LIVE UPDATES
Bota

2 Shtator 2020, 12:03 Nga DOSJA

KAMBOXHI– Kaing Guek Eav, i njohur si Shoku Duch, figurë e rëndësishme Khmerëve të Kuq dhe i dënuar për krime kundër njerëzimit në Kamboxhia, ka vdekur sot në moshën 77-vjeçare. Ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë e OKB-së.

Shoku Duch ishte drejtor i burgut famëkeq Tuol Sleng, ku mijëra njerëz u torturuan dhe u vranë në fundin e viteve ’70. Dy milionë njerëz besohet të kenë vdekur nën regjimin maoist të Khmerëve të Kuq, të cilët patën pushtetin në Kamboxhia nga 1975 deri më 1979.

Më 2010, Duch u bë funksionari i parë i lartë i Khmerëve të Kuq që u dënua nga një gjykatë e përkrahur nga OKB, një dekadë pasi një gazetar e kishte zbuluar atje ku fshihej. Ai u burgos më 2012.

Një zëdhënës i gjykatës konfirmoi vdekjen e tij sot në kryeqytetin Phnom Penh, pa dhënë hollësi mbi shkakun. Ai kishte qenë i sëmurë prej vitesh.

‘Duch vdiq sot në mëngjes, në orën 00:52, më 2 shtator, në Spitalin e Miqësisë Khmer-Sovjetike. Nuk mund të jap hollësi se nga se vdiq’, tha zëdhënësi.

Gjatë kohës si drejtor i Tuol Sleng, Duch mbante një arkivë gjigante me foto e dokumente, përfshirë ‘rrëfimet’ e mijëra të burgosurve, të cilat zbuluan shumë aspekte të funksionimit të brendshëm të Khmerëve të Kuq. Ato ndihmuan edhe prokurorët që të gjurmonin muajt e fundit të jetës së mijëra të dënuarve.

Shoku Duch drejtoi burgun S-21 në Phnom Penh, i njohur me emrin Tuol Sleng, vendi më famëkeq i torturave të Khmerëve të Kuq. Mendohet se të paktën 15 mijë burra, gra e fëmijë, të cilësuar si armiq të regjimit, kaluan përmes portave të shkollës së shndërruar në burg.

Kush ishin Khmerët e Kuq?

Regjimi brutal i Khmerëve të Kuq, i udhëhequr nga Pol Pot, mori jetën e rreth 2 milionë njerëzve në periudhën 1975-1979 që ishte në pushtet.

Regjimi u përpiq ta kthente Kamboxhian në mesjetë, apo në Vitin Zero, duke detyruar miliona njerëz nga qytetet të punon në ara në fshat. Fillimisht shënjestruan ‘intelektualët’, që shpesh ishin njerëz që mbanin syze apo flisnin një gjuhë të huaj, si dhe të lidhurit me regjimin e vjetër, të përkrahur nga SHBA, të cilin përmbysën për të ardhur në pushtet. Liderët e tyre paranojak shihnin armiq kudo.

Shënjestër u bënë edhe vietnamezët etnikë dhe myslimanët Cham, një grup etnik të Azinë Juglindore. Shumë prej viktimave të regjimit vdiqën nga uria, sëmundjet dhe puna stërmunduese. Regjimi u përmbys më 1979 nga trupat vietnameze, por liderët ia mbathën dhe vazhduan rezistencën kundër qeverisë së re të përkrahur nga Vietnami, në zonat përgjatë kufirit me Tajlandën.

OKB ndihmoi në krijimin e një gjykate që nisin punën më 2009, për gjykimin e liderëve që kishin mbijetuar. Pavarësisht qindra miliona dollarëve të shpenzuar, vetëm tre ish Khmerë të Kuq janë dënuar: Shoku Duch,  kreu i shtetit Khieu Samphan, dhe krahu i djathtë i Pol Potit, Nuon Chea, i cili vdiq vitin e kaluar, pasi ishte dënuar për genocide. Vetë Pol Pot vdiq më 1998. Në procesin kundër Shokut Duch, ai pranoi krimet në Tuol Sleng, por tha se urdhrat vinin nga Komiteti Qendror i Khmerëve të Kuq.

‘Kushdo që arrestohej, duhej të vdiste. Ishte ligj i partisë’, tha. ‘Ne kishim përgjegjësinë të merrnim në pyetje dhe t’ia përcillnim rrëfimet KQ të partisë’.

Dhjetë vjet më pas, ai tha se ndiente keqardhje të thellë dhe iu kërkoi falje familjeve të viktimave. Në ditët e fundit të gjyqit kërkoi të lirohej, duke thënë se nuk kishte qenë anëtar i lartë i hierarkisë së Khmerëve të Kuq. Të afërmit e viktimave tanë se kjo kërkesë ishte tallje me deklaratat për keqardhje.

Burimi:.bbc

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shoku duch shoku duch

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet