

 

 

Gjithnjë kundër rrjedhës, Albin Kurti është parë si gjithmonë si një nacionalist, i cili ka luftuar gjithmonë për idealet e tij.

“Unë si kryeministër nuk do ta heq flamurin e Kosovës nga zyra. Unë kam qenë i indinjuar kur flamuri i Kosovës nuk është lejuar me qenë me referendum, nuk është leju që me qenë ngjyra e kuqe e as shqiponja. Pika jonë ma e forta është se ata që e kanë valëvit flamurin deri tash e kanë vjedhë ardhmërinë tonë do të shkojnë në shtëpi”, tha ai.

Po kush është Albin Kurti, kryeministrit i ri i Kosovës?

Albin Kurti lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë. Ai filloi të spikasë gjatë periudhës së luftës nisur nga viti 1997, pasi në rezistencë kundër Milosheviçit Albini u bë pjesë i Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës. 

Grupi me anë të protestave dhe të mosbindjes civile kërkonte lirimin e ambienteve universitare nga pushtimi serb.  Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviçit.

Sapo lufta e Kosovës kishte filluar zyrtarisht, në gusht të vitit 1998 Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës.

Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë.

Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: “Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviçit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim”.[3]

Kur u dënua, ai tha: “Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj.”

Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile

Krijimi i VV

Pas çlirimit të Kosocës, Kurti punoi si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN), të formuar në vitin 1997, që u ringjall në konferencën “Drejtimet e reja” të mbajtur në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003.

Më 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën “Jo negociata, vetëvendosje”, fjalë e cila pikërisht solli transformimin e KAN-it në Lëvizjen vetëvendosje!

Shkrimi i parullave vazhdoi gati në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës, dhe pastaj lëvizja filloi me përdorimin e metodave tjera kreative e të pa dhunshme sikurse janë aksionet simbolike, bllokadat dhe së fundi edhe demonstratat masive.

Sërish edhe njëherë Kurti provon shijen e prangave të policisë ndërkombëtare, e cila ndaloi gjthashtu edhe qindra aktivistë të tjerë,

Me kalimin e kohës, Lëvizja Vetëvendosje u kthyer në parti, e cila ishte gjithmonë e gatshme të zgjidhte opozitës sesa një marrëveshje për pushtet. 

Por problemet nuk kishin të ndalur për Kurtin, edhe njëherë, tashmë në Kosovën e pasluftës ai do të shikonte sërish qelinë e burgut. 

Në vitin 2017 ai u arrestua bashkë me dy deputetë të tjerë pas përfundimit të një proteste të partive opozitare kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe kundër asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Të tre ata u liruan nga burgu disa ditë më parë për të vuajtur dënimin e tyre me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ndërkohë i dorëhequr nga kreu i parisë, VV drejtohej nga Visar Ymeri, e cila u has me shumë probleme. Ymeri u detyrua të japë dorëheqjen e tij pas zbulimit të një skandali  ku deputetja Aida Dërguti kishte fyer me fjalë banale Albin Kurtin kur ky i fundit ishte në paraburgim.

Dorëheqja e tij pasoi edhe largimin e shumë deputetëve të tjerë, duke e lënë VV në prag të shkatërrimit. Por ai që e krijoi, u rikthye sërish për të marrë frerët e saj. 

Me rikthimin e tij në krye të VV, Kurti vijoi të kundërshtonte po aq shumë një marrëveshje të mundshme me Serbinë, në dëm të interesave të Kosovës, duke mos i kursyer sulmet në drejtim të qeverisë Haradinaj. 

Me dorëheqjen e Haradinaj, Kurti doli menjëherë në një deklaratë për shtyp duke e komentuar si një vendim të vonuar.

Por teksa bënte “sulmet” e rastit, nga ana tjetër Albini kishte ndezur deri në fund motorrat për garën.

Kësaj here ai do të fitonte, si shpërblim ndaj bindjeve dhe parimeve të tij.

Mbetet për t’u parë nëse Albini do të përmbushë të gjithë premtimet e bëra gjatë 14 viteve në opozitë. Kurti duhet të vërtetojë se Kosova nuk ka gabuar.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 albin kurti zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet