Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
2 mijë € në muaj për vilën e Bashës/ Bashkia përgënjeshtron PD: Tërmeti s’ka dëmtuar pallatin e tij, as leje s’ka
29 Tetor 2019, 12:09Nga DOSJA
TIRANË- “Trillime të sponsorizuara”, kështu u quajtën nga zyra e shtypit pranë Partisë Demokratike, lajmet se kryedemokrati Lulzim Basha është zhvendosur në kompleksin rezidencial “Long Hills”, në Tiranë.
Në reagimin që dje demokratët dhanë për lajmin, nuk mohuan faktin se Basha jeton realisht në “Long Hills”, që njihet edhe si kompleksi i VIP-ave, ku jetojnë biznesmenë, diplomatë, dhe politikanë, por sqaruan se banesa e Bashës është me qira, s’ka pishinë dhe është më e vogël se apartamenti tek Stadiumi i Ri në Tiranë.
Por më interesant, po ashtu edhe për të ardhur keq ishte fakti se Basha, ishte një nga banorët e Tiranës që është prekur nga tërmeti i 21 shtatorit, e prandaj banesa e tij, duhet t’i nënshtrohej disa punimeve. Por Bashkia Tiranë, duket se mezi e ka pritur këtë rast për t’ja kthyer reston kryedemokratit.
Në një reagim për rastin, zyra e shtypit në Bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj, bën me dije se Basha ka ndërtuar pa leje në këtë pallat, i cili sipas bashkisë nuk është prekur nga tërmeti, dhe se administratori, as nuk ka kërkuar leje për punime nga tërmeti.
“Teksa dihet publikisht qe z. Basha ka ndertuar pa leje kate shtese ne pallatin e tij, prane Stadiumit Kombetar ne NJA nr. 2, as diten e termetit e as sot nuk eshte deklaruar asnje dem. Per me teper, Administratori i Nj. 2 as nuk ka marre aplikim per punime meremetimesh nga termeti e kesisoj, as nuk ka dhene nje leje te panevojshme e te pakerkuar nga Familja Basha.”-sqaron bashkia Tiranë.
Sesi të jetë e vërteta për këtë vilë pa pishinë ku qiraja mujore është rreth 2 mijë euro, ende nuk mund t’a themi me siguri. Pse nuk tregoi Basha që u prek nga tërmeti?! Krenarë dhe kryeneçë këta demokratët…
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Greqi- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndodhet në Greqi, në forumin BE-Ligës Arabe që po zhvillohet në Athinë. Në këtë samit ka mbajtur një fjalim, ku ka fo...
GREQI- Ditën e sotme kryeministri shqiptar, Edi Rama ndodhet në Athinë, ku po merr pjesë në forumin ndërkombëtar për dialog ekonomik dhe politik, një nismë e ci...
Tiranë-Një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi KQZ-së heqjen e mandatit për kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku ka nisur hetimet ndaj tij.P...
KE- Sipas Presidentit të Këshillit të BE, Donald Tusk, shtetet e BE kanë rënë dakord për një shtyrje të Brexitit deri në fund të janarit. Vendimi mund të zbatoh...
Tiranë-Maxhoranca hedh një tjetër hap kundër ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla depozitoi sot në Ku...
TIRANË- Prestigjiozja “Financial Times” ka publikuar një artikull, lidhur me vendimin e BE-së për të mosçeljen negociatave për dy shtetet e Ballkani...
Tiranë– Sërish Arta Dade ka dalë kundër kryeministrit Edi Rama. Së fundmi në emisionin e gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv ajo u shpreh se kryeministri Edi ...
Tiranë- Ish-deputeti i opozitës, Agron Shehaj ka deklaruar se pasi denoncoi skandalin e tenderit të naftës prej 21 milionë euro, biznesmeni Shefqet Kastrati po ...
TIRANË- Gazetari Mentor Kikia dhe ish-deputeti Ervin Salianji kanë debatuar në studion e lajmeve në RTV Ora. Kikia i konsideron deputetët karagjozë që pagu...
TIRANË- “Zyra Qendrore e Kombëtare e INTERPOL Tiranës, me shkresën Nr. 10709/6, datë 24/09/2019; ka sqaruar se nga informacioni i marrë nga zyra homologe I...